TERMAT E REFERENCËS | ||||||||||||||
Ekspert lokal për hartimin e Udhëzuesit për profilizimin, vlerësimin e nevojave, dhe fuqizimin e vazhdueshëm të familjeve në Skemën e Ndihmës Sociale (SNS) | ||||||||||||||
Projekti: “Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë", në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER). | ||||||||||||||
| Vendi: Prishtinë | ||||||||||||||
| Raporton tek: Menaxheri i Programit | ||||||||||||||
| Datë: Maj – Shtator 2026 (10 ditë pune) | ||||||||||||||
I. Informacione të përgjithshme | ||||||||||||||
Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (në tekstin e mëtejmë TdhK) është një organizatë joqeveritare që punon vazhdimisht në forcimin e sistemit kombëtar dhe lokal të mbrojtjes së fëmijëve, për të siguruar ofrim cilësor të shërbimeve duke përfshirë përfshirjen e grupeve të margjinalizuara shoqërore. Fushat e ekspertizës variojnë nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm, familjen dhe komunitetet e tyre deri te fuqizimi i politikave dhe institucioneve lokale, rajonale, deri te forcimi i politikave dhe institucioneve në nivel kombëtar, me synimin e ofrimit të shërbimeve të ndjeshme ndaj fëmijëve përmes strukturave, politikave, standardeve të përshtatshme, buxhetimit dhe procedurave. TdhK ka tre programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e Fëmijëve 2) Migrimi dhe Antitrafikimi dhe 3) Drejtësia për të Mitur. Në të njëjtën kohë, TdhK përmes programeve të saj mbështet institucionet në forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve përmes:
| ||||||||||||||
II. Informacione rreth projektit | ||||||||||||||
Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë është duke zbatuar projektin "Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë", në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER). Qëllimi i përgjithshëm i konsorciumit dhe vizioni është një shoqëri multi etnike dhe multi kulturore në Kosovë, ku pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian trajtohen si të barabartë nga shteti dhe nga shoqëria, ku kanë qasje dhe mundësi të barabarta sikur të gjithë qytetarët e tjerë dhe ku romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët njohin të drejtat dhe detyrat e tyre. Përmes një sërë veprimesh avokuese, konsorciumi ka ndikuar në ndërtimin e kornizës ligjore dhe politikat e Qeverisë dhe ka ndikuar në marrjen e vendimeve që kanë avancuar përfshirjen sociale të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Duke mobilizuar bashkëpunëtorët në nivel lokal dhe nacional, konsorciumi krijoi me sukses sinergjinë e nevojshme për të rritur dhe avancuar politikat dhe integrimin institucional të intervenimeve që tashmë ishin testuar dhe zbatuar me sukses. Sistemi i mbrojtjes sociale në Kosovë, përmes Skemës së Ndihmës Sociale (SNS), synon të ofrojë mbështetje financiare dhe sociale për familjet në nevojë, me qëllim të zbutjes së varfërisë dhe përmirësimit të mirëqenies së tyre. Megjithatë, sfidat e vazhdueshme që lidhen me identifikimin e saktë të përfituesve, profilizimin e familjeve dhe vlerësimin e nevojave të tyre dinamike kanë ndikuar në efikasitetin dhe targetimin e ndërhyrjeve. Pra, kjo situatë shpesh kufizon mundësinë për të identifikuar në mënyrë gjithëpërfshirëse faktorët socio-ekonomikë që ndikojnë në gjendjen e familjeve, si dhe për të planifikuar ndërhyrje të qëndrueshme dhe të bazuara në nevoja reale, dhe për të promovuar fuqizimin ekonomik të tyre si një komponent thelbësor për dalje afatgjatë nga varfëria. Po ashtu, grupet e margjinalizuara, përfshirë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe familjet në situata të cenueshme, përballen me barriera shtesë në qasje dhe përfitim nga shërbimet sociale, çka kërkon një qasje më të strukturuar dhe të ndjeshme ndaj diversitetit dhe përfshirjes sociale. Marrë parasysh këtë më lart, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka iniciuar hartimin e një Udhëzuesi për profilizimin e familjeve në SNS dhe vlerësimin e nevojave të tyre të vazhdueshme. Ky udhëzues synon të krijojë një kornizë të standardizuar për profesionistët e fushës, duke përmirësuar cilësinë e të dhënave, saktësinë e vlerësimeve dhe efektivitetin e ndërhyrjeve sociale, në përputhje me praktikat më të mira dhe parimet e përfshirjes, fuqizimit dhe barazisë sociale. Objektivi i shërbimit Qëllimi i këtij angazhimi është zhvillimi i një udhëzuesi të standardizuar që mbështet institucionet relevante në profilizimin e saktë të familjeve në SNS, identifikimin sistematik të nevojave sociale dhe ekonomike, planifikimin më efektiv të ndërhyrjeve dhe shërbimeve, si dhe në fuqizimin e përfituesve të kësaj skeme. Për këtë arsye, Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (TdhK) do të kontraktojë një ekspert lokal i/e cila ka kapacitete njerëzore, etike, profesionale dhe teknike për për hartimin e Udhëzuesit për profilizimin, vlerësimin e nevojave dhe fuqizim të vazhdueshëm të familjeve në SNS. Duke pasë parasysh rëndësinë e standardizimit dhe përmirësimit të shërbimeve në kuadër të Skemës së Ndihmës Sociale, është e domosdoshme të zhvillohet një udhëzues gjithëpërfshirës, i cili kërkon përfshirjen dhe bashkëpunimin e të gjithë akterëve përkatës. Eksperti do të ofrojë ekspertizë të thellë dhe do të lehtësojë procesin e hartimit të udhëzuesit, duke siguruar që ai të mundësojë profilizimin e saktë të familjeve, identifikimin sistematik të nevojave të tyre, si dhe të kontribuojë në fuqizimin e përfituesve dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve sociale. | ||||||||||||||
| PËRSHKRIMI I PUNËS: | ||||||||||||||
Funksione thelbësore të konsulencës:
| ||||||||||||||
| I. Përgjegjësitë: | ||||||||||||||
Në bashkëpunim të ngushtë me TdhK dhe Departamentin e Skemave Sociale/Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, eksperti/ja do të kenë përgjegjësitë në vijim:
| ||||||||||||||
| II. Koha | ||||||||||||||
Detyra është paraparë të kryhet brenda 10 ditëve të punës brenda periudhës nga muaji maj – shtator, 2026.
* Datat vendosen pas një marrëveshjeje të ndërsjellë midis Ekspertit/Ekspertes, Ministrisë përkatëse, dhe Terre des hommes në Kosovë. | ||||||||||||||
| III. Kriteret e Përzgjedhjes | ||||||||||||||
| ||||||||||||||
Si të aplikoni? Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në [email protected]
Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga 29 prill deri më 12 maj, 2026, në orën 17:00. Ju lutemi shkruani “Ekspert lokal për hartimin e Udhëzuesit për profilizimin, vlerësimin e nevojave, dhe fuqizimin e vazhdueshëm të familjeve në Skemën e Ndihmës Sociale (SNS)” në subjekt të email-it. Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve: Të zotohet për të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së d.uke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurimit dhe Rregullorën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave. Për shkak të numrit të madh të aplikimeve, TdhK nuk mund t'i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen. |