business

Kryesues i PIU-së

  • star Publikuar: 19-01-2024
  • star Skadon: 02-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani INFRAKOS SH.A
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 1866

Kualifikimi

  • Zotëron së paku nivelin Bachelor në fushën relevante, preferohet niveli Master;
  • Ka njohuri të gjërë të çështjeve teknike në lidhje me Hekurudhat e Kosovës përfshirë projektet e zhvillimit;
  • Kualifikim i dëshmuar në pozitat e ngjashme;
  • Minimum 3 vite të punës në sektorin e infrastrukturës, përfshirë menaxhimin e projekteve, ndërsa përvoja në infrastrkturën hekurudhore do të konsiderohet si përparësi;
  • Njohuri të zhvillimit të komunitetit;
  • Shkathtësi për tu koordinuar me zyrtarët e lartë (të cilët janë përfaqësues të palëve të interesit dhe/ose anëtarë të komisioneve për vlerësimin e ofertave);
  • Planifikimi & Organizimi – Shkathtësi për të planifikuar punën e vet dhe për të menaxhuar prioritetet konfliktuale;
  • Integritet vetë-disiplinor, shkathtësi për shumë-detyra dhe shkathtësi për të punuar nën presion për të përmbushur afatet e ngushta;
  • Shkathtësi të mira komunikimi (në të folur dhe me shkrim) – Rrjedhshëm në të folur, me shkrim dhe kuptim të gjuhës Angleze dhe në ato kombëtare (Shqip dhe Serbisht);
  • Demonstron shkathtësi ndërpersonale dhe shkathtësi për të negociuar dhe ndikuar;
  • Puna ekipore – shkathtësi të mira ndërpersonale dhe shkathtësi për të krijuar dhe mirëmbajtur marrëdhënie efektive të punës me njerëz;
  • Të ketë njohuri të gjërë të projekteve të financuara nga IFI-të;
  • Ka njohuri të gjërë të PPR dhe GtP të Bankës dhe të Mjedisit, Ligjeve mbi Ndërtimin, si dhe të Mirëqenies

së Punës dhe Sociale të Kosovës;

  • Shkathtësi të operimit me kompjuter, përfshirë Microsoft Word, Excel, AutoCAD, PowerPoint dhe Primavera, internet dhe e-mail.


Detyrat & Përgjegjësitë

Detyra e Kryesuesit të PIU-së është të koordinojë dhe përfaqësojë PIU-në në të gjitha aspektet e zbatimit të aktivitetetve në lidhje me nën-projektet dhe programin e përgjithshëm të modernizimit të linjave hekurudhore të InfraKos-it. Ai është përgjegjës për kontaktet me Bankat/IFI-të. Ai për punën e tij raporton drejtpërdrejtë te KE i InfraKos-it.

Si Kryesues i PIU-së ai do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e Njësisë për Zbatim të Projektit të InfraKos-it për Projektin e Modernizimit të Hekurudhave të Kosovës. Roli i tij menaxhues është të sigurojë se të realizueshmet janë prodhuar me cilësi dhe në kohë duke monitoruar progresin dhe duke ofruar këshillë dhe mbështetje. Ai duhet të jetë i aftë në analizat e identifikimit dhe zgjidhjen e problemeve dhe planifikimin, organizimin, vlerësimin, caktimin dhe monitorimin efektiv të aktiviteteve të projektit.

Kjo do të sjellë detyrat dhe përgjegjësitë në vijim:

