business

Ekspert “Analizë për Rishikimin dhe Ndryshimin e Rregullores (GRK) Nr. 09/2019 për Integrimin e të Huajve”

  • star Publikuar: 07-10-2024
  • star Skadon: 28-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2419

Termat e Referencës

Ekspert “Analizë për Rishikimin dhe Ndryshimin e Rregullores (GRK) Nr. 09/2019 për Integrimin e të Huajve”

Në kuadër të Projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë (MARDI)”

P220003

Informata të përgjithshme

Titulli i punës: Ekspert për “Analizë për Rishikimin dhe Ndryshimin e Rregullores (GRK) Nr. 09/2019 për Integrimin e të Huajve”

Titulli i projektit: Veprimi Komunal për Riintegrim dhe Diasporë, MARDI

Përfituesit : Personat e riatdhesuar (PR), personat e zhvendosur brenda vendit (PZHBV), azilkërkuesit dhe refugjatët

Vendi i projektit: Republika e Kosovës

Kohëzgjatja e projektit: 2022-2025


Për Caritas Zviceran në Kosovë

Caritas Zviceran (CACH) është një OJQ e pavarur zvicerane, me angazhim në Zvicër dhe në më shumë se 20 vende në gjithë botën, duke përfshirë Kosovën. Misioni ynë është të parandalojmë, luftojmë dhe zhdukim varfërinë në një mënyrë të qëndrueshme. Për të arritur këtë qëllim, Caritas përdor një politikë të barazisë: ne mbështesim komunitete gjithëpërfshirëse me mundësi për të gjithë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, përkatësisë grupore ose gjinisë. CACH ka punuar në Kosovë që nga viti 1999, duke u fokusuar në përfshirjen sociale, zhvillimin dhe rehabilitimin rural. Bazuar në Strategjinë 2021-2025, temat tona kryesore janë të ardhurat, ndryshimet klimatike dhe migrimi. Për më shumë se njëzet vite CACH ka punuar nga afër me komunat për të rritur të ardhurat në bujqësi dhe arsimin parashkollor dhe për tre vite për (ri)integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe të refugjatëve.

Programi bilateral i vendit përkufizon rezultatet specifike për vendin: Në fushën e migrimit, në tre vitet e fundit CACH në Kosovë është fokusuar në riintegrimin e personave të riatdhesuar (PR). Qasja e CACH, duke kombinuar masat e tregut të punës me shërbimet psiko-sociale është unike në këtë fushë dhe përshtatet mirë për PR veçanërisht të cenueshëm, të cilët përballen me sfida të ndryshme dhe të ndërlidhura dhe kanë nevojë për mbështetje specifike. Gjatë projektit të parë mbi këtë temë, CACH ka zhvilluar koncepte dhe manuale të detajuara për zbatimin e projektit, të cilët janë të gatshme të përshkallëzohen dhe të zgjerohen. Me fokusin shtesë në gjenerimin e të ardhurave, CACH gjithashtu ka përvojë të mirë në përkrahjen e avancimit të shkathtësive dhe fuqizimit ekonomik përmes këshillimit, mbështetjes së bizneseve dhe trajnimit në punë dhe vendosjes në punë.

Projekti MARDI

Në janar të vitit 2022, CACH në Kosovë filloi zbatimin e Projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë” – MARDI, duke kërkuar të adresojë sfidat e përkeqësuar nga pandemia COVID-19 për PR. Projekti MARDI synon të përmirësojë koordinimin ndërmjet akterëve të shumtë për të adresuar nevojat bazike dhe afatgjata të njerëzve që kthehen dhe ri-integrohen. Në të njëjtën kohë dhe nën lentën e bashkëpunimit me diasporën, projekti synon të përdor potencialin e pashfrytëzuar të diasporës për të parë migrimin kthyes si diçka pozitive që mund të kombinohet me investime dhe zhvillim ekonomik në komunitete gjithnjë e më tërheqëse në Kosovë. Në veçanti, projekti MARDI do të arrijë më shumë se 400 persona të kthyer, të riatdhesuar dhe të huaj që t’iu ofrojë atyre mbështetje psiko-sociale dhe ekonomike bazuar në një qasje holistike që është duke u praktikuar gjithnjë e më shumë në komuna dhe që po zbatohet në mënyrë të vazhdueshme. Gjithashtu, për të siguruar qëndrueshmërinë, do të sigurohet ngritja e kapaciteteve të psikologëve dhe punonjësve social që punojnë në komunat e synuara të projektit; si dhe të gjithë stafit të vijës së parë të komunave të Kosovës që ofrojnë ndihmën fillestare psiko-sociale, përfshirë ZKKK, QPS, departamentet e arsimit, koordinatorët rajonalë të MPB-së dhe Zyrat e Punësimit (ZP) etj.

Projekti përbëhet nga tre komponentë kryesor:

  1. Ngritja e kapaciteteve: MARDI synon të forcojë kapacitetet e akterëve qeveritar dhe jo-qeveritar dhe koordinimin për të adresuar më mirë sfidat në fushën e menaxhimit të migrimit dhe (ri)integrimit.
  2. Mbështetja psiko-sociale, ligjore dhe (ri)integrimi ekonomik: MARDI synon zhvillimin e kapaciteteve lokale për të ofruar mbështetje të përshtatur individuale, për të lehtësuar (ri)integrimin e qëndrueshëm të emigrantëve dhe përmirësuar mirëqenien e përgjithshme të personave të riatdhesuar dhe familjeve të tyre përmes këshillimit psiko-social, këshillave juridike dhe zbatimit të masave për (ri)integrimin ekonomik (trajnimin në punë, vendosjen në punë);
  3. Angazhimi i diasporës: projekti synon shfrytëzimin e njohurive të diasporës dhe kapitalit financiar për zhvillimin ekonomik të komunave kosovare.

