business

FTESË PËR OFERTIM: Auditimi i jashtëm i Leasing Solution”

  • star Publikuar: 03-06-2024
  • star Skadon: 16-06-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 722

FTESË PËR OFERTIM

Auditimi i pasqyrave financiare te LEASING SOLUTION SHPK për vitin afarist 2024

Ftohen subjektet e interesuara që për nevoja te LEASING SOLUTION SHPK, të paraqesin ofertat e tyre për auditimin e pasqyrave financiare për vitin afarist 2024.

Kërkesat minimale për ofertim janë:

Certifikata e regjistrimit të biznesit dhe numrit fiskal, Licenca për kryerjen e veprimtarisë,

Kompania audituese ligjore duhet të jetë në listen e KKRF-së,

Çmimet duhet të jenë në euro,

Referenca që konfirmojnë ofrimin e suksesshëm të shërbimeve të kërkuara.

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 90 ditë nga dita e dorëzimit.

Auditimi duhet të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare (IFRS), atyre lokale të kontabilitetit si dhe kërkesave të BQK-së.

Vetem ofertuesi i suksesshëm do të njoftohet për përzgjedhjen nga ana e organeve kompetente të Institucionit.

Kompania ligjore e auditimit që zgjedhet është e obliguar që raportet përfundimtare si dhe letrën e menaxhmentit, t’i përpilojë dhe dorëzojë në gjuhën shqipe dhe angleze në 6 kopje origjinale brenda afatit të caktuar me kontratë.

Për më shumë informata mund të kontaktoni në email adresen: [email protected] .

Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në zyret e Institucionit, rr. Kroi i Bardhë, Rr. Shefqet Shkupi,OB1, H1, Nr.8, Prishtinë (afër Stacionit të Autobusëve dhe Qendres tregtare Dardha) ose edhe në e-mail adresën [email protected] , deri më 16.06.2024, ora 16:00, me shënimin: “Auditimi i jashtëm i Leasing Solution”.

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.

03.06.2024