business

Ekspert për zhvillimin dhe hartimin e Programit për Strehim Familjar dhe Adoptim bazuar në kuadrin ligjor në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve

  • star Publikuar: 02-08-2022
  • star Skadon: 12-08-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1929

THIRRJE PËR APLIKIM: EKSPERT VENDOR

Lokacioni: Prishtinë.

Pozita: Ekspert për zhvillimin dhe hartimin e Programit për Strehim Familjar dhe Adoptim bazuar në kuadrin ligjor në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve.

Emri i Projektit: “Specializimi i familjeve strehuese dhe mbështetje për familjet strehuese tek farefisi për të ofruar shtëpi të sigurta, të qëndrueshme dhe të kujdesit për vajzat dhe djemtë e cenueshëm që kanë nevojë për vendosje të qëndrueshme familjare”.

Ky projekt mbështetet nga UNICEF në Kosovë, financuar nga USAID (2022-2023).

Kohëzgjatja e kontratës: Për 16 ditë pune.

“Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror- OFAP”, është shoqatë kombëtare humanitare, me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve pa kujdes prindëror në Kosovë. Misioni i organizatës është që çdo fëmije të braktisur dhe pa kujdes prindëror t’i ofrohet një familje e përkohshme meqë të jetojë, të rritet, të ndjehet pjesë e saj dhe të ketë dashurinë që i nevojitet.

Qëllimi i Aktivitetit:

Qëllimi i këtij aktiviteti është ofrimi i mbështetjes teknike për DPSF/MFPT në nivel qendror për zhvillimin dhe hartimin e Programit për Strehim Familjar dhe Adoptim, i cili do të përdoret si një mjet informues për informimin dhe ngritjen e njohurive të punonjësve socialë të QPS në nivel vendi, për dispozitat e reja të parapara me Udhëzimin e ri Administrativ për Strehimin Familjar, i cili është zhvilluar gjatë dy viteve të fundit dhe që pritet të miratohet nga MFPT deri në fund të shtatorit 2022.

Kjo si rezultat i sfidave ekzistuese, kufizimet dhe pengesat me të cilat ballafaqohen QPS-të në zhvillimin e shërbimeve të strehimit familjar në Kosovë dhe duke synuar ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të nivelit qendror, për përmirësimin dhe avancimin e shërbimeve alternative të përkujdesjes, dhe bazuar në kërkesën e Departamentit për Politika Sociale dhe i Familjes.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Ekspertit:

Nën mbikëqyrjen e përgjithshme të menaxhmentit të OFAP, eksperti do të:

·  Zhvillojë dhe përpilojë Programin për Strehim Familjar dhe Adoptim bazuar në kuadrin ligjor në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve;

·  Të përpilojë profilet e familjeve strehuese dhe adoptuese;

·  Të mbajë takime të rregullta me nivelin Qendror gjegjësisht me DPSF/MPFT duke i marrë në konsideratë sugjerimet, rekomandimet dhe propozimet nga DPSF;

·  Të draftojë programin për Strehim familjar dhe për Adoptim;

·  Të realizojë punëtorinë dy-ditore me profesionistët e DSPF për validimin e Programit të propozuar për Strehim Familjar dhe Adoptim;

·  Të realizojë takime me nivelin qëndror dhe lokal, organizata për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, me qëllim të bashkëpunimit të ngushtë në përpilimin e këtij programi;

·  Të realizojë katër punëtori njëditore për të informuar/ngritur njohuritë e 120 punonjësve socialë të QPS-ve mbi Programin për Strehim Familjar dhe Adoptim.

·  Të dorëzojë raportin narrativ të punëtorive/trajnimeve, të zbatoj para dhe pas teste vlerësuese gjatë trajnimeve/punëtorive;

·  Të ketë fleksibilitet rreth organizimit të punëve për të cilat do të kontraktohet në kuadër të aktiviteteve të parapara.

* Eksperti/ja do të pajiset me materialet e nevojshme për zhvillimin dhe hartimin e Programit për Strehim Familjar dhe Adoptim.

Njohuritë/Ekspertiza/Shkathtësitë e nevojshme:

·  Të jetë i/e diplomuar në Juridik, Shkenca Sociale (përparësi studimet post diplomike);

·  Njohuri të mira mbi Konventën për të drejtat e fëmijës, si dhe ndaj mbrojtjes së fëmijëve dhe mirëqenies së tyre;

·  Njohuri dhe përvojë mbi kuadrin ligjor dhe politik për të drejtat e fëmijëve, mbrojtjen e fëmijëve dhe drejtësinë për fëmijët në kontekstin ndërkombëtar dhe vendor;

·  Përvojë pune me Qeverinë, agjencitë ndërkombëtare, apo edhe organizata në rolin e ekspertizës këshilluese, teknike dhe ngritjes së kapaciteteve.

·  Aftësi të mira komunikuese verbale dhe me shkrim;

·  Aftësi të mira në lehtësim të takimeve dhe të tjera sipas nevojës;

·  Aftësi të mira ndërpersonale dhe për të punuar në një ekip multidisiplinar.

Politikat për mbrojtjen e fëmijëve:

Si kusht për të hyrë në marrëdhënie pune, eksperti/ja duhet të nënshkruaj Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe të respektojë termat dhe kushtet e saj.

OFAP ka një politikë të tolerancës zero ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual.

Të gjithë punonjësit e OFAP dhe personeli i lidhur pritet të respektojnë standardet më të larta të sjelljes personale dhe profesionale në çdo kohë, dhe të ofrojnë ndihmë dhe shërbime humanitare në një mënyrë që respekton dhe nxit të drejtat e përfituesve dhe anëtarëve të tjerë të cenueshëm të komuniteteve lokale.

Aplikimi

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

1.     Curriculum Vitae -CV në formatin Evropian në gjuhën shqipe ose angleze;

2.     Letër motivuese;

3.     Metodologjia e Punës;

4.     Së paku Dy Referenca të punës së kaluar;

5.     Dokument që personi nuk është nën hetime;

Të gjitha këto të dorëzohen në e-mail adresën: [email protected], jo më larg se me datë 12/08/2022 deri në ora 16:00.

*Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Varësisht nga cilësia e aplikacioneve dhe numri i kandidatëve të përzgjedhur në listën e ngushtë, OFAP mund të kërkojë nga kandidatët e listës së ngushtë t’i nënshtrohen testeve dhe/ose intervistave shtesë.

Në mungesë të aplikacioneve të përshtatshme, OFAP mban të drejtën që të mos përzgjedh asnjë nga kandidatët e paraqitur.