Kompani
Hr Partners
Kategoritë
Logjistike
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Të gjitha qytetet
Shikime
1508
Hr Partners, per klient të sajë në fushën e retail, shpall konkurs për pozitën:
MENAXHER LOGJISTIKE
MISIONI DHE FUNKSIONET BAZE:
- Manaxheri i Logjistikës është përgjegjës për planifikimin dhe manaxhimin e të githë aktiviteteve të shpërndarjes, transportit, furnizimit, magazinimit dhe shërbimin/kujdesit ndaj klientit, si dhe plotësimit të nevojave operative të njësive të biznesit në Shqipëri dhe rajon, duke koordinuar/optimizuar stafin në ndarjen e roleve dhe përgjegjësive dhe duke mbikqyrur hapat deri në finalizimin e procesit.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
- Përgjegjës për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë qendrën e shpërndarjes dhe transportit.
- Përgjegjës për arritjen e përmirësimeve në efikasitetin operativ, si dhe për implementimin e cdo sistemi/protokolli të ri që ul kostot e përmirëson cilësinë e punës.
- Shqyrton dhe përditëson strategjitë/procedurat nën objektivin kryesor të zhvillimit të biznesit duke mundësuar funksionalitetin optimal.
- Planifikon dhe mbikqyr asetet dhe infrastrukturën logjistike.
- Përgjegjës për ndjekjen dhe përmbushjen e të gjitha nevojave për transport dhe lëvizjeve në terren.
- Planifikon mënyrat e transportit, rrugët dhe caktimin e ngarkesës për sasi.
- Mbikëqyr statusin e porosive dhe dërgesat.
- Monitoron kostot e transportit.
- Organizon dhe bashkërendon aktivivitetet e departamenteve që ai drejton (Magazinat, Transportin, Ofiçinën dhe Teknikën).
- Trajnon dhe zhvillon skuadrën e tij të logjistikës.
- Lokalizon partnerët e biznesit, furnitorët dhe prodhuesit me reputacionin më të mirë profesional dhe me raportin më të mirë çmim-cilësi, për të bashkëpunuar.
- Zhvillon biznesin duke reduktuar kostot, duke fituar kontrata të reja, duke analizuar problemet dhe arritur zgjidhje të reja logjistike.
- Planifikon vazhdimësinë e biznesit për departamentin e Logjistikës duke krijuar protokolle dhe kundërmasa për rastet e emergjencave dhe forcave madhore për të shmangur ndërprerjen e punës.
- Raporton për departamentin e tij çdo muaj/tre-mujor, gjashte-mujor dhe vit, sipas nevojës.
AFTËSITË:
- Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet.
- Aftësi për të lëvizur në distance të largëta me makinë, si në Shqipëri dhe në rajon.
- Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet.
- Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të qenë i orientuar tek detajet.
- Aftësi shumë të mira nder personale.
- Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse.
- Ndjenjë përgjegjësie.
- Njohuri në përpilim kontratash në sipërmarrje.
- Aftësi për të ruajtur qetësinë gjatë situatave me stres të lartë dhe për të ruajtur fokusin mbi objektivat përfundimtare.
KERKESAT DHE NJOHURITE E NEVOJSHME PER POZICIONIN:
- Arsimi i lartë, preferohen degët Administrim ose Menaxhim Biznesi.
- Eksperiencë 5 vjeçare në pozicione drejtuese të ngjashme.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës Angleze.
- Njohje e mirë e paketës Microsoft Office, sidomos e MS Projects.
- Patentë shofer (Kategoria B).
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithëpërfshirës. Punëmarrësi mund të kryejë edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në përmjet sistemit Apliko Këtu,
Konkursi është i hapur deri më: 18.12.2023
Ju mirëpresim!
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko këtu