business

Agjent Shitjeje (2), Punëtor në Depo (2)


Ruaj
  • star Publikuar: 26-03-2026
  • star Skadon: 26-04-2026
Kategoritë Shitje, Depo
Vendi i punës Prishtinë, Podujevë, Drenas, Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Fushë Kosovë, Obiliq
Numri i pozitave 4

KONKURS PËR VENDE PUNE

FABIS Sh.P.K., me seli në Fushë Kosovë, si përfaqësues zyrtar i kompanisë gjermane FÖRCH – e specializuar në materiale teknike, kimike dhe vegla pune profesionale – në kuadër të zgjerimit të rrjetit të shitjes dhe rritjes së kapaciteteve operacionale, shpall konkurs për këto pozita:

  • Agjent Shitjeje (2)
  • Punëtor në Depo (2)

Regjionet e kërkuara: Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë, Obiliq, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj

Kriteret për pozitën: Agjent Shitjeje

  • Patentë shoferi, kategoria B
  • Përvojë e mëparshme në shitje përbën përparësi
  • Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese
  • Gatishmëri për punë në terren
  • Angazhim dhe qasje profesionale në punë

Kriteret për pozitën: Punëtor në Depo

  • Patentë shoferi, kategoria B
  • Përvojë pune në depo përbën përparësi
  • Aftësi për organizim, renditje dhe pranim të mallit
  • Gatishmëri për ngarkim, shkarkim dhe menaxhim të stokut
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe disiplinë në punë
  • Aftësi bazike për punë në ekip

Çka ofrojmë ne

  • Veturë pune adekuate
  • Trajnim profesional nga kompania
  • Pajisje të nevojshme për punë
  • Pagë bazë konkurruese
  • Komision atraktiv nga shitjet direkte për pozitën Agjent Shitjeje
  • Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi

Aplikimi

Të gjithë të interesuarit që i plotësojnë kriteret e lartpërmendura, ftohen të dërgojnë:

Afati i fundit për aplikim: 26.04.2026

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Më shumë për produktet tona:
Për t’u informuar më tepër rreth gamës së produkteve FÖRCH, vizitoni faqen zyrtare: www.foerch.de

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu