business

11 pozita për Mediator/e Tereni

  • star Publikuar: 12-04-2023
  • star Skadon: 02-05-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 11
Vendi i punës Mitrovicë, Pejë, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Graçanicë, Istog, Kamenicë, Lipjan, Vushtrri
Shikime 12745

SHPALLJE PËR VEND PUNE

OJQ "Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" shpall konkurs për mediator/e të terrenit si në vijim:

Pozita: 11 pozita për Mediator/e Tereni;

Vendi i punës: Fushë Kosovë (1) pozitë, Lipjan (1) pozitë, Ferizaj (1) pozitë, Pejë (1) pozitë, Gjakovë (1) pozitë, Istog (1) pozitë, Kamenicë (1) pozitë, Vushtrri (1) pozitë, Gjilan (1) pozitë, Mitrovicë (1) pozitë dhe Graçanicë (1) pozitë.

Orari: Fleksibil

______________________________________________________________________________

Njohuritë dhe shkathtësitë

  • Aftësi të mira komunikimi/avokimi me institucione publike në nivel lokal si dhe me qytetar te komunes gjegjëse.
  • Aftësi për të organizuar takime për pjestarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian si dhe zyrtarë publik.
  • Njohuri të sfidave dhe punës me pjesëtarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
  • Aftësi të mira negocimi dhe ndërmjetësimi.
  • Aftësi të mira organizative dhe të punës në grup.
  • Aftësi për menaxhimin e stresit dhe punës në presion.

Vlerat Personale:

Mediatori/ja duhet të ruajë konfidencialitetin e plotë në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive në punë.

Mediatori/ja gjithashtu duhet të demonstrojë atributet e mëposhtme personale:

  • Të jetë i/e sinqertë dhe i besueshëm;
  • Të jetë i/e respektueshëm;
  • Të ketë seriozitet në punë;
  • Të ketë ndjeshmëri për ndryshimet kulturore;
  • Të jetë fleksibil/e;
  • Të demonstrojë etikë të shëndoshë të punës;

Përgjegjësitë:

Mediatori/ja i/e terrenit, ka përgjegjësi në organizimin e takimeve socializuese, sesioneve
informuese të Antigjipsizmit, ndarjen e informatave për mundësi punësimi, mundësi për
grante, fuqizim ekonomik etj;

Mediatori/ja i/e terrenit, organizon sesione informuese për individët/pjesëtarët e
komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptiantë njoftohen me të drejtat e tyre;

Mediatori/ja i/e terrenit, promovon platformën kombëtare për mbrojtje nga diskriminimi tek individët/pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian;

Mediatori/ja i/e terrenit, organizon takime me autoritetet lokale dhe pjesëtarët e
komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian;

Mediatori/ja i/e terrenit, është përgjegjës/e për mobilizimin e komuniteteve të
margjinalizuara në takime dhe aktivitete të organizatës në komunat përkatëse;

Mediatori/ja është përgjegjës/e për ngritjen e bashkëpunimit në mes të organizatave të
shoqërisë civile lokale, institucioneve lokale dhe komuniteteve të margjinalizuara;


Detyrat dhe përgjegjësitë e detajuara vijojnë si më poshtë:

  • Të punojë ngushtë me Zyrtarin e Lartë dhe Menaxheren e Programit në Departamentin e Antigjipsizmit;
  • Të organizojë, mobilizojë dhe raportojë aktivitetet ditore sipas planit të punës;
  • Të krijojë dhe të mbajë lidhje me organizata lokale, përfaqësues të institucioneve publike
    në nivel lokal;
  • Të mbajë kontakte me pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në komunën
    në të cilen është i/e angazhuar;
  • Të organizojë takime me pjesëtarët e komuniteteve si dhe të kujdeset për gjithëpërfshirje gjinore dhe etnike të pjesëmarrësve;
  • Të përgadisë raporte mujore me të arriturat dhe sfidat në terren;
  • Të mbajë kontakte të ngushta me zyrtarin komunal per te drejtat e njeriut si dhe
    përfaqesues të lagjeve ku jetojnë kryesisht komunitetet;
  • Të jetë pjesë e organizimit të festivalit multikulturor dhe të mbështes eventet tjera në
    organizatë;
  • Të organizojë takime socializuese, sesione informuese, ndarjen e informatave gjatë
    kampanjave vetëdijësuese, mundësi punësimi, mundësi për grante;
  • Të plotësojë databazat varësisht prej kërkesës së organizatës.


Dispozitat përfundimtare
OJQ "Zëri i Romëve Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" ofron mundësi të barabarta të punësimit për
të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.
Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivuese (të
bashkangjitura me rekomandime, diplomat e shkollimit, dhe ҁertifikatat e trajnimeve).
Mos dorëzimi i plotë i dokumenteve rezulton në mos shqyrtimin e aplikacionit.
Rr. “Ali Pashë Tepelena” p.n. 10000 Prishtinë – Kosovë,
E-mail.: [email protected] – Web.: www.vorae.org​
Ne inkurajojmë kandidatët nga komunitetet Rom, Ashkali, dhe Egjiptian (vajzat/gratë) të
aplikojnë për pozitën e shpallur. Aplikimi realizohet përmes formës elektronike: [email protected]
Për më shumë informata ju mund të na kontaktoni në po të njejtin e-mail [email protected]
Afati i fundit për aplikimi është deri më datën 25.04.2023 deri në ora 16:00.
Rr. “Ali Pashë Tepelena” p.n. 10000 Prishtinë – Kosovë,
E-mail.: [email protected] – Web.: www.vorae.org