PREMIUM +
business

Punëtor në Sigurim (2)


Ruaj
  • star Publikuar: 15-04-2026
  • star Skadon: 24-04-2026
Kategoritë Sigurim Fizik
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 2

EMERALD HOTEL

Shpall:

K O N K U R S P U N E

Pozita: Punëtor në Sigurim (2 pozita)

Lokacioni: Prishtinë

Përshkrimi i pozitës:

Emerald Hotel është në kërkim të dy personave të përgjegjshëm dhe profesional për pozitën Sigurim, të cilët do të jenë përgjegjës për ruajtjen e rendit, sigurisë dhe mirëqenies së mysafirëve dhe stafit brenda objektit të hotelit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbikëqyrja e hyrje-daljeve në objekt
  • Kontrollimi i vizitorëve dhe automjeteve
  • Parandalimi i incidenteve dhe reagimi në raste emergjente
  • Patrullimi i rregullt i hapësirave të hotelit
  • Bashkëpunimi me stafin për garantimin e sigurisë
  • Raportimi i çdo parregullsie tek menaxhmenti

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Përvojë e mëparshme në sigurim (preferohet)
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi
  • Integritet dhe përgjegjësi e lartë në punë
  • Gatishmëri për punë me orar të ndërrimeve (ditë/natë)
  • Kondicion fizik i mirë

Ne ofrojmë:

  • Ambient profesional dhe stabil pune
  • Pagë konkurruese
  • Kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në email: [email protected]