  • Ndërmarrjen e rishikimit teknik të projektimeve të dorëzuara nga Konsulentët/Kontratktuesit për të siguruar konsistencë dhe një standard të lartë të rezultatit.
  • Rishikimin e raporteve të dorëzuara nga Konsulentët, Inxhinieri dhe Kontraktuesi për të vlerësuar zbatimin e projektit dhe të asistojë Infrakos-in në komunikimin e vendimeve të rëndësishme të Punëdhënësit (Infrakos) tek Bankat dhe palët tjera të interesit për të shmangur vonesat e mundshme.
  • Koordinimin/ndërlidhjen me Ministritë tjera dhe departamentet tjera relevante në lidhje me çeshtjet teknike të projektit.
  • Sigurimin se punët janë zbatuar sipas specifikimeve teknike të specifikuara në kontratë dhe standarde.
  • Ndërveprimin me Inxhinierin(ët) e Mbikëqyrjes në baza të përditshme për sa i përket zbatimit dhe marrjen e masave korrigjuese, duke u siguruar se Inxhinieri(ët) performon sipas kontratës.
  • Procesimin e çështjeve të ndryshme kontraktuale përfshirë miratimin e urdhërave të variacionit, dhënies së zgjatjes së kohës etj.
  • Vizitat periodike në punishte për të vlerësuar zbatimin e projektit dhe zgjidhjen e çdo çështje në lidhje me Kontraktorët/Konsulentët. Rishikimin e rekomandimeve të “Inxhinierit” në projektimet e përgatitura nga kontraktorët e punëve fizike, një metodë të zbatimit, testimin final, autorizimin e projektit etj., dhe në akord me miratimin e Punëdhënësit.
  • Koordinon zhvillimin e planeve të punës individuale të nën-projekteve dhe mirëmban një plan pune të përditësuar e të konsoliduar për projektin e përgjithshëm që do të zbatohet në faza;
  • Në koordinim me MoI dhe Kordinatorin QA/QC siguron zbatimin e një plani të garantimit të cilësisë përgjatë projektit/rajonit;
  • Monitoron dhe koordinon aktivietet e Inxhinierëve të fushës për të lehtësuar arritjen e nën-projekteve. Kjo duke shikuar dhe analizuar progresin e planeve të punës, raporteve dhe dokumenteve tjera relevante.
  • Siguron këshilla dhe asistencë teknike në forcimin institucional të personelit të PIU-së në bashkëpunim të afërt me Konsulentin për Mbështetje të PIU-së.
  • Organizon dhe merr pjesë në procesin e rekrutimit të personelit të ri të PIU-së, kurdo që nevojitet.
  • Krijon dhe siguron zbatim të protokolleve të rregullta të komunimimit në mes të Inxhinierëve të Projektit, Ekspertëve Konsulentë për Mështetje të PIU-së dhe Kontraktuesve dhe raporton së paku gjatë javës apo kur kërkohet te KE i InfraKos-it.
  • Rishikim të të gjitha kërkesave zyrtare përfshrë pagesat, dhënien, tenderimin etj., para ngritjes së tyre para Përfituesit dhe Bankave.
  • Përgatit, koordinon dhe drejton takimet me të gjitha palët e interesit relevante kurdo që nevojitet, përgatit agjenda, aplikacione dhe kërkesa për miratim për takimet tremujore të Komitetit Drejtues (SC) dhe i rarporton Komitetit Drejtues rregullisht.
  • Lehtëson krijimin dhe përmirësimin e procedurave operacionale që asistojnë PIU-në në zhvillimin e planifikimit dhe administrimin e kontratës me kontraktuesit dhe komunitetin vendor.
  • Siguron ofrimin e trajnimit dhe transferit teknologjik te personeli i PIU-së dhe i kontraktuesit përfshirë praktikat e mira dhe metodat e zgjidhjes së problemeve.
  • Siguron se të gjitha projektet e InfraKos-it janë zbatuar në pajtueshmëri të plotë me Kornizën e Menaxhimit Mjedisor dhe Social.
  • Siguron këshilla dhe orientim në praktikat e mira mjedisore dhe kontroll gjatë ndërtimit dhe zvogëlon ndikimet mjedisore të punëve.
  • Dorëzim me kohë dhe i saktë i raportit mujor, tremujor, gjashtëmujor, vjetor dhe sasior e cilësor të progresit në portofolion e projektit siç kërkohet nga Kontratat Financiare.
  • Dorëzim me kohë i planeve të punëve të kontratës për të gjitha kontratat e zbatuara në kornizën e projektit.
  • Dorëzim me kohë i kërkesave të pagesës dhe dorëzimin e portofolios; Rishikimin e IPC/faturave të dorëzuara nga Konsulentët/Kontraktuesit dhe rekomandimin për pagesë. Duke siguruar pajtueshmëri me marrëveshjet e kredisë/grantit; Mirëmban rrjedhën e punës së pagesave ashtu që kontraktuesit janë në gjendje të pranojnë fonde në një kohë të përshtatshme.
  • Zhvillon plane dhe procese efikase të punës për personelin e PIU-së për të ndihmuar ata që të kryejnë detyrat e tyre të punës dhe të asistojnë Specialistët Teknik në integrimin e të dhënave të tyre teknike;
  • Përfaqëson PIU-në dhe programin në takimet siç dhe kur kërkohet nga rregullorja e PIU-së
  • Ndërlidhet me MoI për të siguruar koordinim dhe integrim të punëve programatike në nivelin e zbatimit siç dhe kur kërkohet.
  • Ndërlidhet me MoF për çështjet financiare që kanë të bëjnë me zbatimin e nën-projekteve.
  • Ndërlidhet me Ministrinë e Mjedisit dhe Punës e Mirëqenies për çështjet mjedisore, sociale dhe OHS-të të ndërlidhura me zbatimin e nën-projekteve
  • Përgjegjës për dëtyrat tjera të përgjithshme të zyrës siç mund të caktohen.


PROCEDURA E APLIKIMIT:

Aplikacioni dhe konkursi mund të merren në ndërtesën e drejtorisë në Fushë Kosovë dhe në web faqen e Infrakos-it https://infrakos.com/publikimet/punesimi/ . Aplikacioni së bashku me dëshmitë tjera mund të dorëzohet në ndërtesën e drejtorisë së Infrakos-it, ose nëpërmjet postës, në adresën Sheshi i Lirisë Nr. 36, në Fushë Kosovë. Dokumentet duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur në të cilën duhet të shkruhet pozita për të cilën aplikon. Data e fundit për aplikim është më datë. 02.02.2024 ora 15:00, aplikacioni që mbërrin pas këtij afati dhe i pakompletuar do të konsiderohet i pavlefshëm.

Dokumentet duhet të dorëzohen vetëm në kopje pasi të njëjtat nuk ju kthehen.

Për informata të tjera na kontaktoni në numrin e tel. 038 550 550 237.