business

THIRRJE PËR VEPRIME LOKALE PËR: Përmirësimi i Pozitës së të Rinjve të Pafavorizuar dhe Pjesëmarrja e tyre

  • star Publikuar: 16-01-2023
  • star Skadon: 15-02-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 5956

Projekti Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP

Zbatuar nga CARE International dhe SHL - Kosova

Shpall:

THIRRJE PËR VEPRIME LOKALE PËR: Përmirësimi i Pozitës së të Rinjve të Pafavorizuar dhe Pjesëmarrja e tyre

Data e thirrjes: 16 Janar 2023 Afati i fundit për aplikm: 15 Shkurt 2023

Kjo Thirrje për Veprime Lokale është lëshuar në kuadër të skemës së Mbështetjes Financiare për Palët e Treta (MFPT) për ta përmirësuar pozitën e të rinjve të pafavorizuar, për ta rritur përfshirjen e të rinjve dhe për ta rritur ndërgjegjësimin e përgjithshëm mbi domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së të rinjve.

Thirrja për aplikime shpallet për veprimet lokale që do të kualifikohen për financim nëse organizohen ose nga organizata formale rinore bazë ose grupe joformale dhe me një plan veprimi të qartë dhe të realizueshëm. Veprimet lokale organizohen në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga CARE, Zyra në Kosovë në partneritet me organizatën lokale SHL-Kosova. CARE Deutschland e.V. i është dhënë kontrata e grantit në kuadër të thirrjes për propozime: Komisioni Evropian (Loti 2 – Demokracia me pjesëmarrje, angazhimi i të rinjve), e cila synon t'i ndihmojë të rinjtë e pafavorizuar, mobilizimin në vendimmarrje, vullnetarizmin dhe punësueshmërinë.

Rreth punës së CARE International në Ballkan

Puna e CARE në Ballkan filloi në vitin 1993, kur ofroi mbështetje humanitare për njerëzit e prekur nga lufta. Në fund të viteve të 90-ta, CARE e zhvendosi fokusin e saj në rajon nga ndihma dhe rehabilitimi humanitar i pasluftës në zhvillimin socio-ekonomik, duke u angazhuar në ndërhyrje të drejtuara drejt parandalimit të konflikteve dhe ndërtimit të paqes, jetesës së qëndrueshme, barazisë gjinore dhe parandalimit të dhunës me bazë gjinore.

CARE International në Ballkan e vendos cilësinë e programit të saj në qendër të misionit të saj dhe ka hartuar një strategji rajonale që përfshin dy drejtime kryesore programore: Barazinë Gjinore dhe Përfshirjen Sociale dhe Ekonomike. Programi për Barazi Gjinore i CARE synon t'i fuqizojë gratë e cenueshme nga dhuna, diskriminimi dhe varfëria, për të arritur mundësi më të mira jetese dhe drejtësi sociale dhe për të punuar në parandalimin e dhunës nga bashkëmoshatarët dhe ndërtimin e tolerancës midis të rinjve në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi i Programit të Përfshirjes Sociale dhe Ekonomike është të forcohen kapacitetet dhe të krijohen mundësi për të margjinalizuarit, të përjashtuarit nga shoqëria dhe të varfrit që të integrohen në shoqëri dhe të kenë qasje në të drejta. Angazhimi dhe kontributi i CARE qëndron në forcimin e qëndrueshmërisë së organizatave dhe rrjeteve kryesore të shoqërisë civile rajonale, kombëtare dhe/ose lokale që promovojnë barazinë dhe diversitetin, në kontekstin e përfshirjes sociale dhe jo dhunës.

Rreth Projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP

Objektivi i përgjithshëm i Projektit KYP është t'i mbështesë të rinjtë me më pak mundësi, veçanërisht gratë e reja, nga zonat rurale dhe qytetet e vogla të Kosovës, në mënyrë që të krijohen perspektiva shtesë për rritjen e pjesëmarrjes së tyre sociale dhe ekonomike. Objektivat specifike të projektit janë: rritja e pjesëmarrjes demokratike, angazhimit qytetar dhe përfshirjes sociale të të rinjve me më pak mundësi, të margjinalizuar dhe/ose me aftësi të ndryshme, veçanërisht të grave. Projekti fokusohet në tre komponentë kryesorë:

  • Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve të pafavorizuar në vendimmarrje, në komunitetet lokale dhe në nivelin qendror.
  • Rritja e angazhimit dhe punësimit të të rinjve të margjinalizuar, në veçanti të grave të reja, përmes zhvillimit të aftësive dhe përfshirjes në iniciativat vullnetare.
  • Nxitja e dialogut demokratik te të rinjtë kosovarë, përmes rritjes së ndërgjegjësimit dhe promovimit të barazisë gjinore, solidaritetit, marrëdhënieve ndërkulturore dhe kundër stereotipeve dhe dezinformimit.

