Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.
Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
JUMBO – Kid Zone Kosova Sh.P.K. eshte pjese e Grupit BALFIN. Kid Zone Kosova sh.p.k eshte operatori ekskluziv i dyqaneve Jumbo ne Shqiperi, Kosove, Bosnje Herzegovine dhe Mal i Zi.
Aktiviteti kryesor i kompanise eshte shprendarja e lodrave per femije, produkte per foshnje, kancelari, produkte sezonale dhe shtepi.
JUMBO Kosova shpalle konkurs per dyqanin ne Ferizaj per pozicionin:
Punetor Magazine
Pozicioni: Punetor Magazine
Departamenti: Magazine
Vendodhja: Ferizaj
PERMBLEDHJE E POZICIONIT:
Nje Punetor magazine eshte pergjegjes per stokun fizik te dyqanit ne magazine, mirembajtjen, operimin e magazines si funksion operacional. Pranimin e furnizimeve, pranimin dhe dergimin e transfertave, sistemimin dhe mirembajtjen e kategorive dhe qarkullimin e mallit ne magazine dhe ne dyqan.
Pergatit produktet ne baze te porosive per ne terrenin e shitjes.
FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:
- Mban paster dhe te rregullt magazinen duke u perkujdesur ne menyre ditore;
- Sistemon ne menyre te vazhdueshme kategorine per te cilen eshte pergjegjes apo qe i delegohet nga supervizori i magazines;
- Pergatit porosine e artikujve per departamentet sipas kerkeses;
- Kujdeset qe gjate levizjes se mallin ne ambjentet e magazines produktet te mos demtohen dhe te jene gati per shitje ne gjendje perfekte;
- Ben pranimin e furnizimit sipas udhezimeve te supervizorit te magazines;
- Ben shkarkimin e kamionit me mjetet e kompanise;
- Ben kontrollin ne sistem te furnizimit me terminalet e dores (motorrola, palmar) ne baze kutish;
- Hap dhe kontrollon cdo kuti te dyshimte per difekte, minuse ose probleme te tjera fizike, sipas udhezimeve te supervizorit te magazines dhe eksperiencave te meparshme;
- Ndan vec mostrat e reja sipas procedures qe zbatohen ne pranimin e furnizimit ne magazinat jumbo.
- Ben stokimin e artikujve, pas pranimit te furnizimit dhe shperndarjes se porosive;
- Pergatit fizikisht transfertat e produkteve qe kerkohen, nga menaxhimi ose supervizori i magazines;
- Ben pranimin e transfertave qe vijne ne dyqan nga dyqanet e tjera jumbo, duke kontrolluar faturen e shoqerimit dhe sasine perkatese te mallit;
- Ben stokimin e produkteve, te kategorive sezonale te mbyllura;
- Ndihmon dhe pregatit transfertat e kodeve te kategorive sezonale, te mbyllura per magazine qendrore.
- Njeh me se miri kodet e furnitorit per cdo kategori produkti;
- Ne rast te kontaktit me klientin, i ofron klientit sherbim cilesor sipas standarteve te kompanise dhe/ ose kerkon ndihme nga personeli i salles per ta orientuar klientin me se miri;
- Sillet situativ ne rast te problemeve ne pune, shmang keqkuptimet dhe kerkon ndihme nga superiori nese eshte e nevojshme;
- Raporton te supervizori/menaxheri i dyqanit per cdo problem ne lidhje me produktin;
- Raporton te supervizori/ menaxheri i dyqanit ne menyre te menjehershem per avari te ndryshme per te cilat eshte deshmimtar i momentit;
- Respekton rregulloren e brendshme te kompanise, kujdeset per kodin e veshjes dhe sjelljes ne pune;
- Respekton dhe pershendet klientin i pari qe ne momentin e pare qe ka kontakt me te;
- Ndihmon ne trajnimin e personelit te ri kur i kerkohet nga supervizori dhe ndan vazhdimisht informacionin me punonjesit e ri te departamentit te vet dhe me gjere;
- Jep feedback ne rastet e kerkuara mbi performancen e punonjesit te ri qe i eshte caktuar per trajnim;
- Bashkepunon me koleget gjate detyrave operacionale ne dyqan, dhe mban fryme bashkepunuese me departamentet e tjera, supervizoret, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit.
KERKESAT:
- Arsim i mesem ose i larte
- Te pakten nje vit pervoje ne magazinim
- Njohja e gjuhes Angleze dhe/ose gjuhe te tjera do te perbenin avantazh
- Njohja e paketes Microsoft Office perben avantazh.
AFTESI:
- Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
- Aftesi per te njohur kodet e produkteve dhe vetite e tyre;
- Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe pune ne grup;
- Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
- Aftësi për te siguruar shërbim efikas në cdo kohe;
- Aftesi per te krijuar besim te koleget dhe eproret;
- Aftesi per te perballuar pune fizike nen stress.
Menyra e aplikimit*: Ju lutem dergoni CV-ne tuaj permes sistemit Apliko këtu.
Afati i dorezimit: 25/10/2024
SHENIM: Ky pershkrim i punes nuk eshte gjitheperfshires. Punonjesit mund te kryejne te tjera detyra ne lidhje me kete pozicion per sa kohe ato plotesojne nevojat e organizates/kompanise.
*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr. 03/L-172 “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves, ne mbeshtetje te nenit 65 (1) te Kushtetutes se Republikes se Kosoves.
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko këtu