Qëllimi dhe objektivat e kësaj detyre

Objektivat/qëllimi kryesor i kësaj detyre ndërlidhet me komponentin 1, e cila synon të forcojë kapacitetet e akterëve qeveritar dhe jo-qeveritar dhe koordinimin për të adresuar më mirë sfidat në fushën e menaxhimit të migrimit dhe (ri)integrimit. Një ekspert/e i/e përzgjedhur do të punojë në “Analizën për Rishikimin dhe Ndryshimin e Rregullores (GRK) Nr. 09/2019 për Integrimin e të Huajve”. Qëllimi i këtij agazhimi është ofrimi një analizë të detajuar të Rregullores QRK Nr. 09/2019 për Integrimin e të Huajve me qëllim të identifikimit të përputhshmërisë së legjislacionit aktual me normat ndërkombëtare dhe nevojat praktike të vendit. Analiza synon të identifikojë boshllëqet, sfidat dhe të ofrojë rekomandime për përmirësime.

Rezultatet e pritura

Nr.

Rezultati

Dokumentet që do dorëzohen

Afati i fundit

1.

Një raport i detajuar me gjetje dhe rekomandime konkrete për harmonizimin e Rregullores QRK Nr. 09/2019 për Integrimin e të Huajve, me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe përmirësimin e implementimit në nivel kombëtar.

Lista e pjesemarresve nga takimet me akteret;

Raporti final i analizes me gjetjet dhe rekomandimet;

20/11/2024

2.

Prezantimi i analizës dhe rekomandimeve në një takim me palët e interesuara për diskutim dhe reflektim mbi gjetjet.

Lista e pjesëmarrësve

Tabela e diteve të angazhimit të expertit

27/11/2024

Të gjitha raportet duhet të shkruhen në gjuhën shqipe.

Plani i punës

Aktualisht për këtë detyrë janë paraparë 15 ditë pune. Detyra parashikohet të fillojë më 1 nëntor 2024 dhe të përfundojë më 29 nëntor 2024. Nuk ka mundësi të zgjatjes.

Aktiviteti

Gjithsej ditët për aktivitet

Rishikimi i ligjeve në fuqi për integrimin e të huajve, duke përfshirë masat specifike.

3

Vlerësimi i përputhshmërisë së Rregullores QRK Nr. 09/2019 me direktivat ndërkombëtare.

3

Identifikimi i boshllëqeve të mundshme në rregullore.

3

Mbledhja dhe analiza e komenteve dhe sugjerimeve nga akterë të ndryshëm.

3

Hartimi i raportit përmbledhës që përfshin gjetjet dhe rekomandimet.

2

Prezantimi i rezultateve dhe rekomandimeve në një takim me palët e interesuara.

1

Total

15

Komentet kthyese (feedback) me shkrim nga CaCH, partnerët dhe donatorët janë planifikuar të jepen brenda një maksimumi prej dy javësh pas dorëzimit të raporteve.

Aranzhimet menaxheriale

Eksperti/ja duhet të ketë përvojë dhe/ose njohuri në menaxhimin e migracionit dhe që ka punuar me institucionet vendore relevante. Në veçanti, eksperti/ja duhet të ketë poashtu përvojë në sistemin e integrimit të huajve në Kosovë. Përvoja ndërkombëtare mbi mekanizmat e integrimit dhe praktikat më të mira, janë një avazntazh. Eksperti/ja do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me Menaxherin e Lartë të Projektit MARDI dhe Koordinatoren për Integrim. Ekipi i projektit MARDI do të ofrojë mbështetje administrative nëse është e nevojshme.

Për më tepër, eksperti pritet të ketë shkathtësitë e mëposhtme:

  • Të paktën 5 vite përvojë të përgjithshme profesionale në fushat relevante si në migrim, riintegrim dhe integrim të të huajve; ekonomi; shkencat sociale,;
  • Njohuri të thella mbi legjislacionin dhe politikat për integrimin e të huajve.
  • Aftësi për të analizuar dhe interpretuar legjislacionin në kontekstin e normave ndërkombëtare.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi.
  • Përvojë në menaxhimin e migrimit, veçanërisht me të huajt;
  • Përvojë në hartimin e dokumenteve në fushën e ri-integrimit;
  • Rrjedhshmëri në gjuhët shqipe dhe angleze; avantazh është edhe njohja e gjuhës serbe.

Specifikat për dorëzimin e ofertave në procesin e aplikimit

Personave të interesuar u kërkohet të dorëzojnë një kopje elektronike të shprehjes së interesimit/propozimit deri më 28 Tetor 2024 me subjektin REF: “Analizë për Rishikimin dhe Ndryshimin e Rregullores (GRK) Nr. 09/2019 për Integrimin e të Huajve” tek [email protected] dhe ne C.C [email protected]

Aplikantët duhet të dorëzojnë:

  • Profilin profesional CV-në;
  • 3 referenca profesionale, relevante me thirrjen në fjalë;
  • Metodologjinë e punës;
  • Planin e Punës duke përfshirë edhe oraret e sugjeruara;
  • Ofertën financiare duke përfshirë buxhetin e zbërthyer/tarifat bruto ditore individuale.

Oferta do të vlerësohet duke përdorur qasjen më të mirë të vlerës për para (metoda e kombinuar e pikëve). Propozimi teknik do të vlerësohet me 80%, ndërsa ai financiar me 20%.

*SHËNIM: Kostoja e organizimit të takimit për prezantimin e rezultateve dhe rekomandimeve me palët e interesuara, nuk duhet të përfshihet në ofertë.