business

THIRRJE PUBLIKE - Për studentët e nivelit bachelor dhe master në Kosovë

  • star Publikuar: 01-12-2022
  • star Skadon: 09-12-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3846

THIRRJE PUBLIKE

Për studentët e nivelit bachelor dhe master në Kosovë

Konsorciumi i organizatave OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, “Terre des hommes” dhe Fondacioni “HEKS/EPER”, hap thirrjen për hulumtime analitike apo position papers për studentët e nivelit bachelor dhe master në Kosovë.

Kjo thirje ka për qëllim draftimin e pesë hulumtimeve/position papers të cilat synojnë analizën dhe vlerësimin e situatës aktuale cila lidhet ngushtë me çështjet e komuniteteve të margjinalizuara e të cilat ndikojnë negativisht në përfshirjen e tyre në shoqërinë kosovare. Këto hulumtime (positon papers) duhet të adresojnë të gjitha aspektet e cështjeve në fjalë duke qenë të kuptueshme për publikun dhe duke përfshirë analizën e dokumenteve ekzistuese (ligjet në fuqi, skemat sociale ekzistuese, hulumtime dhe raporte), intervista dhe pyetësorë me grupet e margjinalizuara si dhe rekomandimet. Inkurajohen studentët e fushave të ekonomisë, sociologjisë, inxhinierisë së ndërtimit, arkitekurës, dhe politkave publike të aplikojnë duke dërguar ofertat e tyre financiare.

Studentët mund të zgjedhin njërën nga pesë temat e listuara më poshtë:

1.“Ndikimi i skemës sociale në planifikimin familjar tek komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian”

Shumica e anëtarëve të tri komuniteteve jetojnë në margjina të shoqërisë, me nivel të lartë të papunësisë dhe arritje të ulët arsimore ne krahasim me komunitetin shumice. Shpeshherë jetojnë në vendbanime të cilat në disa raste jane joformale, me infrastrukturë të dobët, dhe në shtëpi që janë në kushte të mjerrueshme. Për më tepër, anëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të Kosovës, dhe gratë në veçanti, përballen me barriera që çojnë në përjashtimin e tyre nga pjesëmarrja në të gjitha fushat e jetës. Në të njëjtën kohë, shumë pjesëtarë të tri komuniteteve marrin ndihmë sociale dhe planifikimi familjare eshte ngusht i lidhur me kriteret e skemes sociale. Ministria e financave, punes, dhe transfereve ofron ndihmë sociale për të gjitha komunitetet në Kosovë, përfshirë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Shuma mujore e ndihmës sociale për një familje përcaktohet sipas numrit të anëtarëve të familjes dhe kostos së çmimeve të konsumit të shportës së ushqimit

o 60 EURO është shuma minimale (familja me 1 anëtare)

o 180 EURO është shuma maksimale (familja me 15 anëtare)

Përveç ndihmës bazë, familja që është shfrytëzuese e ndihmës sociale për çdo fëmijë të moshës 0-18 vjeç merr edhe nga 5 EURO në muaj si formë e shtesës për fëmijë, me qëllim të nxitjes së arsimimit dhe përmirësimit të shëndetit të tyre. Rreth 2,992 familje me 14, 051 antare te familjes nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian kanë përfituar nga kjo skemë gjatë vitit 2021.

Si ndikon skema sociale ne punësimin e komuniteteve? Sa ndërlidhet skema sociale me planifikimet familjare? A ndërmerr shteti masa të mjaftueshme për me i largu familjet e varfëra nga skema sociale? Cilat janë masat që janë ndërmarrë ndër vite nga qeveritë?”, “Praktika nga vendet tjera? Cfarë duhet të planifikohet në 2023?

2. “Punësimi dhe kycja e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në tregun e punës në sektorin privat”

Me këtë analizë synohet të hulumtohet situata aktuale e të punësuareve në sektorin privat. Të vetëdijshëm që gjendja e komuniteteve Egjiptian, Rom, dhe Ashkali në Republikën e Kosovës, në sektorë dhe sfera tjera të shoqërisë nuk është e mirë, fokusi i kësaj analize është të paraqitet gjendja në aspektin e punësimit dhe ofrimit te mundesive të punësimit në sektore te tjere duke u bazuar në kuadrot profesionale.

