Diakonie Kosova – Projekti i Fermës së Pulave në Frashër të Mitrovicës
KONKURS PUNE
Pozita: Projekt Koordinator – 1 (një) pozitë
Orari i punës: 40 orë në javë
Kualifikimet e kërkuara:
- Përfundimi i studimeve universitare në Agronomi ose Veterinari
- Përvojë pune në fushën përkatëse
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe paraqitje profesionale
- Aftësi të mira negocimi dhe bashkëpunimi
- Aftësi për të punuar nën presion
- Njohuri të gjuhës gjermane (e preferuar) dhe të gjuhës angleze (e preferuar)
- Patentë shofer – Kategoria B (e obliguar)
Detyrat e punës:
- Menaxhimi i fermës së pulave dhe dhive në Frashër të Mitrovicës
- Punë dhe menaxhim me staf me nevoja të veçanta
- Hartimi i projekt-propozimeve dhe raporteve
- Raportim tek donatorët, menaxhmenti, bordi etj.
- Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga drejtori ekzekutiv i organizatës
Diakonie Kosova ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga persona të të gjitha komuniteteve.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë: CV me foto, letër motivuese, si dhe dokumentet mbështetëse (diploma, certifikata trajnimesh etj.). Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren në konsideratë. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i aplikimit: deri më 31.12.2025
Aplikacionet duhet të dërgohen në adresën elektronike:
📧 [email protected]