Kompani
BPB - Banka për Biznes
Kategoritë
Financa
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
46345
Pozita: Specialist për Vlerësim të Kolateralit për Prona të Paluajtshme (m/f)
Qyteti: Prishtinë
Afati i aplikimit: 08/03/2023
Specialist për Vlerësim të Kolateralit për Prona të Paluajtshme (m/f)
Kualifikimet:
- Diplomë Universitare (preferohet Bachelor në Arkitekturë, Ndërtimtari, Ekonomi apo të ngjashme);
- Licencë aktive profesionale për Vlerësimin e Pronave të Paluajtshme;
- Përvojë e mëparshme së paku tri (3) vite, dhe përvoja në industrinë bankare përbën avantazh;
- Aftësi për të menduar në mënyrë kritike dhe për të punuar në mënyrë të pavarur;
- Aftësi të shkëlqyera analitike, organizim dhe përcaktim të prioriteteve;
- Aftësi të shkëlqyera në të shkruar, folur dhe në mënyrë të qartë dhe të saktë;
- Aftësi të mira të menaxhimit të kohës, i përgjegjshëm dhe me interes për të mësuar dhe për të marrë iniciativë;
- Të posedoj patentë shofer, kategoria B;
- Nivel i mirë i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.
Përgjegjësitë:
- Asiston në rishikimin e politikës dhe procedurës për vlerësimin e hipotekave;
- Sigurohet që politika dhe procedura interne për vlerësimin e hipotekave janë në harmoni të plotë me kërkesat rregullative dhe praktikat më të mira;
- Asiston në krijimin dhe rifreskimin e formës së përgjithshme të raportit për vlerësimin e hipotekave;
- Organizon punën e vlerësimeve të hipotekave varësisht sipas nevojës dhe prioriteteve të departamentit/bankës;
- Viziton fizikisht të gjitha kërkesat/rastet që i caktohen për vlerësim apo rivlerësim të pronave te paluajtshme, hipotekave në tërë territorin e Kosovës;
- Përgatit raportin e vlerësimit për të gjitha hipotekat e vlerësuara/vizituara;
- Bazuar në politikën/procedurën e vlerësimit të kolateralit bënë rivlerësimin e hipotekave për rastet e përcaktuara;
- Asiston në rastet e vlerësimeve që bëhen nga kompanitë e jashtme dhe sigurohet që këto vlerësime po bëhen në harmoni të plotë me kërkesat rregullative dhe interne;
- Realizon objektivat e përcaktuar në baza mujore, tremujore dhe vjetore;
- Përgatitë raporte për pjesën e fushës që është përgjegjës;
- Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikëqyrësit Direkt.
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 08 mars 2023.