Përkundër këtij progresi, kombinimi i shumë faktorëve si problemet strukturore të tregut të punës, format e ndryshme të diskriminimit, niveli i ulët i arsimit dhe mungesa e shkathtësive vazhdojnë të sfidojnë mundësitë për punë të denjë për komunitetet romë, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Për pjesëtarët e rinjë të këtyre komuniteteve, këto sfida amplifikohen nga mosha e tyre e re, duke rezultuar me margjinalizim serioz dhe përjashtim nga tregu i punës.

Ne rekomandimet e prezantuara duhet të mirren parasysh: “Si mund të ndikojnë masat shtetëore në rritjen e punësimit në sektorin privat?”, “Cilat janë masat që janë ndërmarrë ndër vite nga qeveritë?”, “Praktika nga vendet tjera? “Qëndrueshmëria në Kosovë dhe mundësit e punësimit?” “Cilat janë masat/aktivitet që mund të ndërmirren gjatë vitit 2023?”

3. “Mos/Besimi i qytetareve rom, ashkali dhe egjiptian për raportimin e rasteve të diskriminimit ndaj administratës publike dhe organeve shtetërore”

Policia dhe institucionet e tjera të zbatimit të ligjit luajnë një rol të rëndësishëm në riprodhimin antigjipsizmit, si një nga institucionet shtetërore që janë rregullisht në kontakt qytetarët. Në hulumtimin nacional mbi antigjipsimin në Kosovë, njerëzve iu kërkua të komentojnë për krimin dhe drejtësinë në lidhje me shënjestrimin e policisë ndaj romëve, ashkalive dhe egjiptianëve, për ashpërsinë e dënimeve gjyqësore dhe trajtimin e policisë. Përgjigjet ishin se 35% e të anketuarve jo-romë-ashkali-egjiptianë priren të pajtohen ose pajtohen plotësisht se “Në veprimet e saj, policia më shpesh synon komunitetet romë, ashkali dhe egjiptianë, një pikëpamje e përbashkët nga 56% e të anketuarve romë, ashkali dhe egjiptianë. Kur u pyetën nëse “Kur nën arrestimin e policisë, romët, ashkalitë dhe egjiptianët trajtohen më keq se shqiptarët”, 53% e të anketuarve romë, ashkali dhe egjiptianë priren të pajtohen ose plotësisht pajtohen me këtë deklaratë, për dallim nga 64% e të anketuarve jo-romë, ashkali dhe egjiptianë që nuk pajtohen ose priren të mos pajtohen. Në bazë të hulumtimit nacional mbi antigjipsimin në Kosovë pjesëtarët e komuniteteve hezitojnë ti raportojnë rastet e diskriminimit duke pretenduar se për shkak të paragjykimeve nuk do të mirren masa apo të trajtohet rasti nga organet kompetente.

4. “Analizimi i vendbanimeve jo formale dhe menyrat e formalizimit te tyre”

Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptianë janë ndër grupet më të margjinalizuara të popullsisë dhe jetojnë në kushte te vështira ekonomike dhe vendbanime të cilat nuk i plotësojnë kriteret minimale të jetesës. Shumë prej tyre jetojnë në njësi banimi nën standarde minimale te jetesës, qendra kolektive ose vendbanime joformale. Prandaj, duke u bazuar në këto fakte, Organizata “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”, synon rigjenerimin e vendbanimeve jo formale, duke i bashkuar parcelat dhe transformuar ato në lagje urbane me standarde banimi me ndërtime të mesme dhe të larta, me etazhitet sipas kritereve të caktuara me Hartë Zonale, ku do të sistemoheshin familjet aktuale do të siguroheshin hapësirat e gjelbërta dhe rekreative dhe kënd për lojra të fëmijëve, të gjitha këto në harmoni me planet urbane e zhvillimore komunale dhe në harmoni me legjislacionin në fuqi.

5. Gratë rome, ashkalike dhe egjiptiane në politikë, përtej kuotave

Barazia gjinore nuk është vetëm e drejtë themelore njerëzore dhe cak zhvillimor kudo. Fuqizimi grave dhe një mori mekanizmash të tjerë për arritjen e barazisë gjinore, janë të domosdoshëm për zhvillim përfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm, dhe rrjedhimisht me rëndësi themelore për mirëqenien socio-ekonomike të shoqërisë. Pjesëmarrja politike e grave është kyçe për këto qëllime, dhe partitë politike janë ndër institucionet më të rëndësishme për promovimin dhe zhvillimin e një pjesëmarrjeje të tillë. Shumica e partive politike nga radhёt e komuniteteteve ashkali, egjiptian dhe rom tё intervistuara nuk kanё paraparё prioritete dhe masa pёr ngritjen e pjesёmarrjes sё grave nё programet e tyre partiakedhe vetёm njё parasheh me statut pjesёmarrjen e obliguar prej 30%.

