business

T-19/2023 – Ndertimi i tregut të gjelbert

  • star Publikuar: 15-05-2023
  • star Skadon: 29-05-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 30436

Njoftim për Ndërtim të tregut të gjelbërt

Data e përgatitjes së njoftimit: 15/05/2023

T- 19/2023

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagjja Katër Llullat
Qyteti: PrishtinëKodi postar: 10000Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+38344239349

Email: [email protected]

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë, bujqësi, blegtori si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar/zhvillimor është projekti që ka për qëllim ndërtimin e tregut të gjelbër ne komunen e Vushtrrisë. Islamic Relief Kosova do të bëjë implementimin e projektit në bashkëpunim me komunën e Vushtrrisë.

Implementimi i projektit bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova.

Periudha e implementimit (ndërtimit te tregut): Do te jete 24 muaj pas nenshkrimit te kontrates.

Të gjithë operatorët ekonomik që janë të interesuar për aplikim për këtë tender, planin e tregut me para masa dhe parallogaritë, mund t’i kerkoni në zyret e Islamic Relief Kosova, rruga Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Në zyre mund të paraqiteni nga data 16.05.2023 deri me date 28.05.2023, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në oren 12:00

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

Dokumentacioni ligjorLloji
1.Certifikate e BiznesitKopje
2.Certifikata e TVSH-sëKopje
3.Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do t’i përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tenderE vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
4.TVSH – “Faturimi do të bëhet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/20160.00
5.

Kapaciteti teknik dhe professional:

Kontrata të natyrës së punëve te ngjashme, të përfunduara me Sukses gjatë 3 (tre) vitet e fundit, deri në datën e publikimit të këtij Njoftimi të Kontratës, Vlera Totale e Kontratave të puneve te ngjashme te jete min 1,000,000.00 Euro

Shënim Në rast të konzorciumit, udhëheqësi i grupit duhet të mbulojë së paku 51% të referencave të kërkuara më lartë..

Lista e Kontratave të natyrës së punëve te ngjashme, Listës së kontratave duhet ti bashkangjiten referencat ose procesverbalet e pranimeve teknike për kontratat e prezentuara në list.
6.

Të paraqitët stafi që do të angazhohet në këtë projekt, të cilët drejtpërdrejtë janë përgjegjës në ekzekutimin e punëve dhe në përgjithësi të projektit duke përfshirë edhe stafin profesionale.

Stafi teknik (PUNONJËS) që do të kyçet në projekt -minimumi 20 punonjës,

a) min 10 prej tyre te jene te certifikuar per Siguri dhe Shendet ne pune sipas ligjit 04 L-161,

b) min 10 punetor te certifikuar per mjeshtri ne pune te ndryshme (armirues, latues (pune druri) suvatues, shtrues pllaka, instalues per ngrohje, instalues elektrik, instalues ujesjellesi, salduees moler, etj

Lista e punëtoreve me kontrata ose me Liste të ATK-së, dhe te bashkangjiten certifikatat per piken a dhe b
7.

Stafi profesional i kërkuar

a).Menaxheri i Projektit -inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë drejtimi hidro, te jete i certifikuar me VNM .

b) Udhëheqësi i punishtes- Inxhinier i Ndërtimtarisë drejtimi konstruktiv ose hidro – te jete I certifikuar per siguri dhe shendet ne pune .

c) Inxhinier ose Bachelor i Gjeodezisë me licencë nga AKK me 5 vite pervoje pune pas diplomimit .

d) Inxhinier i Elektroteknikes me 3 vite pervoje pune pas diplomimit .

e) Inxhinier i makinerise i certifikuar me certificate per saldim IWS 3 vite pervoje pune pas diplomimit .

f) Teknik i makinerise i certifikuar nga prodhuesi per hidroizolime .

a. Të ofrohet diploma-kopje e noterizuar nga vet inxhinieri, kontrata e punes, certifikata e VNM-se e noterizuar nga vet personi , përvojë pune 10 vjeçare pas diplomimit,të dëshmohet me referencë dhe CV te nenshkruar.

Deshmia b. Të ofrohet diploma-kopje e noterizuar nga vet inxhinieri, certifikata e noterizuar nga vet personi, kontrata e punes, përvojë pune 10 vjeçare pas diplomimit, të dëshmohet me referencë, CV te nenshkruar.

