business

Zyrtare financiare

  • star Publikuar: 27-07-2023
  • star Skadon: 11-08-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Diakonie Kosova
Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Mitrovicë
Shikime 28637

Organizata Jo Qeveritare: Diakonie Kosova

Shpall konkurs për vend pune:

  1. Zyrtare financiare (Nje pozitë) - zëvendësim pushim lehonisë

Vendi i punës: Mitrovicë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pergatitjet dhe regjistrimet kontabël të pagave të stafit dhe aseteve
  • Pagesat, lëshimi dhe regjistrimi i faturave të shitjes dhe të gjitha dokumenteve tjera dalëse
  • Pergatitje dhe raportim i deklaratave tatimore - tek Administrata Tatimore
  • Të ndihmojë menaxherin financiar në përgatitjen e pasqyrave financiare
  • Ofron informata relevante dhe me kohë sipas kërkesave të menaxhmentit të kompanisë
  • Kryen detyrat dhe punët në përputhje me manualet e aplikueshme brenda kompanisë

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare e Fakultetit Ekonomik (Banka, Financa dhe Kontabiltet)
  • Njohja e programeve të kontabilitetit (Quickbox)-Përparesi
  • Aftesi Kompjuterike ( Exel, Word. Power point etj.)
  • Njohja e gjuhës Angleze rrjedhshëm (në të shkruar dhe në të folur) – Obligative
  • Njohja e gjuhës Gjermane - Përparesi
  • Përvojë pune relevante në kontabilitet- Përparesi

Diakonie Kosova ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e interesuar nga të gjitha komunitetet në Kosoves.

Të interesuarit duhet të sjellin CV me foto, letër motivuese, dokumentet tjera mbeshtetese (diploma, çertifikata trajnimi, referenca etj. ). CV-në dhe letrën motivuese duhet të sjellni në gjuhën angleze.

Dokumentet e pakompetura nuk do te merren parasysh.

Afati i fundit per aplikim është deri me 11 Gusht 2023

Aplikacionet mund ti dorëzoni personalisht në adresën :

Objekti : Diakonie Kosova – Rr Andrea Alleshi

Aplikacionet mund ti dergoni edhe ne adresen elektronike: [email protected]