business

Agjent/e i/e Shitjes, Divizioni HoReCa

  • star Publikuar: 13-11-2023
  • star Skadon: 20-11-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prizren
Shikime 1495

Korporata LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K. është përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe korporatë e distribuimit të produkteve të ndryshme, e organizuar në katër (4) njësi në qytete të ndryshme të Kosovës, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë. Për shkak të vëllimit të procesit të punës dhe me qëllim të plotësimit të vendeve të punës, me datë 06 nëntor 2023, shpall këtë:

K O N K U R S

Për pozitën:

Agjent/e i/e Shitjes, Divizioni HoReCa– një (1) pozitë

Vendi i Punës: Prizren.

Detyrat kryesore:

  • Mban përgjegjësi për shitjen e mallit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga udhëheqësi;
  • Bën përgatitje para daljes në teren, vendos qëllimet për secilën vizitë, dhe përcakton prioritet gjatë vizitave;
  • Bën prezentimin dhe shitjen e produkteve në terenin përkatës, që i caktohet.
  • Mban evidenca financiare ditore për vlerat e mallit dhe mallit të shitur ne terenin përkatës.
  • Raporton në baza ditore gjatë vizitave në terren;
  • Evidenton dhe mban shënime për tregun dhe konkurencën, krijon dhe mirëmban raporte me klientët në terenin përkatës;
  • Ekzekuton planet e aktiviteteve të marketingut të deleguara nga mbikëqyrësi;
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera që i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, kualifikimi universitar është përparësi;
  • Të ketë minimalisht 1 vit eksperiencë në të njëjtin profil pune;
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

Ne ofrojmë:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Punë nga e hëna në të premten;
  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës;

Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:

  • CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj mund t’i dërgoni në adresën elektronike: [email protected] të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni;
  • mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K. në rrugën “Besim Shala” pn., Ish Farbika e Progres Përllonkës, Prizren, ose
  • duke plotësuar të dhënat tuaja përmes linkut në vijim: https://liridoni-kos.com/sq/karriera-liridoni-distribution/

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 20.11.2023 në ora 17:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.