Deshmia c. Të ofrohet diploma dhe licenca kopje e noterizuar, kontrata e punes, përvojë pune minimum 3 vjeçare, pas diplomimit, të dëshmohet me referencë dhe CV te nenshkruar.

Deshmia d. Të ofrohet diploma kopje e noterizuar, kontrata e punes, përvojë pune minimum 3 vjeçare, pas diplomimit, të dëshmohet me referencë dhe CV te nenshkruar.

Deshmia e. Të ofrohet diploma dhe certifikata kopje e noterizuar, kontrata e punes, përvojë pune minimum 3 vjeçare, pas diplomimit, të dëshmohet me referencë dhe CV te nenshkruar.

Deshmia f. Të ofrohet diploma ose certifikata kopje e noterizuar, kontrata e punes, CV te nenshkruar.

8.

Makineria e Kërkuar

Kamion minimum 12 ton pesha bartese sasia minimum 6 (gjashte),

Kamionet kiper min 1 ton pesha bartese sasia 1 (nje)

Kamion me kran minimun 12 ton pesha bartese sasia 1 (një),

Kamion me kran (Autovinq me ngritje 5-8ton).

Eskavator 5-6 ton, minimumi 2 cope.

Eskavator 8-10 ton, minimumi 2 cope.

Eskavator 18-20 ton, minimumi 2 cope.

Eskavator 24-27 ton, minimumi 3 cope.

Eskavator 38-40 ton, minimumi 1 cope.

Buldozierë D4, minimum 1 cope.

Buldozierë D6, minimum 1 cope.

Rul per ngjeshjen e dheut me xhemba 13-15 ton, minimumi 1 cope.

Rul per ngjeshjene dheut 10-13 ton, minimumi 2 cope.

Rul per ngjeshjen e dheut mbi 15 ton, minimumi 1 cope.

Grejder rrafshues, minimumi 1 cope

Luge ngarkuese 18-20 ton sasia 1 (një),

Ngarkuese 2-3 ton sasia 2 (një),

Rimorkio per transport te makineris sasia 2(dy)

Damper 2-4 ton sasia 2(dy)

Makin per shpime horizontale me sistem te kontrollit llaserik min 1 cope

Cilinder ngjeshes 4-5 ton sasia 1(një),

Frez hidraulike për gërryerjen e gurit sasia 1 (një).

Ngjeshese hidraualike per ngjeshjen e dheut qe montohet ne bager sasia 1 (një)

Mbrojtese kanali metalike min 25m`

Rrethoja per sigurim te punishtes min 100m

Te deshmohen me kopje te librezave valide, fatura,deklarata doganore (DUD) apo me kontrate- marrëveshje për shfrytëzimin apo huazimin e makinerisë . Në raste se ofrohet marrëveshje apo kontratë atëherë duhet te dëshmohet pronësia e këtyre pajisjeve nga huadhënësi ose qiradhënësi me dokumente te kërkuara më lart, marreveshja duhet te jete e noterizuar ne prezence te dy paleve.
9.Operatori Ekonomik ofertues duhet të dëshmoj se e ka kryer vlerësimin e riskut.Të dëshmohet me vërtetim nga një kompani e (licencuar) nga M.P.M.S se ka kryer vlerësimin e riskut, vërtetimi duhet të jete i noterizuar.
10.

Certifikata dhe Standardet Ndërkombëtare - Operatori Ekonomikë duhet të paraqesin një certifikatë që është në përputhje me :

(i) Certifikatat ISO 9001 për Menaxhimin e Cilësisë;

(ii) ISO 45001 për menaxhimin e sigurisë dhe shëndetit në punë .

Certifikata ISO 9001, Certifikata ISO 45001, Certifikatat duhet te jene te noterizuara.
11.Qarkullimin bankarë për 12 muajtë e fundit për punë të ngjajshme, ku vlera të jetë mbi 500000€.E vulosur nga banka.
12.Auditim I kompanisë te paktën dy vitet e fundit.

Vërejtje: Ofertat tuaja me dokumentacionin e tenderit duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull “Oferta për ndërtim të tregut të gjelbërt - Islamic Relief Kosova”- duke i sjellur ato në adresën: rruga Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj çdo thyerje të procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerabël ( përfituesëve ) të IRK-së.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 29/05/2023 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.