Megjithatë, gjatë këtyre dy dekadave të zgjedhjeve të lira e demokratike, sa kanë arritur gratë e komuniteteve egjiptian, rom dhe ashkali të gëzojnë këtë të drejtë?

Inkurajoheni të krijoni temën tuaj origjinale dhe argumentet tuaja duke u bazuar në temat e listuara.

Udhëzimet për aplikim

Të gjithë të interesuarit, duhet të aplikojnë në bazë të udhezimeve në vijim, pas pranimit të aplikacionit do të përzgjidhen aplikimet në bazë te shkrimit dhe ofertës finanicare. Të përzgjedhurit, do të kenë afat kohor dy muaj për të përfunduar dokumentin e detajuar pas perzgjedhjës nga momenti i nënshkrimit të kontratës.

- Autorët e shkrimeve duhet të jenë studentë të nivelit bachelor ose master;

- Aplikimet / Shkrimet duhet të jenë origjinale dhe të pabotuara. Shkrimet e kopijuara do të refuzohen;

- Shkrimet duhet të shkruhen nga një apo dy autorë. Shkrimet nga më shumë se dy bashkë-autorë nuk do të pranohen;

- Shkrimet duhet të jenë deri në 500 fjalë. Shkrimet më të gjata do të diskualifikohen automatikisht;

- Burimet e të dhënave duhet të citohen brenda tekstit/me fusnotë. Nuk ka nevojë për listë referencash;

- Shkrimet duhet të dërgohen në format Ëord MS, në emailin [email protected]. Po ashtu, duhet të bashkangjitni kopjen e skanuar të kartelës studentore apo ndonjë dëshmi tjetër që tregon se jeni student/e në ndonjërin prej institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë në kohën e dorëzimit të shkrimeve;

- Në titullin e emailit (Subject) shkruani “Temen - Emri dhe Mbiemri”;

- Afati i fundit për dorëzim të shkrimeve është më 9 dhjetor 2022 në mesnatë;

- Shkrimet e dorëzuara pas afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.

Formati i shkrimeve

- Hyrje

Paragrafi hyrës duhet të përfshijë tezën apo qëllimin e shkrimit, rreth temës kryesore të tij.

- Përmbajtja

Vendosni të gjitha të dhënat dhe faktet te cilat mbshtesin argumentet tuaja. Organizoni idetë në sa më shumë paragrafë të nevojshëm që mbështesin tezën apo qëllimin e shkrimit tuaj. Nëse keni tri argumente, shkruani ato në tre paragrafë duke i radhitur sipas rëndësisë dhe potencialit për t’i mbështetur ato.

- Përfundimi

Mos vendosni informacione apo të dhëna të reja në këtë paragraf. Vetëm përmblidheni mirë shkrimin duke ripërmendur argumentet kryesore të tij dhe duke sinjalizuar fundin e tij apo duke bërë një "thirrje për veprim dhe rekomandime bazë që duhet të ndëmirren në të ardhmen" nëse shkrimi juaj do të shkruhet në atë mënyrë që të bind lexuesit të veprojnë kundrejt diçkaje.

Oferta finaciare per dite pune duhet te permbaje pikat ne vijim/ pagesa ështe konkurruese

PershkrimiAfatet kohore
T1.MetodologjinëDite pune 1
T2.Hulumtimi në tavolinë/Desk ResarchDite pune 2
T3.Përgatitja e pyetësoritDite pune 1
T4.Organizimi I focus grupeveDite pune 1
T5.Analiza e rezultateveDite pune 1
T6.Raporti PërfundimtarDite pune 3

Çdo anëtar/e i/e panelit do të vlerësojë përmbajtjen e përgjithshme me pikë dhe tri shkrimet me pikët më të larta do vlerësohen me çmime. Vlerësimi bëhet nga konzorciumi

Vetëm fituesit do të lajmërohen.