Objektivi i thirrjes: Veprimet Lokale

Si një masë shtesë për rritjen e vizibilitetit të përgjithshëm të të rinjve dhe ndërgjegjësimin për statusin dhe nevojat e tyre specifike brenda komuniteteve lokale, grupet joformale rinore të formuara në kuadër të projektit do të inkurajohen të planifikojnë dhe zbatojnë veprime lokale të cilat do ta theksojnë aktivizmin e tyre. Projekti KYP do t'i mbështesë deri në 15 veprime lokale, duke përfshirë deri në 1000 të rinj nga komunat/rajonet e synuara. Përmes veprimeve lokale që do të organizohen, komunitetet do të ndërgjegjësohen për domosdoshmërinë dhe përfitimet nga pjesëmarrja më e lartë e të rinjve në jetën shoqërore.

Thirrja për veprim lokal në kuadër të projektit KYP do t’i mbështesë veprimet lokale me shumën prej përafërsisht 1000 euro për secilin dhe do t’i mbulojnë komunën e Deçanit, Fushë Kosovës, Gjakovës, Junikut, Obiliqit, Pejës dhe Suharekës. Kohëzgjatja e zbatimit të plotë të çdo veprimi lokal të mbështetur nuk do të kalojë një muaj në total.

  • Pse Thirrje për Veprime Lokale?

Veprimet lokale duhet t'i drejtohen popullatës së përgjithshme, duke u përpjekur ta përmirësojnë kuptimin e përgjithshëm të problemeve me të cilat ballafaqohen të rinjtë në Kosovë dhe të krijojnë një mjedis më mundësues për pjesëmarrjen sociale të të rinjve.

  • Çfarë është një Veprim Lokal?

Veprimi lokal është një plan veprimi bazë afatshkurtër ose afatmesëm, i orientuar për t'i adresuar çështjet më urgjente në qytetin, komunitetin ose zonën ku bëni pjesë. Nëpërmjet veprimeve lokale, të rinjtë duhet të demonstrojnë dhe të përcjellin një mesazh të fortë për audiencën më të gjerë, bashkëmoshatarët e tyre dhe institucionet e nivelit lokal, duke rritur ndërgjegjësimin për vështirësitë me të cilat përballen të rinjtë në komunitete të caktuara.

Udhëzimet dhe kriteret për aplikim

Kjo thirrje është dizajnuar posaçërisht për të rinjtë e moshës 15 – 25 vjeç në mënyrë specifike, por pa u kufizuar; prioritet do t'u jepet të rinjve që kanë marrë njohuri të reja nga trajnimi 2-ditor mbi Ngritjen e Kapaciteteve për të Drejtat e Njeriut, Përfaqësimin, Avokimin, Aktivizmin dhe Mobilizimin e Rinisë nga zonat rurale dhe qytetet e vogla mbi mobilizimin dhe aktivizimin e të rinjve. Veprimet lokale duhet t'i drejtohen popullatës së përgjithshme, duke u përpjekur të përmirësojnë një kuptim të përgjithshëm të problemeve me të cilat ballafaqohen të rinjtë në Kosovë dhe të krijojnë një mjedis më mundësues për pjesëmarrjen sociale të të rinjve.

Veprimet lokale (a) do të jenë të kualifikueshme për financim nëse organizohen ose nga organizata formale rinore bazë, ose grupe joformale dhe me një plan veprimi të qartë dhe të realizueshëm.

Aktivitetet që do të mbështeten duhet:

  • të tregojnë qartë angazhimin e të rinjve dhe avokimin për një çështje të veçantë të të rinjve në komunitet.
  • t’i identifikojnë dhe përshkruajnë rezultatet dhe ndikimin
  • të tregojnë qartë ndikimin dhe deri në çfarë mase do të jenë përmirësuar njerëzit/rinia (shërbimi X).

