business

Menaxher i Biznesit (MB)

  • star Publikuar: 21-03-2023
  • star Skadon: 27-03-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Menaxher/e
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 22398

ALBANIAN COURIER KOSOVA LLC (ACK)

ADRESA: Rr. “Epiri”, Zona Industriale, Nr. 75, Prishtinë, Kosovë; https://www.albaniancourier.al/ks/

POZICIONI I PUNËS: Menaxher i Biznesit (MB)

ANGAZHIMI: Full Time

PËRSHKRIM I SHOQËRISË

Albanian Courier Kosova (ACK) ushtron aktivitetin në Sektorin e Transportit dhe Magazinimit, me fokus në shërbimet CEP (Courier, Express and Parcel), në Republikën e Kosovës, që nga viti 2013, me seli dhe ambiente të magazinës dhe përpunimit në Prishtinë.

ACK ka si themelues edhe është në pronësi të Shoqërisë United Transport, shoqëri shqiptare, me seli qendrore ne Tiranë, Shqipëri, e cila është krijuar dhe ushtron aktivitetin në shërbimet korrrier ekspres që nga viti 2002.

RRETH POZICIONIT

  • Menaxher i Biznesit (MB) organizon dhe është në udhëheqje të punës dhe veprimtarinë së ACK-së, prezanton dhe e përfaqëson ACK-në, ndërmerr të gjitha veprimet juridike duke e përfaqësuar ACK-në para të gjitha organeve shtetërore të Republikës së Kosovës si dhe Institucioneve të tjera si dhe është përgjegjës për zbatimin e ligjshmërisë lidhur me aktivitetet dhe veprimtatinë e punës të ACK-së, duke i përfaqësuar dhe mbrojtur vlerat e kompanisë në çdo aspekt të veprimtarisë së saj sipas legjislacionit në fuqi.
  • Menaxher i Biznesit (MB) është drejtuesi lokal i kompanisë dhe ka përgjegjësi të plotë për ecurinë edhe mbarëvajtjen e aktivitetit dhe veprimtarisë së punës si në aspektin ekonomik, ligjor dhe etik.

PËRGJEGJËSITË:

