SHPALLJE
Ftesë për Dorëzimin e Ofertave për Dizajnimin dhe Zhvillimin e Platformës E-Learning të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK)
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) synon të prokurojë shërbime të dizajnimit dhe zhvillimit të një platforme E-learning për një periudhë prej dymbëdhjetë (12) muajsh. FKGK ka përgatitur një Kërkesë për Propozim (KPP) për shërbimet e kërkuara dhe fton të gjithë ofertuesit e kualifikuar për t'iu përgjigjur KPP-së.
Propozuesi duhet të demonstrojnë qartë se i plotëson kriteret e detyrueshme si në vijim:
- Të kenë 3 deri në 5 vite përvojë në zhvillimin e aplikacioneve web, përfshirë dizajnin responsive dhe të përshtatshëm për pajisje mobile.
- Stafi kyç duhet të ketë minimumi 5 vite përvojë në zhvillimin e aplikacioneve web duke përdorur teknologjitë Microsoft. Preferohet përvojë në platformat E-Learning, duke përfshirë strukturimin e moduleve të trajnimit, përmbajtjes digjitale dhe mjeteve për vlerësimin e njohurive.
- Përvoja në zhvillimin e materialeve interaktive të trajnimit (video, prezantime, kuize dhe vlerësime) përbën përparësi.
- Të kenë aftësi të dëshmuar për menaxhimin e platformave digjitale E-Learning (ose platformave me kompleksitet të ngjashëm), duke përfshirë administrimin e përdoruesve, raportimin, përcjelljen e progresit dhe sigurinë e të dhënave.
- Të kenë kapacitet për të ofruar mbështetje teknike pas implementimit dhe trajnim për administratorët e platformës së FKGK-së.
- Ofertuesi, përfshirë pronarët dhe stafin e propozuar, nuk duhet të jetë subjekt i ndonjë mos-përputhshmërie me kërkesat KYC (Know Your Customer).
Mos përmbushja e kritereve të mësipërme nga propozuesi, do të rezultojë në përjashtim nga shqyrtimi i mëtejshëm, gjatë procesit të vlerësimit.
Ofertuesit e interesuar që përmbushin kriteret, ftohen të paraqesin propozimet e tyre dhe të gjithë dokumentacionin përkatës për implementimin e detyrës sipas udhëzimeve të përcaktuara në KPP. FKGK nuk do të jetë përgjegjës për cilëndo kosto që lidhet me përgatitjen ose dorëzimin e ofertave.
Afatet janë si më poshtë:
- Afati i fundit për të kërkuar RFP: 10 qershor 2026 në orën 15:00
- Afati i paraqitjes së pyetjeve: 10 qershor 2026 në ora 15:00
- Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve: 17 qershor 2026 në ora 15:00
KPP mund të kërkohet vetëm duke dërguar një email tek [email protected] . Kërkesa e emailit duhet të përfshijë:
- Emri i kompanisë, adresa zyrtare e regjistruar, numri i telefonit, adresa e postës elektronike dhe faqja e internetit.
- Emri i personit të caktuar të kontaktit / ndërlidhës për KPP-në në kompani, titullin, adresën e emailit dhe numrin e telefonit.
- Adresa e postës elektronike në të cilën duhet të dërgohet KPP-ja nëse është e ndryshme nga ajo e personit kontaktues / ndërlidhës.