business

Zyrtar/e i/e Kontabilitetit

  • star Publikuar: 21-02-2025
  • star Skadon: 05-03-2025
Kompani Virtus Auto
Kategoritë Kontabilitet
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 157

Virtus Auto LLC është një kompani e specializuar në blerjen dhe shitjen e veturave të përdorura, pa asnjë kufizim në markë, model apo vit prodhimi. Për të zgjeruar aktivitetin e saj në tregun e Kosovës, Virtus Auto LLC po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Zyrtar/e i/e Kontabilitetit.

Zyrtar/e i/e Kontabilitetit

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Regjistrimi i faturave të blerjes në sistemin e kontabilitetit.
  • Rakordimi i llogarive të pagueshme, arkëtueshme, pagave dhe të gjitha transaksioneve të tjera kontabël.
  • Rakordimi i transaksioneve bankare dhe procesimi i pagesave të ndryshme.
  • Përgatitja e raporteve të nevojshme financiare për menaxhmentin.
  • Kontrolli i rregullt i llogarive dhe të dhënave të tjera në koordinim me Menaxherin.
  • Përgatitja e deklaratave mujore, tremujore dhe vjetore për ATK (Administratën Tatimore të Kosovës).
  • Ndihmon gjatë procesit të auditimit duke kontribuar në përgatitjen e pasqyrave financiare vjetore.

Kërkesat e Pozitës

  • Diplomë bachelor në drejtimin Ekonomik.
  • Preferohet përvojë e punës në fushën e Kontabilitetit/Financave.
  • Njohuri të mira të paketës MS Office (veçanërisht Excel).
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe për zgjidhjen e problemeve.
  • Dëshirë për të mësuar dhe zbatuar gjëra të reja.
  • Përsosmëri në përdorimin e programeve kontabël dhe sistemeve financiare (e preferuar Microsoft Dynamics).
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe bashkëpunuese.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Ne Ofrojmë

✔ Ekip profesional dhe atmosferë dinamike
✔ Mundësi e shkëlqyer për të qenë pjesë e një kompanie inovative në proces zgjerimi në tregun e Kosovës dhe më gjerë.

Si të Aplikoni

Dërgoni CV-në tuaj në [email protected] jo më vonë se data 5 Mars 2025. Ju lutemi, në subjektin e e-mailit shkruani titullin e pozitës për të cilën po aplikoni, p.sh., Zyrtar/e i/e Kontabilitetit. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen më tutje.