Kompani
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A.
Kategoritë
Financa
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
13123
UDHËHEQËS I AUDITIMIT
December 27, 2022
Vendi i punës: Prishtinë – Zyra Qendrore
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Hartimi i planit të Auditimit të Brendshëm;
- Auditimi i të gjitha aspekteve të punës veçanërisht atë financiar dhe të marrjes në sigurim;
- Ekzaminimin dhe vlerësimin e përshtatshmërisë dhe efektivitetit të sistemeve të kontrollit të brendshëm;
- Rishikimin e saktësisë dhe besueshmërisë së regjistrave të kontabilitetit dhe të raporteve financiare;
- Rishikimin e sistemit të siguruesit për vlerësimin e kapitalit në lidhje me vlerësimin e rrezikut;
- Rishikimin e sistemeve të themeluara për të siguruar pajtueshmëri me kërkesat ligjore dhe rregullative, kodin e sjelljes dhe implementimin e politikave dhe procedurave;
- Testimin e besueshmërisë dhe përpikshmërisë së raportimeve rregullative dhe
- Mbikëqyrja dhe kontrollimi i zbatimit të standardeve ndërkombëtare.
- Përpilimi i raporteve dhe rekomandimeve me te gjeturat nga auditimi i rregullt dhe prezantimi i tyre para Komitetit te Auditimit dhe Bordit te Drejtoreve.
- Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së punëdhënësit në përputhje me udhëzimet dhe procedurat e kompanisë në përputhje me legjislacionin në fuqi;
Kriteret që duhet te plotësohen janë:
- Kandidatët duhet të posedojnë diplomë universiteti në ekonomi, administratë publike, financa publike, kontabilitet apo juridik.
- Kandidatët duhet të kenë së paku 3 vite përvojë profesionale.
- Te jete i certifikuar nga një institucion i akrediuar vendore ose ndërkombëtare.
- Të kenë njohuri të mira nga financat dhe kontabiliteti.
- Të kenë njohuri mbi objektivat e auditimit të brendshëm, planifikimin, organizimin dhe teknikat e tij.
- Preferohet te ketë njohuri ne programe te auditimit sikurse Audimex.
- Të kenë njohuri për rreziqet afariste të kontrollit të brendshëm.
- Njohuri pune me kompjuter (word,exel,outlook,);
- Njohja e gjuhës angleze ne te folur dhe te shkruar.
Kandidati duhet të dorëzoj:
- Certifikatën e shtetësisë,
- Dokumentacioni mbi kualifikimet,
- CV-në së bashku me dëshmitë mbi përvojën e punës,
- Referenca dhe vlerësimi i performancës nga punëdhënësit e kaluar,
- Certifikatën qe nuk është nen hetimi nga (Policia ose Gjykata) qe dëshmon te kaluarën penale,
Te gjithë të interesuarit të dërgojnë CV në e-mail adresën : [email protected]
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë në bazë të CV do të ftohen në intervistë.
Konkursi është i hapur deri me datën 10.01.2023