KONKURS
ZYRTAR PËR ZHVILLIM BIZNESI – DEGA FUSHE KOSOVE
PËRGJEGJËSITË:
- Të identifikojë klientët potencial për kreditë e bizneseve përmes promovimit të ofertës kreditore;
- Të monitorojë trendet dhe zhvillimet e tregut;
- Të mbledhë, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
- Të ndërtojë dhe analizojë pasqyrat financiare;
- Të ndërtojë portfolion dhe bazën e klientëve;
- Te vlerësojë riskun e kredisë;
- Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e biznesit;
- Të menaxhojë me sukses ciklin e ripagesave mujore të kredive të aprovuara;
- Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë dhe të prezantojë institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit.
KUALIFIKIMET:
- Diplomë universiteti në ekonomi, financa ose administrim biznesi;
- Përvojë pune 2+ vite në Institucione mikrofinanciare/bankare;
- Përvoja e punës në institucionet financiare është përparësi;
- Njohuri mbi ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
- Aftësi të forta analitike dhe organizative;
- Njohuri të gjuhës angleze;
- Posedimi i patentë shoferit.
Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org. Në titull duhet të shkruhet pozita e punës dhe vendi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë. Afati i aplikimit deri me 09.10.2022.
FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit FINCA Impact Finance, një grup prej 19 institucioneve mikrofinanciare dhe bankave që ofron shërbime financiare me përgjegjësi sociale dhe u mundëson individëve dhe komuniteteve me të ardhura të ulëta të investojnë në të ardhmen e tyre.
Me aplikimin e juaj, ju e autorizoni FINCA Kosovë që të mbledh, verifikojë dhe të përpunojëtë dhënat personale për qëllime të punësimit të mundshëm në FINCA Kosovë