
Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Financa, Bankë
Vendi i punës
Prishtinë
Numri i pozitave
1
Shield Recruitment & HR kërkon Specialist i/e Kontrollit Financiar (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgatit pasqyrat dhe raportet financiare në formatin e Kontrollit Financiar për menaxhmentin dhe analizimin e variancave me vitet e kaluara, buxhetimin dhe stategjinë afatgjatë të bankës.
- Përgatit analiza financiare rreth profitabilitetit të degëve, segmenteve dhe produkteve ekzistuese dhe sigurohet ne alokimin e duhur te te hyrave dhe kostove direkte dhe indirekte.
- Përgatit cost-benefit analiza për zhvillimin e produkteve dhe rishikimin/përditësimin e gamës ekzistuese të produkteve dhe cmimores së bankës , kampanjave të marketingut,etj.
- Grumbullon informacionet e nevojshme nga departamentet përkatëse dhe përgatit buxhetin e bankës. Në bazë të kërkesave dhe sipas procedurave të bankës bën rishikimin e buxhetit dhe projeksioneve financiare gjatë vitit.
- Analizon dhe interpreton pozicionin e bankës ne sektorin bankar.
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga mbikëqyrësi direkt.
Kualifikimet:
- Diploma Universitare në Ekonomi apo fusha të ngjashme
- Mbi 3 Vite përvojë pune. Preferohet përvojë bankare në financa.
- Preferohet :Kontabilist/e e/i certifikuar
- Njohuri e avancuar e paketës Microsoft Office.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Aftësi të mira organizative
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/deri me datë 25 Qershor 2025 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.