business

ZYRTAR/E PËR FINANCA, ANALIST I TREGUT

  • star Publikuar: 11-02-2025
  • star Skadon: 23-02-2025
Kompani Me Display
Kategoritë Financa, Të tjera
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 293

Për nevojat e kompanisë M.E. Display shpallim konkurs për pozitat si në vijim:

POZITA: ZYRTAR/E PËR FINANCA

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Regjistron dhe kontrollon faturat mujore të shpenzimeve (blerjeve) në programin financiar,
  • Bën regjistrimin e blerjeve të jashtme(Dud) në sistemin e financiar,
  • Bën përgatitjen e librit të blerjes dhe shitjes,
  • Bën pergaditjen e Formularit te Tvsh-së dhe tatimeve tjera ligjore,
  • Regjistron dhe barazon ekstraktet bankare me sistemin financiar,
  • Përgatit raporte statistikore, pasqyra financiare, llogari financiare periodike dhe vjetore
  • Analizon dhe monitoron fluksin e parase dhe mban regjistër të për afatet e pagesave me klient/furnitorë,
  • Bën barazimin e kartelave financiare me klient/furnitorë,
  • Asiston në përgatitjen e buxheteve dhe dhënien e shpjegimeve të ndryshimeve në raportet financiare të projekteve,
  • Asiston në përgatitjen e pasqyrave financiare sipas politikave/procedurave Kontabël dhe standardeve të kontabilitetit të Kosovës,
  • Të punojë ngushtë me stafin menaxhues lidhur me proceset e auditimit,
  • Propozon dhe zbaton vendime të tjera të deleguara nga kompania

Aftësitë dhe Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në fushën e ekonomisë
  • Preferohet të ketë certifikatë nga SCAAK, IKAF, etj.,
  • Të ketë përvojë minimum dyvjecare në fushën e Financave,
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter – njohuri të pakos së MC Office (vecanërisht Excel),
  • Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mail-it,
  • Aftësi analitike në punë,
  • Të ketë njohuri të legjislacionit Tatimor të Kosovës,
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të kohës,
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të stresit,
  • Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë,
  • Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale.

POZITA: ANALIST I TREGUT

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Studimi(hulumtimi) i tregut vendorë dhe të jashtëm,
  • Të percaktojë trendet dhe nevojat e klientëve,
  • Hulumton mbi çmimet e produkteve në treg, analizon lëvizjen e tyre,
  • Identifikimi i mundësive për të rritur prezencën dhe shitjen e produkteve,
  • Kryerja e vizitave të rregullta në terren,
  • Përgatitja e raporteve mbi reagimet e konsumatorëve,
  • Krijimi i raporteve analitike dhe rekomandimeve strategjike për menaxhmentin,
  • Monitorimi i cmimeve të tregut dhe tendencave,
  • Kujdeset që strategjia e vendosjes së çmimeve t’i kontribuoj arritjes së targeteve dhe menaxhimit të stoqeve,
  • Merr pjesë aktive në identifikimin e produkteve që duhet të vendosen në kampanja të zbritjeve dhe jep rekomandime për çmimet që duhet të aplikohen,
  • Të analizoj pozicionin e kompanisë në treg,
  • Analiza e faktorëve ekonomik dhe të industrise që ndikojnë në tregun e kompanisë,
  • Krijimi i strategjisë për rritjen e pranisë së produkteve në treg,

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diplomë universitare në fushën e ekonomisë
  • Komunikativ/e dhe i besueshem
  • Eksperiencë në analiza financiare dhe hulumtime të tregut,
  • Aftësi për të punuar në një atmosferë me dinamikë të lartë të punës
  • Posedim i njohurive bazike ligjore që ndërlidhen me shitje
  • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Njohje e gjuhëve të huaja (e preferueshme gjuha Angleze)
  • Pavarësi në punë dhe vetiniciativë
  • Aftesi të shkëlqyera analitike
  • Njohje e mirë e punës më kompjuter dhe pakos Office
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të kohës,
  • Aftesi të mira raportimi, komunikimi dhe negocimi,
  • Shkathtësi negociuese dhe njohje e kodit të mirësjelljes në afarizëm
  • Mbron vlerat e kompanise duke e mbajtur informacionin konfidencial,

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cakura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV në email adresën [email protected] .

Afati i aplikimit është deri me datën 23.02.2025.