business

EKSPERT LIGJOR

  • star Publikuar: 25-09-2024
  • star Skadon: 09-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ligjore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 674

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT LIGJOR

Ofertim për ekspertize ligjore, analiza e infrastruktures ligjore e cila rregullon ceshtjen e qendrave kulturore ne Kosove dhe hartimi i rekomandimeve për themelimin e Qendrës për komunitetin Rom, Ashkalinj dhe Egjiptian.

Prishtinë,2024

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me seli në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj. Në kuadër të këtij misioni, synohet krijimi i Qendres së Historisë dhe Kulturës se komuniteteve Roma, Ashkali dhe Egjiptian, një institucion që do të përfaqësojë dhe promovojë trashëgiminë kulturore dhe historike të komuniteteve në Kosovë dhe më gjerë.

1.Kontesti i ndërhyrjes:

Komunitetet Roma, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë përballen me sfida të shumta që lidhen me përjashtimin social dhe mungesën e infrastrukturës që mundëson promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë së tyre kulturore. Në këtë kontekst, është thelbësore krijimi i një qendre kulturore që do të shërbejë si një institucion i rëndësishëm për mbrojtjen e trashëgimisë dhe përfaqësimin e historisë dhe kulturës së këtyre komuniteteve. Ne te njejten kohe permes qendres kulturore do te kemi mundesi te mesojme dhe edukojme gjeneratat e reja per historine dhe vlerat e komuniteteve ne vendin tone.

Aktualisht, legjislacioni në Kosovë ofron mundësi për krijimin e institucioneve kulturore, por është e nevojshme një analizë e detajuar e rregulloreve ekzistuese për të siguruar që procesi i krijimit të Qendrës Kulturore për komunitetet Roma, Ashkali dhe Egjiptian të zhvillohet në përputhje me kuadrin ligjor dhe administrativ dhe te jete i qendrueshem.

Përveç kësaj, krijimi i qendres do të ndihmojë në fuqizimin e identitetit kulturor të këtyre komuniteteve dhe do të përmirësojë mundësitë për përfshirjen e tyre aktive në jetën shoqërore dhe kulturore të vendit. Kjo qendër do të luajë një rol kyç në promovimin e tolerancës, dialogut ndërkulturor dhe bashkëpunimit midis komuniteteve të ndryshme.

Qëllimi i kësaj ndërhyrjeje është të sigurohet që krijimi i Qendrës Kulturore për komunitetet Roma, Ashkali dhe Egjiptian të jetë i qëndrueshëm dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, duke garantuar gjithashtu që ajo të funksionojë si një institucion i mbështetur dhe financuar nga ligjet dhe rregulloret përkatëse të Kosovës.

  • QËLLIMI SPECIFIK

Qëllimi i angazhimit të ekspertit ligjor eshte analiza e infrastruktures ligjore e cila rregullon ceshtjen e qendrave kulturore ne Kosove dhe hartimi i rekomandimeve per themelimin e Qendres per komunitetet rom, ashkalinje dhe egjiptian me fokus tek sigurimi i qendrueshmerisë financiare të saj.

Këto dokumente do të përfshijnë aktet themeluese të qendrës, statutin e funksionimit, dhe dokumentacionin për bashkëpunim me institucionet publike dhe private.

Eksperti do të sigurojë që procesi të përputhet me kuadrin ligjor të Kosovës dhe të jetë në harmoni me praktikat ndërkombëtare për krijimin e institucioneve të trashëgimisë kulturore.

3. Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Kryerja e një analize të detajuar të kuadrit ligjor dhe rregulloreve në fuqi në Kosovë që kanë të bëjnë me krijimin dhe funksionimin e institucioneve kulturore.
  • Identifikimi i hapësirave të mundshme ligjore që duhet plotësuar ose ndryshuar për të lehtësuar themelimin e Qendrës Kulturore për komunitetet Roma, Ashkali dhe Egjiptian.
  • Draftimi i një seti rekomandimesh ligjore dhe procedurale që do të udhëzojnë procesin e krijimit të Qendrës Kulturore.
  • Ofrimi i këshillave konkrete për zbatimin e këtyre rekomandimeve, duke u bazuar në analizën e legjislacionit dhe praktikave më të mira ndërkombëtare për krijimin e institucioneve kulturore.
  • Bashkëpunimi me institucionet përkatëse për t’u siguruar që të gjitha dokumentet dhe procedurat janë në përputhje me kërkesat ligjore dhe administrative në Kosovë.
  • Përgatitja e dokumenteve të nevojshme për regjistrimin e Qendrës Kulturore si një entitet ligjor dhe për sigurimin e njohjes së saj zyrtare nga autoritetet kompetente.
  • Monitorimi i zbatimit të rekomandimeve ligjore dhe administrative gjatë fazave të ndryshme të krijimit të Qendrës Kulturore, për të siguruar që çdo hap të jetë i harmonizuar me ligjin dhe të garantojë një proces të qëndrueshëm dhe efektiv.

