
Kompani
MFB International - Kosovë
Kategoritë
Të tjera
Vendi i punës
Fushë Kosovë
Numri i pozitave
9
MFB INTERNATIONAL
Kompania jonë ka selinë tani edhe në Fushë Kosovë, Kosovë. Është një kompani ushqimore që operon në Turqi, Dubai, Kosovë, Senegal, Gabon dhe Bregun e Fildishtë. Tani jemi në kërkim të disa punëtorëve si “Punëtor për Ngarkim/Shkarkim” për të punuar në Fushë Kosovë.
Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës
- Kryen ngarkim-shkarkim të produkteve;
- Kryen sistemimin e produkteve në rafte të apo magazines, dhe sistemimin dhe paketimin e mallit për transport;
- Kujdeset për transportimin e sigurt dhe pa dëmtime të produkteve;
- Realizon detyra të tjera të ngjashme që i ngarkohen;
- Tërheq dhe përgatitë produktet për dërgesë, duke siguruar që numri dhe lloji i saktë i produktit është i ngarkuar dhe dërguar.
- Zbaton rregulloren e Sigurisë në Punë;
- Mbanë pastër dhe të rregullt zonen e tij të punës.
- Si dhe detyra tjera të caktuar nga punëdhënësi/udhëheqësi kompetent.
KRITERET E PËRGJITHSHME
- Preferohet Shkolla fillore
- Preferohet përvoje në pune të ngjajshme
- Të jet në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike
- Të jetë i adaptueshëm ndaj orarit fleksibël të punës.
Ajo që ne ofrojmë:
- Pagë konkuruese dhe ambient pune dinamik
Si të aplikoni:
Nëse keni përvojë si punëtor fizik/ngarkim/shkarkim ose të ngjajshme , ju lutemi dërgoni CV nëse keni, në [email protected] ose na kontaktoni direkt në nr kontaktues + 383 49-111-693.
Data e aplikimit nga 10.10.2024-24.10.2024