Pozicioni: Agjent Në Terren!
A po kërkon një vend pune ku çdo ditë është e mbushur me sfida dhe mundësi për të bërë një ndryshim? A ke talentin për të kuptuar nevojat e klientëve dhe për t'i udhëhequr ata drejt zgjidhjeve më të mira për paisjet mjekesore dhe dentare per klinikat e tyre? Nëse po, atëherë ti mund të jesh personi që po kërkojmë!
Detyrat dhe Përgjegjësitë e Tua:
- Krijo marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme me klientët tanë, duke krijuar besim dhe transparencë. Klienti është mbi të gjitha!
- Identifiko dhe kupto nevojat e tregut dhe ndihmo klientët të zgjedhin produktet më të përshtatshme nga brendet tona.
- Përmirëso njohuritë teknike për produktet dhe teknologjitë që ofrojmë, duke u bërë një pikë reference për çdo klient.
- Krijo strategji inovative dhe promovuese, duke përdorur kreativitetin dhe intuitën tënde për të arritur objektivat e shitjes.
- Kujdesu për procesin e shitjes me përgjegjësi, duke dhënë më të mirën për t’u siguruar që çdo klient të ndihet i përkushtuar.
Profili Ideal për Kandidatin:
- Teknik i stomatologjisë me përvojë në fushën e shitjes, ose ekonomist i fokusuar në marketing, farmacist, biolog ose kimist që njeh dhe promovon mirë produktet shëndetësore.
- Një profesionist me aftësi të shkëlqyera komunikimi.
- I/e pasionuar për shëndetin dhe inovacionin, që dëshiron të jetë pjesë e një kompanie që bën ndryshimin në treg.
- Kreativ dhe i/e hapur për të mësuar, i/e aftë të përshtatet dhe të rritet në një ekip të përkushtuar dhe bashkëpunues.
Çfarë Ofron Kompania Jonë:
- Një mjedis pune i përkushtuar dhe mbështetës, ku vlerësohet çdo përpjekje dhe arritje e jote.
- Mundësi për zhvillim profesional nëpërmjet trajnimeve dhe programeve të avancuara.
- Një kulturë e përqendruar te ndihma për të tjerët dhe krijimi i një impakti pozitiv për shëndetin.
Nëse beson se ke aftësitë që ne kërkojmë dhe dëshiron të bëhesh pjesë e diçkaje të madhe, aplikoni tani dhe le të ndërtojmë një të ardhme më të mirë së bashku!