business

EKSPERT - Raporti per progresin

  • star Publikuar: 10-10-2024
  • star Skadon: 10-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 810

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT PËR HARTIMINE NJË RAPORTI TË VLERËSIMIT TE PËRFORMANCES DHE PUNËS SË EKIPIT NDËRINSTITUCIONAL PËR NXITJEN DHE PROMOVIMIN E PUNËSIMIT PËR KOMUNITETIN ROM, ASHKALI DHE EGJIPTIANË NË REPUBLIKEN E KOSOVËS.

Ofertim për ekspertizë profesionale për hartimin e një raporti të vlerësimit te përformances dhe punës së Ekipit Ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Republikën e Kosovës (Në tekstin e mëtejmë: Ekipi), i themeluar me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.06/81 (01.06.2021)

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selin në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

1.Kontesti i ndërhyrjes:

Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë janë ndër grupet më të prekura nga papunësia dhe përjashtimi social. Ata përballen me sfida të shumta për të hyrë dhe qëndruar në tregun e punës. Këto sfida përfshijnë diskriminimin, mungesën e qasjes në arsim cilësor, mungesën e përgatitjes profesionale, si dhe barrierat strukturore dhe kulturore që i pengojnë ata të konkurrojnë në mënyrë të barabartë me grupet e tjera në shoqëri. Si rezultat, pjesëmarrja e këtyre komuniteteve në tregun e punës është tejet e ulët, gjë që kontribuon në ciklin e varfërisë dhe përjashtimit të tyre.

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm, përfshirë krijimin e Ekipit Ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Ky ekip përbëhet nga përfaqësues të institucioneve publike dhe aktorëve relevantë. Në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të punës së Ekipit Ndërinstitucional, është e domosdoshme që të bëhet një raporti i vlerësimit te përformances dhe punës së tyre, në mënyrë që të ofrohen rekomandime për përmirësimet e ardhshme dhe të rritet efektiviteti i masave të ndërmarra për nxitjen e punësimit të këtyre komuniteteve.

  • QËLLIMI SPECIFIK

Qëllimi specifik i këtij angazhimi është hartimi dhe zhvillimi i Raportit raporti të vlerësimit te përformances dhe punës të Ekipit Ndërinstitucional. Ky raport do të ndihmojë në vlerësimin e ndikimit të punës së Ekipit mbi sektorët e punësimit dhe arritjet e tij, si dhe në identifikimin e fushave që kanë nevojë për përmirësime.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Ekspertit/ës

  • Shqyrtimi i raporteve dhe materialeve të Ekipit për vlerësimin e përformancës dhe arritjeve në sektorët e punësimit.
  • Organizimi dhe mbajtja e takimeve me anëtarët e Ekipit për diskutime mbi përformancën dhe nevojat e tyre.
  • Hartimi i draftit fillestar të Raportit për vlerësimin e përformances dhe punës.
  • Përgatitja e agjendës dhe pjesëmarrja në punëtorinë për shqyrtimin e draftit të raportit.
  • Finalizimi i Raportit për vlerësimin e përformancës pas përfundimit të konsultimeve dhe rekomandimeve nga pjesëmarrësit.

Pyetje Kërkimore:

  • Cilat janë arritjet kryesore të Ekipit Ndërinstitucional deri më tani në përmirësimin e mundësive të punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian?
  • Cilat sfida ka hasur Ekipi në zbatimin e masave për promovimin e punësimit?
  • Si është organizuar puna e Ekipit dhe cilat praktika të mira janë aplikuar?
  • Sa të koordinuara janë veprimet e Ekipit me institucionet e tjera publike dhe aktorët relevantë?
  • Cilat masa specifike kanë ndikuar më shumë në rritjen e punësimit të komuniteteve të synuara?
  • Cilat janë rekomandimet për përmirësimin e efektivitetit të Ekipit në fazat e ardhshme?
  • Cilat janë ndikimet afatgjata të masave të ndërmarra nga Ekipi deri tani?
  • A janë përmbushur objektivat e vendosura nga Ekipi Ndërinstitucional? Nëse jo, cilat janë arsyet?
  • Sa përqind e planit të punës së Ekipit Ndërinstitucional është implementuar deri më tani dhe cilat janë arsyet për çdo vonesë ose devijim nga plani fillestar?
  • Cilat rekomandime mund të adoptohen për të përmirësuar punën e Ekipit në të ardhmen?

