
Kompani
Eclat Institut de Beaute
Kategoritë
Infermieri
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
76
KONKURS PUNE – INFERMIERE ME PËRVOJË NË FUSHËN E ESTETIKËS
Eclat shpall hapjen e konkursit për pozitën e Infermieres me Përvojë në Fushën e Estetikës. Me një reputacion të shkëlqyer dhe një ambient bashkëpunues, Eclat ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e karrierës tuaj. Ky është vendi ideal për t’u bashkuar me një ekip të dedikuar dhe të orientuar nga profesionalizmi.
Kriteret e Kualifikimit:
- Arsimi:
- Diplomë nga Fakulteti i Infermierisë ose degë përkatëse.
- Licensë pune e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë.
- Eksperienca:
- Përvojë të mjaftueshme pune si infermiere, me theks të veçantë në mjekësinë estetike.
- Eksperiencë me procedurat më të fundit estetike, përfshirë, por jo vetëm, laser terapinë, Hydrafacial, microneedling, dhe trajtime të tjera estetike.
- Aftësi dhe Kualifikime:
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe ndërveprim me pacientët.
- Njohuri të avancuara mbi teknologjitë dhe trajtimet moderne të estetikës mjekësore.
- Aftësi për të administroj procedurat emergjente në rastet kur ato shfaqen.
- Aftësi dhe interesim për tu zhvilluar profesionalisht.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar situatat me profesionalizëm.
- Të zotëroj mirë gjuhen Angleze.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Realizimi i konsultimeve të detajuara për të kuptuar nevojat dhe pritshmëritë e pacientëve.
- Kryerja e trajtimeve estetike profesionale që klinika ofron.
- Konsultimi me klientët për shërbimet dhe produktet specifike që klinika ofron.
- Këshillimi dhe asistimi në procesin e shitjes së produkteve SkinCare që klinika ofron.
- Asistimi dhe mbështetje për stafin në proceset e përditshme të punës në klinikë.
Përparësi:
- Preferohet profesioniste nga gjinia femrore.
Si të Aplikohet:
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe kopjet e dokumenteve përkatëse në adresën tonë të emailit: [email protected] .
Afati i aplikimit: 20 Mars 2025.
Pse të punoni me ne:
- Mundësi të shkëlqyera për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme në një mjedis mbështetës.
- Akses në teknologjitë dhe trajtimet më të avancuara të estetikës mjekësore.
- Ambient pune bashkëpunues, ku inkurajojmë ndarjen e njohurive dhe mësimin e përbashkët.