NTSH “Jehona com.”, kompani lider, në tregtinë me auto pjesë dhe pajisjet e autoserviseve në Kosovë. Me një eksperiencë mbi 32 vjeçare dhe me një rrjet dyqanesh në qytetet kryesore në Kosovë. Fokusi ynë ndër vite vazhdon të mbetet zhvillimi i vazhdueshëm profesional i punonjësve dhe krijimi i një ambienti pozitiv dhe etik të punës, prandaj ne ju inkurajojmë që t’i bashkangjiteni familjes tonë në pozitat e lira si më poshtë
Shitës: 2 Pozita lokacioni Prishtine - Ferizaj
Detyrat:
- Mbikëqyrje e klientëve në rajonin përkatës
- Këshillimi i klientëve gjatë blerjes
- Kontaktim dhe ofertim i klientëve të ri
- Prezantimi i produkteve të ndryshme dhe ofertave
- Bashkëpunim i ngushtë me koleget e departamenteve të tjera.
Kriteret:
- Të jetë i moshës deri 35 vjec.
- Të ketë arsim të lartë
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
- Të disponoj Patentë shoferi.
- Të njohë programet bazë në përdorimin e kompjuterit
- Të ketë se paku 1 vite, përvojë pune në këtë drejtim ose të ngjashëm
Agjent Tregtar
Detyrat dhe përgjegjësitë
Lokacioni i Punës, Terren sipas planit të vizitave
- Identifikon klientë të ri dhe inicion bashkëpunimin me ta.
- Viziton klientët sipas rutës, pranon porosi, kontakton dhe krijon klientë të rinj duke planifikuar dhe organizuar orarin dhe rutën ditore të vizitave ndaj pikave shitëse ekzistuese, potenciale si dhe ndaj faktorëve tjerë në treg.
- Përshtatë përmbajtjen e prezantimit të shitjes duke studiuar produktet që duhet shitur, pikat shitëse apo faktorë tjerë tregu, si dhe historinë e shitjes dhe kartelën e klientit në përgjithësi.
Kualifikimet e Kërkuara
- Të ketë arsim të lartë
- Të ketë përvojë pune në këtë drejtim ose të ngjashëm minimum 1 vit;
- Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
- Të posedoi patentë shofer të kategorisë B.
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në postën elektronike ( e-mail ): [email protected] , ose drejtpërdrejt tek zyrat tona të cilat gjenden në adresën; Magjistrala Prishtine-Ferizaj (km i 4-rt), Graçanicë.
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen për intervistim
Konkursi do të jetë i hapur nga data 20 Mars 2023 deri më 31 Mars 2023.