2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Raporti do të përdoret kryesisht nga Ekipi Ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Ai do të shërbejë si bazë për të analizuar përformancën e tyre dhe për të udhëhequr përmirësimet e mëtejshme në strategjitë dhe politikat e tyre. Raporti gjithashtu do të ndihmojë institucionet përkatëse në zbatimin efektiv të masave për rritjen e punësimit të këtyre komuniteteve.

3. PROCESI I REKRUTIMIT

Procesi i rekrutimit të ekspertit/ës për hartimin e dokumentacioneve të Ekipit Ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë do të përfshijë hapat e mëposhtëm:

  1. Rekrutimi i ekspertit/ës: Procesi i rekrutimit fillon me shpalljen e pozitës dhe identifikimin e kandidatëve potencialë. Kandidatët potencial mund të jenë individë që plotësojnë kriteret e përcaktuara më poshtë.
  2. Seleksionimi dhe intervistimi: Pas marrjes së aplikacioneve, eksperit/ja i/e përzgjedhur do të selektohet duke u bazuar në kriteret e përcaktuara për pozitën, si përvoja, njohuritë teknike dhe aftësitë e komunikimit. Një proces interviste do të ndihmojë në vlerësimin e aftësive dhe përvojës së kandidatit/ës për të siguruar që ai/ajo është i/e përshtatshëm për pozitën e e kërkuar.
  3. Kontrata dhe takimi fillestar: Pas përzgjedhjes, do të hartohet një kontratë e punës që përcakton detyrat, obligimet dhe kushtet e punës së tyre.
  4. Fillimi i angazhimit: Pas nënshkrimit të kontratës, eksperti/ja do të fillojë punën e tij sipas planit të përcaktuar, duke hartuar dhe zhvilluar dokumentacionet e nevojshme për mbështetjen e Ekipit Ndërinstitucional në përmbushjen e detyrave të tyre.

6.PLANI DHE BUXHETI

Eksperti do të angazhohet për hartimin e dokumentacioneve përkatëse për zbatimin e përgjegjësive të Ekipit Ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Republikën e Kosovës.

Eksperti do të angazhohet më se shumti 17 (shtatëmbëdhjetë) ditë pune.

7. KRITERET E PERZGJEDHJES

  • Diplomë universitare në fushën e shkencave sociale, ekonomisë, administrimit publik, politikave sociale, ose fusha të ngjashme. Përparësi do t’u jepet kandidatëve me kualifikime të nivelit master ose doktoraturë në fushat relevante.
  • Përvojë të paktën pesë (5) vjeçare në hartimin e politikave, dokumenteve strategjike, ose projekteve që lidhen me punësimin dhe përfshirjen sociale, me fokus të veçantë në punën me komunitetet e margjinalizuara, siç janë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
  • Njohuri të thelluara mbi çështjet e punësimit, përfshirjes sociale, dhe zhvillimit të politikave në kontekstin e Kosovës. Përvoja në punën me komunitetet e margjinalizuara, veçanërisht me romët, ashkalit dhe egjiptianët, është një avantazh i rëndësishëm.
  • Aftësi të shkëlqyera në hartimin e dokumenteve strategjike dhe operacionale, përfshirë raporte, plane veprimi, udhëzues dhe rregullore. Njohuritë mbi kornizat ligjore dhe administrative të Kosovës janë të domosdoshme.

8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

  • CV;
  • Leter reference per pune paraprake te ngjajshme
  • Shembuj të dokumenteve strategjike ose projekteve të ngjashme të hartuara nga kandidati/ja;
  • Propozimin Teknik dhe ofertën financiare

9. MËNYRA E APLIKIMIT:

Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në email adresën e organizatës [email protected]

Ju lutemi shënoni në subjekt titullin e thirrjes!

Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 24/10/2024

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.