SHPALLJE PUNE
EMS PX RETAIL – Duty-Free Shop, me seli në bazën NATO dhe KFOR (FILM CITY), Prishtinë, shpall konkurs për këto pozita pune:
1. SHITËS / SHITËSE (1 pozitë)
Kërkesat:
- Njohja e gjuhës angleze është e detyrueshme; njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi;
- Së paku 1–2 vite përvojë pune si shitës/e;
- Përvoja e mëparshme në Duty-Free ose sektor të ngjashëm është përparësi;
- Njohuri bazike në përdorimin e programeve Word dhe Excel;
- Aftësi për punë në ekip.
Obligimet e punëdhënësit:
- Sigurim pensional;
- Sigurim jete dhe aksidenti;
- Pagesa e të gjitha obligimeve tatimore (punëdhënës/punëmarrës);
- Sigurim shëndetësor (sipas periudhës së kontratës);
- Ambient i përshtatshëm pune dhe mundësi për zhvillim profesional.
2. PUNËTOR/E NË LOGJISTIKË DHE AKTIVITETE TË DYQANIT (1 pozitë)
Kërkesat:
- Njohja e gjuhës angleze është e detyrueshme; gjuhët shtesë janë përparësi;
- Së paku 1–2 vite përvojë pune në logjistikë dhe organizim aktivitetesh;
- Përvoja e mëparshme në sektorin e Duty-Free është përparësi;
- Patentë shoferi, kategoria “B” (e detyrueshme);
- Njohuri në Word dhe Excel janë të dëshirueshme;
- Aftësi për punë ekipore.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- CV në gjuhën angleze;
- Kopje të diplomave dhe referencave;
- Kopje e letërnjoftimit;
- Certifikatë nga Gjykata e Kosovës, jo më e vjetër se 6 muaj, që vërteton se aplikanti nuk është nën hetime.
Aplikimet dërgohen në email:
(10:00 – 16:00 hrs) Afati i fundit për aplikim: 20 shkurt 2026