business

Kordinator/e për produkte vullnetare - Peje

  • star Publikuar: 29-03-2024
  • star Skadon: 05-04-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Pejë
Shikime 1191

Kompania e Sigurimeve

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A.

shpall

KONKURS PUNE

Titulli: Kordinator/e për produkte vullnetare Peje

Detyrat kryesore:

  • Koordinimi i shitjes për degën Peje për të shtuar efikasitetin në punë.
  • Monitorimi dhe raportimi i rezultateve të shitjes në degë.
  • Arritja e objektivave te shitjes, I përcaktuar nga Drejtoria Qendrore.
  • Analiza e tregut dhe identifikimi i trendeve të reja për të ndihmuar në zhvillimin e produkteve vullnetare të reja dhe në përmirësimin e atyre ekzistuese.
  • Përgatitja e ofertave ditore për klientë individualë dhe biznese për produktet e sigurimit vullnetar.
  • Mbikëqyrja dhe udhëzimi i punonjësve të degës për të siguruar që puna e tyre është në përputhje me standardet e kompanisë.
  • Përgatitja e raporteve mujore dhe të tjera sipas nevojës së kompanisë.
  • Angazhimi dhe promovimi i produkteve të SIGAL UNIQA në aktivitetet dhe fushatat e ndryshme të organizuara.
  • Organizimi dhe rregullimi i marrëdhënieve me klientët, bizneset private, institucionet publike dhe shoqatat.
  • Kryerja e detyrave të tjera sipas kërkesave të punëdhënësit në përputhje me udhëzimet dhe procedurat e kompanisë, ne pajtueshmëri legjislacionin në fuqi.

Vendi i punës: Dega Pejë

Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:

  • Përgatitja e lartë arsimore (diplomë universitare)
  • Përvojë pune 3 deri 5 vite, në lëmine profesionale,
  • Njohje e shkëlqyeshme e komunikimit në gjuhën angleze;

Të gjithë kandidatët/et duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:

  • Të kenë aftësi të mira komunikimi,
  • Të jenë të aftë për punë në ekip dhe për punë në terren;
  • Të jenë kreativ, i motivuar dhe bashkëpunues.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV me fotografi,
  • Diploma, certifikime dhe trajnime relevante,
  • Dëshmi mbi përvojën e punës,
  • Letër motivimi;
  • Referenca nga punëdhënësi paraprak ose aktual.

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim për pozitën: Kordinator/e për produkte vullnetare Peje

Konkursi është i hapur deri me datën 05.04.2024.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë në bazë të CV do të ftohen në intervistë.