business

Merchandizer/e (2)

  • star Publikuar: 03-11-2025
  • star Skadon: 17-12-2025
Kompani ALM Group
Kategoritë Merchandiser
Vendi i punës Ferizaj, Gjakovë, Lipjan
Numri i pozitave 2

ALM Group shpk shpall konkurs për pozitën “Merchandizer/e” Për terenet :

Tereni i Gjakoves – Part-time

Tereni i Ferizajit – Full-time

PËRGJEGJËSITË / PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË PUNËS:

  • Vendosja dhe riorganizimi i produkteve në rafte dhe ekspozitorë sipas standardeve të kompanisë.
  • Sigurimi i prezantimit të duhur vizual të produkteve (etiketa, çmime, paketim, material promocional).
  • Kontrolli i stokut nëpër pika shitjeje dhe komunikimi me departamentin e shitjeve për furnizim.
  • Monitorimi i datave të skadimit dhe mirëmbajtja e cilësisë së produkteve në ekspozim.
  • Vendosja e materialeve promocionale (posterë, display, banerë etj.) në përputhje me fushatat e marketingut.
  • Raportimi i shitjeve dhe performancës së produkteve tek supervizori ose menaxheri i shitjeve.
  • Vëzhgimi i produkteve konkurrente – çmimet, vendosja dhe strategjitë e tyre në treg.
  • Komunikimi i vazhdueshëm me stafin e shitjes dhe menaxherët e dyqaneve për koordinim të ekspozimeve.
  • Raportim periodik me foto dhe të dhëna për statusin e produkteve në terren.

KUALIFIKIMET DHE AFTESIT E KËRKUARA:

  • Diplomë e shkollës së mesme,
  • Përvoja e mëparshme si merchandizer/e ose në një rol të ngjashëm është e dëshirueshme,
  • Planifikim dhe menaxhim kohe – aftësi për të planifikuar vizitat në pika të ndryshme, për të ndjekur oraret e furnizimeve dhe për të respektuar afatet.
  • Aftësi organizative — për planifikimin e ekspozimeve, stoqeve dhe riorganizimit të produkteve.
  • Vëmendje ndaj detajeve — për mënyrën si vendosen produktet, çmimet, etiketat dhe materialet promocionale.
  • Zgjidhje problemesh në terren – reagim i shpejtë ndaj situatave si mungesa produktesh, vendosje e gabuar, apo kërkesa nga klientët.
  • Puna në ekip – bashkëpunim me ekipin e shitjeve, marketingut dhe logjistikës për rezultate më të mira

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë aplikacionin për punësim në e-mail adresën: [email protected] Aplikacioni për konkurim mund të dorëzohet edhe fizikisht tek kompania ALM GROUP Sh.P.K. Magj. Prishtinë – Ferizaj, km/10 p.n. Konjuh/Lipjan.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 03/11/2025 deri më 17/11/2025

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu