business

FTESE PER OFERTE: Sallë Trajnimi, Sallë Konference

  • star Publikuar: 23-01-2023
  • star Skadon: 24-01-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ftesa për Tender
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2205

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besiminfetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve duke përfshirë të gjithë projektet në kuadër të organizatës, fton ofertuesit e specializuara dhe të interesuara për sallë të mjaftueshme, për realizimin e trajnimeve, seminareve, konferencave si dhe për aktivitete tjera. Salla do të përdoret për të përmbushur aktivitetet e planifikuara gjatë vitit që do të ofrojnë mundësi për zhvillim professional të punonjësve, shkëmbimin e përvojave me partnerë dhe bashkëpunëtorë, zgjerimin e partneriteteve dhe promovimin e punës së organizatës.

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë sipas specifikacionit në vijim:

LOT 1 Sallë Trajnimi

  • Sallë trajnimi e cila ka kapacitet për 20-30 persona
  • Salla të jetë e përshtatshme për punë në grupe, session plenar apo format tjetër
  • Salla të ketë kushte për punë sa i përket ndriçimit, ajrosjes, pastërtisë dhe qetësisë;
  • Ofrimi I ujit (2 shishe të vogla) për pjesëmarrës gjatë trajnimit
  • Ofrimi I kafes (2 kafe) për pjesëmarrës gjatë pauzave
  • Dreka për pjesëmarrës (ju lutem të bashkëngjisni menynë: Supë, sallatë, pjata kryesore, desert dhe një shishe e vogël ujë).

LOT 2 Sallë Konference

  • Sallë për konferencë e cila ka kapacitet për 50-150 persona
  • Salla të jetë e përshtatshme për konferencë, sesion plenar, mbrëmje humanitare apo evente tjera
  • Salla të ketë kushte për punë sa i përket ndriçimit, ajrosjes, pastërtisë dhe qetësisë;
  • Ofrimi I ujit (2 shishe të vogla) për pjesëmarrës
  • Ofrimi I kafes (2 kafe) për pjesëmarrës
  • Dreka/ Darka për pjesëmarrës (ju lutem të bashkëngjisni menynë: Supë, sallatë, pjata kryesore, desert dhe një shishe e vogël ujë).
  • Salla duhet të jetë në dispozicion përafërsisht 2 deri 4 herë në vit

E gjithë hapësira e ofruar duhet të jetë ne përputhje me respektimin e masave sipas Manualit për mbrojtje nga COVID-19 nga Qeveria e Kosovës.

Salla duhet të jetë e pajisjur me:

  • Internet të shpejtë;
  • Projektor;
  • Tabelë për mbajtjen e letrave (flipchart)
  • Mundësi për printim (e preferuar)

Sallat duhet të jenë me lokacionnë Prishtinë dhe jo më larg se 10 km nga Prishtina

Dokumentet e nevojshme:

  1. Qertifikata e regjistrimit të biznesit/ NUI
  2. Qmimet e kuotuara në euro pa tvsh
  3. Oferta financiare e ndarë me cmime për: sallë, ujë, kafe dhe drekë/darkë
  4. Oferta financiare e nënshkruar ose me llogo zyrtare

Kriteret për përzgjedhjen e ofertës më të mirë do të jenë si në vijim:

  1. Përmbushja e specifikacionit sipas Ftesës për Ofertë
  2. Pas plotësimit të kritereve - Çmimi më i lirë

Vlefshmëria e Ofertës duhet të jetë 30 ditë nga data e mbylljes se Ftesës për Ofertë. Ofertuesi i përzgjedhur, para nënshkrimit të kontratës duhet të paraqesë Vërtetimin Tatimor

Ju mund të ofertoni për një LOT ose për të dy LOT- et, duke i dërguar ofertat ndarazi të emëruar Lot 1 ose Lot 2 sipas Lot-it përkatës

Ofertuesit e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet dhe ofertën e mbyllur në zarf (2 kopje) të nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor dhe të shënuar: LOT 1 Sallë për trajnime” dhe LOT 2 “Sallë Konference” Ofertat duhet të dorëzohen deri me datën: 21.02.2023 në zyret e SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, në adresën Velani “1 Tetori” p.n. Prishtinë cdo ditë pune nga ora 09:00-15:00