Kompani
Portal Pune
Kategoritë
Administratë
Numri i pozitave
3
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
25773
PortalPune.com daton që nga 01.05.2008, është krijuar duke parë kërkesat e shumta për informim të shpejt të punëkërkuesve për të gjitha vendet e lira të punës, si dhe këshillimin e punëkërkuesve për zhvillim të karrierës, njoftimin e punëdhënësve me punëkërkues të kualifikuar, gjithmonë duke shërbyer si urë lidhëse në mes të punëkërkuesëve dhe punëdhënësve.
Me zgjerimin e kompanisë normalisht që është shtuar edhe nevoja për rekrutim shtesë të stafit
Për të na ndihmuar të arrijmë misionin tonë, ne i'u ftojmë t'i bashkangjiteni ekipit tonë si Publikues/e të konkurseve.
Cfarë kërkohet nga ju:
- Të siguroni që cdo konkurs që vjen për t'u publikuar, t'i plotësoj kushtet për publikim;
- Ndihmoni klientët në hartimin dhe përshkrimin e vendit të punës;
- Kuptoni komponentët e ndryshëm që përbëjnë konkursin, dhe të jeni në gjendje të artikuloni se si të zhvilloni dhe strukturoni më mirë një konkurs;
- Rregullisht kontakton klientët sipas planit;
- Rregullisht raporton për aktivitetet në raport me klientët;
- Raportimi javor për punët e kryera;
- Support të rregullt me klientët;
- Respektim, integrim dhe etikë në punë;
- Organizim i mirë i punës;
- Qasje të mirëfilltë ndaj klientëve;
Kualifikimet:
- Të ketë të kryer shkollim Universitar;
- Të ketë aftësi të mira në komunikim dhe shkrim;
- Aftësi për bashkëpunim në ekip;
- Të ketë njohuri të gjuhës Angleze;
- Njohuri të punës në kompjuter;
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në e-mail: [email protected]
Ju lutemi që në subject ta cekni pozitën për të cilën aplikoni!