FTESE PER OFERTE
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.
SOS Fshatrat e Fëmijëve fton ofertuesit e specializuara për: Riparim të automjetit Kombi Bus Hyundai H1: (viti I prodhimit 2004) sipas specifikacionit në vijim:
Furnizim dhe montim të pjesëve për Kombi Bus Hyundai H1
- Volant (Zamajc),
- Shportë/ korpë llamellë,
- Cilindër të llamellës,
- Llamellë,
- Semering i diferencialit,
- Pompë e Ujit,
- Diktung i pompës së ujit,
- Gominë mbajtëse N.SH,
- Siguresë e kabllos/ sajllës N.SH,
- 3 X Gomë e kabllos/ sajllës N.SH
- Gomë ballashtanges
- Vaj N.SH,
- Laborator.
Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dërgojnë:
- Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI,
- Ofertën financiare të nënshkruar ose me llogo zyrtare
- Çmimi të kuotohet në Euro , pa TVSH
- Në ofertë duhet të përfshihet cmimi total për pjesët e reja, materialet tjera përcjellëse, montimi si dhe puna e dorës
Oferta duhet të jetë e vlefshme për 10 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë.
Kriteret sipas të cilës do të bëhet vlerësimi:
1. Plotësimi i specifikacionit sipas kërkesës
2. Pas plotësimit të specifikacionit, çmimi më i lirë
Kompanitë e interesuara para se t‘a dërgojnë ofertën janë të mirëseardhur të shohin paraprakisht automjetin, cdo ditë pune prej orës 9:00-12:00 deri me datë: 02.12.2024
Për informata shtesë ju lutemi lajmërohuni në këtë numër telefoni: 044/ 701-415
Ofertat mund t‘i dërgoni në email adresën: [email protected] deri me date: 03.12.2024