business

Zyrtar Certifikues (1), Drejtues i levizjes se trenave - praktikant (3)

  • star Publikuar: 05-08-2023
  • star Skadon: 21-08-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani INFRAKOS SH.A
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Pejë, Fushë Kosovë, Klinë
Shikime 37836

Në përputhje me kompetencat e dhëna me legjislacionin për Ndërmarrjet Publike dhe në bazë të nenit 17 pika 17,3,1 të Statutit të Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës ,,INFRAKOS,, Sh.A., dhe në mbështetje të Ligjit të Punës në Kosovë nr.03/L-2012 dhe në bazë të Udhëzimit administrativ (MPMS) nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, Infrakosi me datë 04.08.2023 shpall këtë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të punës

POZITA: Zyrtar Certifikues

NJËSIA: Kabineti i Kryeshefit

I RAPORTON : Kryeshefit Ekzekutiv

Përgjegjësi mbikëqyrëse: JO

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore të Zyrtarit Çertifikues

  • Në pajtim me mbikëqyrësin harton planet e punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të divizionit/sektorit dhe jep rekomandime lidhur me objektivat e njësisë;
  • Udhëheqë grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet dhe kryen detyra të specializuara në fushën profesionale specifike, si dhe ndihmon stafin vartës në ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të njësisë dhe harton raporte mbi progresin e arritur dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohet;
  • Çertifikon realizimin e të gjitha shpenzimeve buxhetore të Kompanisë;
  • Siguron që kushtet e zbatueshmërisë së një kontrate publike të jenë përmbushur para bërjes ose autorizimit të pagesave sipas kontratës;
  • Siguron që shpenzimi i parasë publike sipas një kontrate publike të bëhet në pajtim me rregullat e KBFP dhe që prokurimi është në pajtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik;
  • Siguron që janë plotësuar kushtet e kontratës para se të bëhet pagesa dhe që kërkesa për pagesë është e koduar në zërin e duhur të shpenzimeve;
  • Siguron që rregullat e KBFP dhe dispozitat tjera ligjore janë respektuar gjatë inicimit dhe realizimit të aktivitetit të prokurimit dhe procedimit të shpenzimeve;
  • Të sigurojë që shpenzimi i parave publike sipas një kontrate publike të bëhet në pajtim me rregullat e KBFP. Zyrtari Çertifikues po ashtu ushtron të gjitha detyrat, të cilat i janë caktuar atij/asaj sipas rregullave të KBFP;
  • Zyrtari Çertifikues duhet që të identifikojë dhe menjëherë t'i raportojë me shkrim KE-së dhe cilit do zyrtar tjetër të rangut të lartë në Ndërmarrjen Publike mbi të gjitha rastet e mosrespektimit të këtij ligji. Zyrtari Çertifikues mban shënime gjithëpërfshirëse me shkrim mbi të gjitha rastet e mos-respektimit të ligjit për së paku shtatë (7) vite.
  • Certifikon realizimin e të gjitha shpenzimeve buxhetore të ZKA-së,
  • Kryen pune dhe detyra tjera sipas udhëzimeve nga KE,
  • Për punën e vet i përgjigjet dhe i raporton KE-së.

KUSHTET, AFTËSITË DHE NJOHURIT E KËRKUARA:

  • Diplome universitare, drejtimi ekonomik, biznes apo të ngjashme,
  • Trajnimet dhe certifikimet nga fusha e kontabilitetit dhe auditimit janë të preferueshme
  • Minimum 3 vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën profesionale specifike të ftuar përmes arsimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregullorve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (word, Excel, Power Point, Access, Internetit).

POZITA: DREJTUES I LËVIZJES SË TRENAVE- PRAKTIKANT tri pozita:

  • një pozitë drejtues treni në stacionin e trenit Pejë dhe
  • dy pozita drejtues treni në stacionin e trenit në Klinë.

NJËSIA: Shërbimi i Stacioneve

KONTRATA: Me kohë të pacaktuar

I RAPORTON : Shefit të Stacionit

PËRGJEGJËSI MBIKËQYRËSI: JO

PËRSHKRIMI PUNËS:

  • Është përgjegjës për sigurinë dhe regullueshmërin në komunikacionin hekurudhor
  • Është përgjegjës për përgatitje të rregullt dhe nisje të trenave
  • Është përgjegjës për sigurim të rrugëtimit të trenave në hyrje, dalje dhe kalim dhe për manipulim me sinjale kryesore sipas dokumentit teknik , dhe udhëzimeve teknike.
  • Jep detyra , udhëheq dhe kontrollon realizimin e punëve manovruese.
  • E kryen efektin e punës me trena të cilin ia dorëzon Dispeçerit të Komunikacionit.
  • I udhëheq evidencat e nevojshme të komunikacionit dhe të vagonëve
  • Është përgjegjës për realizimin e OLT-ës
  • Kryen kontrollimin e rregullt dhe të jashtëzakonshëm të ndërrueseve.
  • Është në kontakt të rregullt me Dispeqerin e komunikacionit
  • E përcjellë lëvizjen e trenave
  • E pajisë personelin e trenit me njoftime të nevojshme(Përmes Urdhëresës I dhe II)
  • Pastron ndërrueset dhe zyrën në stacione pa ndërrues.
  • Koordinon- kontakton me stacionet tjera në rregullimin e sigurt të lëvizjes së trenave
  • Kryen edhe punë tjera sipas Urdhëresave-Udhëzimeve me karakter të përhershëm ose të përkohshëm dhe sipas detyrave të përcaktuara në dokumentin teknik të stacionit pjesa e I,II.dhe sipas Urdhrit të Shefit të stacionit
  • Kujdeset per pronën brenda perimetrit të stacionit hekurudhor.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e pastërtisë në objektet, stabilimentet (ndërruesve aty ku mungon ndërruesi, e te tjera) si dhe hapësirat brenda dhe rreth stacionit.

KUSHTET, AFTËSITË DHE NJOHURITË E KËRKUARA:

  • Teknik i Komunikacionit hekurudhor.
  • Të jetë i aftë në zgjidhjen e problemeve
  • Të ketë aftësi organizative, planifikuese dhe orientim të qartë
  • Kontrollimin mjekësor (grup i parë shëndetësor)
  • Të njeh gjuhën shqipe preferohet njohja e gjuhës angleze dhe serbe
  • Aftësi te shkëlqyeshme kompjuterike.

Procedura e aplikimit:

Aplikacioni dhe konkursi mund të merret në ndërtesën e drejtorisë të Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës -``INFRAKOS`` Sh.A, në Fushë Kosovë apo në www.infrakos.com. Aplikacioni së bashku me dëshmitë tjera mund të dorëzohet në ndërtesën e drejtorisë së INFRAKOS-it, në adresën Sheshi i Lirisë pn, në Fushë Kosovë. Dokumentacioni duhet të dorëzohet në zarf të mbyllur në të cilin duhet të shkruhet pozita për të cilën aplikon. Data e fundit për aplikim është më: 21/08/2023 ora 15:00. Dokumentacioni që mbërrin pas afatit dhe i pakompletuar do të konsiderohet i pavlefshëm. Dokumentet duhet të dorëzohen vetëm në kopje pasi të njëjtat nuk ju kthehen. Vetëm kandidatët e selektuar për listën e ngushtë do të kontaktohen. Për informata kontaktoni në tel.: 038 550 550 237