
Kompani
Uni Trade
Kategoritë
Shitje, Depo, Shofer
Numri i pozitave
4
Vendi i punës
Lipjan
Shikime
189
Uni-Trade SHPK me seli në Magj. Prishtine – Ferizaj, fsh. Konjuh – Lipjan shpall konkurs për këto pozita:
1 - Pozita: Menaxher i Depos (1)
2- Pozita: Komercialist/ Shitje (1)
3- Pozita: Vozitës CE (1)
4- Pozita: Operator i Makinerisè
Përgjegjësitë: Menaxher i Depos
Koordinon dhe menaxhon mbarëvajtjen e të gjitha proceseve operacionale,
- Menaxhon porosin e mallit dhe pranimin e mallit,
- Mbikëqyr operacionet e magazinimit, shpërndarjes dhe mirëmbajtjes,
- Sigurohet që depo të funksionoj me kapacitet maksimal,
- Mbikëqyr operacionet ditore, kontrollon dhe menaxhon stokun.
Kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë përvojë pune në pozita menaxheriale në sektorin e shitjes,
- Fleksibil dhe i shpejt në zgjidhjen e problemeve,
- Njohuri shumë të mira në paketën e MS Office,
- Të ketë patent shoferi (kategoria B).
Pergjegjesit: Komercialist/Shitje
- Menaxhimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe të rinj,
- Përgatitja e ofertave dhe negociimi i kushteve të bashkëpunimit,
- Monitorimi i tregut dhe identifikimi i mundësive të reja për shitje,
- Mbledhja dhe analizimi i të dhënave për të arritur objektivat e shitjes.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë në shitje ose pozita të ngjashme,
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi,
- Leje drejtimi (kategoria B),
- Të jetë i motivuar dhe me dëshirë për të arritur rezultate të mira.
Përgjegjësitë: Vozitës
- Transportimin e mallrave sipas destinacioneve të përcaktuara,
- Operimin e sigurt dhe profesional të kamionit/shleperit,
- Kontrollon shpenzimet e kamionit që përdorë,
- Përcjell gjendjen e automjetit dhe lajmëron për kohën e regjistrimit të tij,
- Ndihmon në ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave sipas nevojës.
Kualifikimet e Kërkuara:
- Patentë shoferi Kategoria CE (e vlefshme),
- Përvojë pune si shofer kamioni/shleperi,
- Përgjegjshmëri dhe përpikëri në punë.
Përgjegjësitë: Operator I Makineris
- Kryen punët e dhëna nga menaxhmenti,
- Kontrollon dhe numëron produktet ne depo.
Kualifikimet e Kërkuara:
- Te ketë aftesi bazike mekanike dhe deshirë për të mësuar,
- Të jetë fleksibil dhe i përshtatshëm për punë në grup.
Të interesuarat mund të dërgojnë CV në email adresen tone: [email protected] ,. Apo nepermjet telefonit ne numrin 044 133 414