business

Projekt Menaxher

  • star Publikuar: 31-01-2023
  • star Skadon: 15-02-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Kozmetikë dhe Kurim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 13771

Infosoft Systems Prishtina, kerkon te rekrutoje:

Projekt Menaxher

PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM PUNËS:

Përgjegjës per konceptualizimin dhe pergatitjen Projekt Propozimit; Koordinimin dhe përfundimin e projekteve në kohë brenda buxhetit dhe brenda fushëveprimit. Mbikëqyr të gjitha aspektet e projekteve. Vendosn afate, cakton përgjegjësi dhe monitoron si dhe përmblidhn progresin e projektit. Përgatitn raporte për menaxhmentin e lartë në lidhje me statusin e projektit.

KËRKESAT BAZË PËR ARSIMIM, KUALIFIKIM, EKSPERIENCË:

  • Diplomë universitare – inxhineri ne shkenca kompjuterike, apo relevante
  • Te pakten 5 vjet experienc, pas diplomimit dhe minimumi 2 vjet përvojë në menaxhim të projektit
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese
  • Certifikatat lidhur me aftësit teknike janë pëparësi për kandidatin, si PMP, ITIL, Scrum.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore

  • Përcakton, identifikon dhe qartëson mundësit dhe nevojat projektit; analizon RFP, merr pjese ne takime për planifikim te planeve të punës lidhur me projektet
  • Përmbush afatet e kontratave, duke planifikuar dhe vendosur targete dhe prioritete,
  • Përgatit propozime duke u bazuar dhe mbledhur informacione teknike, metodologjinë e menaxhimit të projekteve, buxhetin, resurset, standardet e performancës etj.
  • Monitoroni kostot e projektit
  • Menaxhon projektin sipas metodologjisë së aprovuar në kompani, që janë në një linjë me standardet ndërkombëtare si metodologjia PMI, PMI-Agile, Scrum. Përgatit dhe azhuron dokumentacionin e projekteve
  • Përgatit raport javor për menaxherët dhe stakeholders duke I informuar me kohë lidhur me statusin e projektit /projekteve
  • Ndjek linjat bazë të projektit, identifikon ndryshimet, rreziqet dhe nevojat për burime njerëzore dhe materiale
  • Udhëheq ekipën e projektit, motivon ata dhe I monitoron

Te tjera

  • Njohuri e mira me mjetet e softuerit të menaxhimit të projektit, metodologjitë dhe praktikat më të mira
  • Motivues per ekipen dhe stafin; i/e aftë për të mentoruar dhe udhëhequr
  • Vetë-motivues
  • Aftësi të shkëlqyera të marrëdhënieve ndërpersonale
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim; duhet të jetë një dëgjues, një prezantues i mire etj
  • Njohuri për të gjitha fazat e ciklit jetësor të projektit

Benefite

  • Përzgjedhje të kandidatëve profesional dhe në mënyrë meritore.
  • Orari i punës: orar i rregullt i punës.
  • Pagë konkurruese në treg.
  • 20 dite pushim vjetor në vit, përfshi të gjitha pushimet tjera sipas legjislacionit në fuqi.
  • Sigurim Shendetesor per punonjesit e kompanise.
  • Mundësi për zhvillim profesional.

Kandidatët e kualifikuar duhet të dorëzojnë letrën e interesit, CV-në e përditësuar dhe kopjet e dokumenteve mbështetëse duke përfshirë letrat e referencës, në adresën e mëposhtme të e_mail: [email protected], deri me date 15.02.2023

Të dhënat personale që do të dorëzoni përmes aplikacionit tuaj, do të mbrohen dhe përdoren vetëm për qëllime rekrutimi, sipas legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, konkretisht sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës..