Orbico është distributor kryesor në Evropën Juglindore, kompani rajonale me biznes në 20 vende.Ne kemi më shumë se 8000 të punësuar dhe menaxhojmë më shumë se 200 marka globale dhe lokale.Për të mbështetur rritjen e biznesit tonë në Kosovë ne po kërkojmë kandidatë të besueshëm, entuziastë dhe të orientuar në rezultate për pozitën e:
IT support technician (Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri – Bazuar në zyrat e Kosovës)
(Ky pozicion është punë me orar të plotë)
Kualifikimet:
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, aftësi për bashkepunim në ekip
- Aftesi për zgjedhje të problemeve
- Organizim i mirë i punës
- Respektim, integrim dhe punë etike
- Të ketë aftësi inovative
- Njohuri të shkëlqyeshme në aspektet e IT
- Njohja e gjuhës angleze
Përshkrimi i punës dhe detyrat:
- Objektivi kryesor i ‘ IT Support technician’ është të ofrojë ndihmë profesionale lidhur me IT-në duke siguruar një përdorim optimal të teknologjive harduerike dhe softuerike të organizatës, duke përmirësuar performancën e sistemit dhe duke siguruar të dhëna. Roli përfshin gjithashtu mbështetjen teknike dhe shërbimin cilësor ndaj klientit.
- Mbështet menaxherët përkatës të IT-së dhe departamentet dhe/ose divizionet e tjera sipas nevojës.
- Ofron ndihmë IT për përdoruesit.
- Trajnon përdoruesit e sistemeve mbi funksionalitetin e harduerit dhe programet e zgjedhura të softuerit.
- Zgjidhë incidentet në kohën e duhur sipas përparësisë së tyre.
- Monitoron pajisjet kompjuterike, softuerët dhe metriket e performancës së sistemit.
- Përditëson softuerët kompjuterikë, si dhe harduerin dhe sistemet sipas orareve të përcaktuara.
- Përpunon dokumentet dhe kryen teste diagnostike.
- Mban gjurmët e përparimeve teknologjike dhe prirjeve në Mbështetjen e IT- së.
- Përgjegjësi teknike
- Detyra të tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë ose nga punëdhënësi.
- Angazhohet në bashkëpunim me biznesin dhe palët e interesuara për të zhvilluar një marrëdhënie profesionale.
- Mbështet drejtuesit dhe menaxherët e ekipeve në detyrat operative dhe ad-hoc të përditshme.
- Mbajtësit të punës mund t'i kërkohet të ndërmarrë detyra shtesë, të cilat mund të priten në mënyrë të arsyeshme dhe bëjnë pjesë në detyrat e përgjithshme të pozicionit.
Përfitimet e aplikantëve:
- Mbështetja fillestare
- Pozicion sfidues në mjedis dinamik
- Mundësi për rritje personale dhe profesionale
- Pagë konkurruese në përputhje me rezultatet tuaja
Ne po kërkojmë të plotësojmë pozicionin sa më shpejt të jetë e mundur. Konkursi do të jetë i hapur nga data 28/01/2025, dhe afati i fundit për marrjen e aplikacioneve është 11/02/2025.
Ne inkurajojmë kandidatët e kualifikuar për këte pozitë që të dërgojnë një CV dhe një letër motivuese jo më vonë se 11 Shkurt 2025 në:
Vetem kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha aplikacionet do të mbahen me konfidence te plote.