2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Dokumentacioni dhe rekomandimet që do të hartohen nga eksperti ligjor janë të destinuara për përdorim nga një sërë aktorësh të rëndësishëm që do të marrin pjesë në procesin e krijimit të Qendrës Kulturore për komunitetet Roma, Ashkali dhe Egjiptian. Këta aktorë përfshijnë institucionet shtetërore, organizatat joqeveritare, përfaqësuesit e komuniteteve dhe partnerët ndërkombëtarë. Dokumentacioni dhe rekomandimet e ekspertit do të përdoren si bazë për të gjitha vendimet dhe procedurat ligjore të lidhura me krijimin dhe funksionimin e Qendrës Kulturore. Ky proces do të sigurojë që Qendra të jetë e qëndrueshme, e përputhshme me legjislacionin dhe të harmonizuar me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të komuniteteve Roma, Ashkali dhe Egjiptian.

Pyetjet Kërkimore

  1. Si pasqyrohet kuadri ligjor ekzistues në Kosovë për krijimin dhe funksionimin e institucioneve kulturore?
  2. Cilat janë sfidat ligjore dhe administrative kryesore që pengojnë krijimin e Qendrës Kulturore për komunitetet Roma, Ashkali dhe Egjiptian?
  3. Çfarë ndryshimesh ose përmirësimesh në legjislacionin ekzistues janë të nevojshme për të mbështetur krijimin dhe funksionimin e Qendrës Kulturore?
  4. Si mund të sigurohet që Qendra Kulturore të përmbushë standardet ndërkombëtare për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të komuniteteve të margjinalizuara?
  5. Cilat janë rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve publike dhe private në procesin e themelimit dhe mbështetjes së Qendrës Kulturore për komunitetet Roma, Ashkali dhe Egjiptian?
  6. Cilat janë mekanizmat ligjorë dhe administrativë më të përshtatshëm për të garantuar një funksionim të qëndrueshëm dhe të integruar të Qendrës Kulturore për komunitetet Roma, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë?

3. PROCESI I REKRUTIMIT

Procesi i rekrutimit të ekspertit/ës për hartimin e dokumentacioneve do të përfshijë hapat e mëposhtëm:

  1. Rekrutimi i ekspertit/ës: Procesi i rekrutimit fillon me shpalljen e pozitës dhe identifikimin e kandidatëve potencialë. Kandidatët potencial mund të jenë individë që plotësojnë kriteret e përcaktuara më poshtë.
  2. Seleksionimi dhe intervistimi: Pas marrjes së aplikacioneve, eksperit/ja i/e përzgjedhur do të selektohet duke u bazuar në kriteret e përcaktuara për pozitën, si përvoja, njohuritë teknike dhe aftësitë e komunikimit. Një proces interviste do të ndihmojë në vlerësimin e aftësive dhe përvojës së kandidatit/ës për të siguruar që ai/ajo është i/e përshtatshëm për pozitën e e kërkuar.
  3. Kontrata dhe takimi fillestar: Pas përzgjedhjes, do të hartohet një kontratë e punës që përcakton detyrat, obligimet dhe kushtet e punës së tyre.
  4. Fillimi i angazhimit: Pas nënshkrimit të kontratës, eksperti/ja do të fillojë punën e tij sipas planit të përcaktuar, duke hartuar dhe zhvilluar dokumentacionet e nevojshme.

6.PLANI DHE BUXHETI

Eksperti do të angazhohet për hartimin e dokumentacioneve përkatëse me se shumti tridhjetë (30) ditë pune.

7. KRITERET E PERZGJEDHJES

  • Diplomë universitare në drejtësi, me përparësi për kandidatët me kualifikime në të drejtën kulturore ose trashëgiminë kulturore.
  • Të paktën 5 vite përvojë në ofrimin e shërbimeve juridike, veçanërisht në kontekstin e institucioneve kulturore ose projekteve të ngjashme.
  • Njohuri të thelluara të ligjeve dhe rregulloreve të trashëgimisë kulturore në Kosovë.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi me institucione dhe palë të treta.
  • Aftësi të shkëlqyera në hartimin e dokumentacioneve strategjike dhe operacionale, përfshirë raporte, plane veprimi, udhëzues dhe rregullore. Njohuritë mbi kornizat ligjore dhe administrative të Kosovës janë të domosdoshme.

8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

  • CV;
  • Plani i punës i detajuar dhe oferta financiare

9. MËNYRA E APLIKIMIT:

Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected] .

Ju lutemi shënoni titullin e shpalljes në subjekt!

Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 09/10/2024

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.