Kategoritë
Depo, Shperndarje
Vendi i punës
Prishtinë
Numri i pozitave
1
Konkurs Pune – Punëtor në depo / shpërndarje mallrash
PRO TRANSPORT SHPK kërkon të punësojë një punëtor për depo dhe shpërndarje mallrash për depon tonë të logjistikës në Prishtinë.
Personi i përzgjedhur do të jetë pjesë e ekipit të depos dhe do të ndihmojë në manipulimin e mallrave në depo dhe shpërndarjen e tyre tek klientët, në bashkëpunim me stafin ekzistues.
Detyrat kryesore
- Pranimi dhe sistemimi i mallrave në depo*/96521
- Ngarkimi dhe shkarkimi i mallrave
- Lëvizja e mallrave në depo me paletar dhe piruner
- Përgatitja e mallrave për dërgim
- Ndihmë në transportin dhe dorëzimin e mallrave tek klientët
(Puna organizohet në ekip me stafin e depos dhe transportit)
Kërkesat
- Patentë shoferi kategoria C ose C1
- Përvojë në drejtimin e kamionit
- Duhet të ketë përvojë në përdorimin e pirunerit
- Të jetë i përgjegjshëm dhe korrekt në punë
- Të njohë rrugët e Kosovës
Aplikimi
CV duhet të dërgohen përmes email-it në adresën [email protected] jo me vonë se 20.03.2026. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të thirren në fazen e intervistës.
Apliko shpejtë përmes sistemit!