  1. Organizon, udhëheq, mbikqyr, kontrollon stafin e kompanisë si dhe merr pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në procesin e ushtrimit të aktivitetit të kompanisë, si realizimit të detyrave ditore dhe ato me afat më gjatë, duke zbatuar, legjislacionin në fuqi, duke ruajtur dhe mbrojtur të pacënuara etikën dhe vlerat e kompanisë.
  2. Udhëheq, mbikqyr, kontrollon dhe merr përgjegjësi në mënyrë të drejtpërdrejtë në lidhje me aktivitetet dhe veprimtarinë e punës të ACK-së si dhe e përfaqëson ACK-në në procesin e komunikimit me insitutucionet shtetërore, bashkëpunëtorët, klientët, furnitorët, etj.
  3. Komunikon në mënyrë proaktive dhe të vazhdueshme me punonjësit për të kuptuar nevojat e tyre edhe për ti motivuar ata.
  4. Bën parashikimin e nevojave dhe përgatit plan-buxhetin për kompaninë në terma kohore si: mujore, tremujore, vjetore dhe/ose për periudha të tjera, në varësi të kërkesave.
  5. Udhëheq, mbikqyr, kontrollon veprimtarinë ekonomike të kompanisë, përgatit dhe kërkon raporte financiare/ ekonomike dhe i përcjell ato drejt Boardit Drejtues në terma kohore: ditore, mujore, tre mujore dhe vjetore.
  6. Identifikon edhe Propozon nevojat lidhur me realizimin e veprimeve dhe/ose fushatave për forcimin e Imazhit të kompanisës, shitjen e produkteve etj.
  7. Analizon mundësitë për rritjen e aktivitetit me qëllim gjenerimin e të ardhurave dhe/ ose Fitimeve. Krijon edhe propozon dhe/ ose drejton realizimin e projekteve dhe/ose planeve të lidhura me to.
  8. Merr pjesë aktive në procesin e shitjeve me qëllim mbajtjen dhe krijimin e klienteve besnike, zgjerimit të shërbimeve në drejtim të llojit dhe volumeve me to si dhe shtimin me klientë të rinj.
  9. Kërkon, përgatit edhe dërgon raporte që pasqyrojnë volumet e aktivitetit në numër, vlerë, sipas klientëve, etj.
  10. Mbikqyr, drejtpërdrejtë edhe nëpërmjet vartësve, realizimin e shërbimit që nga marrja e porosisë e deri te dorëzimi i saj në destinacion e më pas të faturimit për shërbimin postar, gjendjes së magazinës, etj. Merr masa për përmirësimin e shërbimit dhe eleminimit të problematikave duke dhënë detyra, organizuar e kontrolluar perfomancën e çdo hallke të rrjedhës së punës.
  11. Kontrolli i drejtpërdrejtë dhe nëpërmjet vartësve i kryerjes me eficiencë edhe kosto të optimizuara i realizimit të shërbimit si në drejtim të hallkave operacionale (kohës dhe veprimeve të kryeëra nga Operatorët) ashtu edhe në drejtim të menaxhimit të Flotës së makinave si në drejtim të mirëmbajtjes së mjetit ashtu edhe në drejtim të rrugës, kohës, etj. që përdoren nga korrieret për dorëzimin e dërgesave në destinacion.
  12. Kërkon, krijon, dërgon raporte për realizimin operacional të shërbimit si në drejtim të performances, nëpërmjet statuseve (hapave të dixhitalizuara) operacional, shpërndarjes së dërgesave, etj.
  13. Merr pjesë, mbikqyr, kontrollon dhe mban përgjegjësi për ecurinë, mbarëvajtjen dhe transparencën e aktivitetit në marrëdhënien me shtetin duke zbatuar me përpikmëri legjislacionet në fuqi.
  14. Merr pjesë, kontrollon komunikimin edhe veprimet me klientë, kujdeset për realizimin me cilësi të shërbimit, dhënia e çmimeve të përshtatshme për shërbimin si dhe për realizimin e saktë dhe me korrektesë të marrjes edhe transferimit të pagesave në interes të shitjeve të klientëve (sipas kontratave) si dhe arkëtimet e plota edhe në kohë të vlerave të faturuara të shërbimit.
  15. Merr pjesë dhe kontrollon marrëdhëniet me furnitorët për arritjen e një raporti të drejtë dhe të favorshëm Kosto/ Cilësi/ Afat dhe parashikim për mundësitë lidhur me kryerjen e pagesave.
  16. Angazhohet dhe komunikon në mënyrë të vazhdueshme me të gjithë aktorët e tregut të shërbimeve postare e të lidhura me to, në funksion të mbajtjes së marrëdhënieve pozitive me ta.
  17. Merr informacione të sakta, të plota dhe në mënyrë të vazhdueshme lidhur me aktorët e tregut të Shërbimit postar dhe pas analizave propozon për taktika të reja shitje, optimizime të shpërndarjes, ndryshime në rrjedhën operacionale, etj.
  18. Merr informacione të sakta dhe në mënyrë të vazhdueshme lidhur me legjislacionin ne fuqi.
  19. Kontrollon, dhe merr masa për ruajtjen e pasurisë së kompanisë si në drejtim të asetevë ashtu edhe të mjeteve monetare.

KËRKESAT:

  1. Të ketë përfunduar studimet e larta në një nga fushat: Ekonomi, Juridik, Matematikë, Informatikë Ekonomike, Shkenca Kompjuterike, degë të Inxhinierisë dhe të ngjashme me këto, me rezultate mbi mesataren.
  2. Eksperiencë të suksesshme në pozicione drejtuese në kompani me aktivitet të ngjashëm.
  3. Të komunikojë shumë mirë si në të shkruar ashtu edhe në folur në gjuhën angleze. Gjuhë të tjera shtesë janë një vlerë më shumë në përzgjedhje.
  4. Cilësi edhe personalitet drejtuesi, transparencë, ndershmëri dhe përgjegjshmëri në: komunikimin e brendshëm, me punonjësit për realizimin e detyrave me cilësi, në kohë, eficiencë, etikë dhe për motivimin e tyre në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandërprerë; në komunikimin e jashtëm në përfaqësimin e vlerave edhe të imazhit të kompanisë për bashkëpunime të frytshme për të gjitha palët.
  5. Njohuri dhe aftësi analitike për të lexuar dhe interpretuar raportet financiare dhe operacionale të kompanisë, të dhënat për tregun dhe jo vetëm.
  6. Vullnet për të zgjeruar njohuritë dhe eksperiencën me zhvillimiet e reja të lidhura me aktivitetin.

ÇFARË OFROJMË

  • Pagë bazë, në nivele konkuruese për tregun.
  • Shpërblim për arritjen e objektivave.
  • Ambient të shkëlqyer pune.
  • Mundësi për trajnime të vazhdueshme.

Nëse besoni, keni cilësitë dhe vullnetin për të realizuar kërkesat e përshkruara dhe arritur vlerat e shoqërisë tonë jeni të mirëpritur të dërgoni cv tuaj në adresën e emailit: [email protected]