business

Zyrtar/e Ligjor/e

  • star Publikuar: 11-09-2024
  • star Skadon: 26-09-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ligjore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1350

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të punës

Vendi i punës: Zyrtar/e Ligjor/e

Institucioni: Agjencia për Ndihmë Juridike Falas – Mbështetur nga ATRC

Departamenti: Departamenti për Shërbime Juridike

Koeficienti: 5.1

Vendi Punës: Klinika Mobile, punë në teren në komuna të ndryshme të Kosovës

Historiku

Qendra për Trajnime dhe Burime për Avokim (ATRC) është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse Kosovare. Vizioni i organizatës është krijimi i një mjedisi që nxit qëndrueshmërinë demokratike dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve.

ATRC është duke implementuar projektin Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP) që financohet nga Banka Botërore/ Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim. NDP, synon të adresojë nevojën kritike për përmirësimin e qasjes në informacionin për regjistrimin e tokës dhe pronës, si dhe ofrimin e shërbimeve të këshillimit në lidhje me të drejtat pronësore për gratë, të rinjtë dhe personat e cenueshëm në Kosovë.

Në kuadër të këtij projekti ATRC kërkon të angazhojë 1 Zyrtar/e Ligjor/e me përvojë në çështjet civile-pronësore. Ky zyrtar/e do të ofrojë ndihmë juridike falas në kuadër të institucionit publik, Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) në trajtimin e rasteve civile-pronësore të qytetarëve (persona fizikë).

Zyrtari i angazhuar do të punojë në teren në komuna të ndryshme të Kosovës, përmes Klinikës Mobile të ANJF-së.

Detyrat kryesore:
1. Bënë ndërgjegjësimin publik për gratë, të rinjtë dhe komunitetet e cënueshme, për të ofruar informacionin e duhur mbi të drejtën e pronës së paluajtshme, regjistrimin e titujve të pronës, dhe qasjen në shërbimet e ndërlidhura.

2. Ofron ndihmë juridike falas, aplikuesve të kualifikuar, në lëmin: civile, administrative, penale dhe kundërvajtëse, në fushën e të drejtave të pronësisë së paluajtshme nëpërmjet :

  • këshillave juridike
  • përpilimit te parashtesave dhe shkresave,
  • pranimit të ankesave, kundër vendimeve për refuzimin e ndihmës juridike falas, duke e dorëzuar te njëjtën Komisionit për ankesa.

3. Ofron ndihmë juridike falas të menjëhershme, nëpërmjet telefonit, personave të arrestuar apo të ndaluar në polici, edhe pas orarit te punës (brenda 24 orëve).

4. Angazhon avokatët nga lista e avokatëve të ofruar nga OAK, njëkohësisht përcjell ecurinë e lëndës,

5. Nxjerr vendime lidhur me aprovimin apo refuzimin e ndihmës juridike falas,

6. Bashkëpunon me institucionet relevante lidhur me ofrimin e ndihmës juridike falas

7. Kryen hulumtime dhe analiza lidhur me ofruesit dhe përfituesit e ndihmës juridike falas dhe prezanton rekomandimet nga të gjeturat hulumtuese,

8. Kujdeset për respektimin e të gjitha afateve ligjore në pajtim me legjislacionin në fuqi të Republikës se Kosovës.

9. Mban evidencë, ruan dhe arkivon lëndët e përfituesve të ndihmës juridike falas,

10. Përpilon raporte të rregullta për mbikëqyrësin e drejtpërdrejtë,

11. Kryen detyra tjera në përputhje me mandatin ligjor.

Kriteret e përgjithshme:

Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

Të mos jetë i/e dënuar për kryerjen e ndonjë vepre penale;

Kualifikimet përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Diplomë Universitare - Fakulteti Juridik, minimum 3 vit përvojë pune profesionale
  • Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e legjislacionit dhe hartimin e shkresave
  • Njohuri te ligjeve dhe rregulloreve te aplikueshme në fushën civile-pronësore
  • Shkathtësi ne komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ
  • Shkathtësi hulumtuese analitike vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale
  • Njohuri të gjuhës shqipe, e dëshirueshme edhe njohja e gjuhës serbe
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (word, Excel, Power Point, Access)
  • Përvoja në fushën e rasteve civile-pronësore konsiderohet vlerë e shtuar;

Kohëzgjatja e emërimit:

12 muaj (Tetor 2024-Shtator 2025)

Mënyra e aplikimit:

Ju lutem dërgoni dokumentet e mëposhtme:

  • CV
  • Kopjen e diplomës
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
  • Deri në tre kontakte për referenca nga punët e mëhershme (Emër, Mbiemër, telefon e email adresë)

Afati i aplikimit:

Aplikimet duhet të dëgohen në emailin [email protected] deri me 26 shtator 2024, në ora 16:00. Subjekti i këtij email-it duhet të jetë “Aplikim për zyrtar ligjor”. Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen me email.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen.