

KONKURS
PREMIA Group shpall konkurs pune për pozita të reja në njësitë e saj: PREMIA KS dhe PREMIA FASHION.
Si një kompani me reputacion të lartë në tregun vendor, PREMIA Group përfaqëson disa nga markat më prestigjioze botërore në fushat e elektroshtëpiakeve, arredimit dhe stilit të jetesës – duke vendosur standarde të reja në cilësi, profesionalizëm dhe përvojë të klientit.
PREMIA KS është përfaqësuesja ekskluzive në Kosovë e brendeve të njohura ndërkombëtare si Miele, Liebherr, Pando, Zwilling, Febal Casa dhe KitchenAid, duke sjellë në treg teknologjinë më të avancuar dhe dizajnin më elegant të klasit të lartë.
Ndërkohë, PREMIA FASHION prezanton në Kosovë brendin spanjoll me famë botërore Miramira – një koncept unik i elegancës moderne në botën e aksesorëve dhe bizhuterive, që bashkon estetikën bashkëkohore me mjeshtërinë artizanale dhe cilësinë superiore
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, kompania është në kërkim të individëve energjikë, profesionalë dhe të orientuar drejt shërbimit cilësor ndaj klientit – për t’u bashkuar me një ekip që përfaqëson me pasion dhe përkushtim markat premium botërore.
Pozita të hapura: 2 (Dy asistent/e të shitjes) PREMIA KS Showroom
Përshkrimi i Pozitës
- Realizimi i shitjeve duke ofruar përvoja të shkëlqyera për klientët duke përfaqësuar vlerat e brendit.
- Këshillimi profesional i klientëve dhe ofrimi i informacionit të saktë mbi produktet.
- Menaxhimi i kërkesave, porosive dhe ankesave sipas politikave të brendeve.
- Ndjekja e objektivave ditore, javore dhe mujore të shitjeve.
- Kujdes për standardet e ekspozimit dhe prezantimit të produkteve në showroom.
- Bashkëpunim me ekipin për proceset logjistike, evente dhe trajnime produktesh.
Kërkesat
- Të paktën 1 vite përvojë në shitje direkte ose rol të ngjashëm.
- Orientim i lartë ndaj cilësisë dhe klientit.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
- Qëndrim pozitiv, mirësjellje dhe aftësi për punë në ekip.
Pozita të hapura: 3 (Tre asistente të shitjes në butik aksesorësh dhe bizhuterish) PREMIA FASHION Prishtina mall
Përshkrimi i Pozitës
- Realizimi i shitjeve dhe ofrimi i një përvoje të këndshme për klientin në butik.
- Këshillim mbi stilet, materialet dhe kombinimet e aksesorëve.
- Kujdes për prezantimin estetik të produkteve dhe standardet e ekspozimit.
- Pjesëmarrje në planifikimin e ofertave, eventeve dhe aktiviteteve promovuese.
- Ndjekja e objektivave të shitjeve dhe raportimi i performancës ditore.
Kërkesat
- Përvojë e mëparshme në shitje, veçanërisht në fushën e modës ose aksesorëve.
- Ndjenjë estetike dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie me klientët.
- Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi.
- Qëndrim pozitiv, kujdes ndaj detajeve dhe përkushtim ndaj cilësisë.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën aplikojnë. Afati i aplikimit: deri më datë 15 nentor 2025.
Apliko shpejtë përmes sistemit!