Llojet e Aktiviteteve që do të mbështeten (por pa u kufizuar):

  • organizimi i tubimeve publike,
  • ngjarje promovuese,
  • fushata mediatike lokale,
  • debate publike,
  • iniciativat avokuese me angazhimin e të rinjve,
  • iniciativat e orientuara drejt veprimit të cilat shfaqin qartë ndryshimet në mjedisin jetësor të të rinjve;
  • paraqitjet e të ftuarve në manifestime lokale, etj.

Kualifikueshmëria e kostos

Kostoja e paraqitur do të lidhet tërësisht me veprimin dhe do të shërbejë vetëm për atë qëllim. Çdo aplikant duhet të paraqesë një buxhet të qartë dhe me kosto efektive. Të gjitha shpenzimet duhet të jenë të liruara nga TVSH.

Rezultatet e pjesëmarrjes së të rinjve të Kosovës

  • Dakordimi për planin e punës dhe takimet me institucionet në nivel lokal dhe qendror.
  • Koordinimi me personin përgjegjës lidhur me temat bazuar në raportin nga Trajnimi për Ngritjen e Kapaciteteve dhe të dhënat nga pjesëmarrësit.
  • Koordinimi me personin përgjegjës gjatë gjithë aktivitetit lokal.
  • Monitorimi i progresit të veprimit lokal.
  • Sigurimi i mbështetjes logjistike kur është e mundur për realizimin e detyrës së veprimit lokal.

E drejta e autorit dhe pronësia

Të gjitha produktet nga këto aktivitete janë pronë e projektit CARE/KYP.

Kriteret për aplikimit

Të gjithë aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë aplikacionin e tyre përmes emailit: [email protected] dhe cc: [email protected] jo më vonë se 15.02.2023. Aplikacionet mund të dorëzohen në gjuhën shqipe, serbe ose angleze. Dy dokumentet e kërkuara që duhet të dorëzohen brenda afatit janë:

  1. Plani i Veprimit (Shtojca 1)
  2. Plani buxhetor (Shtojca 2)
  3. Grupet joformale duhet të dorëzojnë CV-të dhe letërnjoftimet e personave të përfshirë
  • Këshilla për aplikim të duhur
  • Mund të inkorporoni një komponent artistik
  • Demonstroni sa dhe si do t'i angazhoni të rinjtë
  • Artikuloni angazhimin e zyrtarëve dhe institucioneve të nivelit lokalë

Procesi i përzgjedhjes

Veprimet lokale do të rishikohen dhe vlerësohen nga anëtarët e Komisionit Përzgjedhës të Projektit, i përbërë nga përfaqësuesit e CARE dhe SHL-Kosova. Procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet gjatë muajit Shkurt 2023.

Përzgjedhja do të bazohet në grupin e kritereve të mëposhtme:

  • Rëndësia me objektivat e projektit si dhe zhvillimet e fundit në komunën e synuar (maksimumi 30 pikë).
  • Cilësia e Veprimit Lokal të propozuar: (qartësia dhe realizueshmëria e planeve të veprimit/veprimit lokal me angazhimin e të rinjve) (maksimumi 30 pikë).
  • Buxheti i propozuar, efikasiteti i kostos: (janë kostot e justifikueshme dhe përputhen me kërkesat e veprimit lokal) (maksimumi 20 pikë).
  • Në përputhje me ligjet aktuale dhe angazhon miratimin (lejen) nga autoritetet vendore (maksimumi 20 pikë).

Afati kohor

AktivitetiData
Thirrja për aplikim, e lëshuar 16 Janar 2023
Pyetje për sqarim me email03 Shkurt 2023
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve15 Shkurt 2023
Njoftimi i aplikantëve të përzgjedhur për financim28 Shkurt – 1 Mars 2023
Periudha e zbatimit të Veprimeve Lokale 02 Mars 2023 – 28 Prill 2023
Raportimi03 Maj 2023

Aplikacionet e pakompletuara dhe/ose aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk do të merren parasysh. Aplikimi do të konsiderohet i pakompletuar nëse dy dokumentet nuk dorëzohen siç kërkohet. Aplikantët mund të dorëzojnë kërkesat e tyre për sqarime deri më 03 Shkurt 2023 në orën 16:00, përmes emailit në adresën: [email protected] dhe cc: [email protected].