Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Të tjera
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
882
Shield Recruitment & HR kërkon një Asistent/e për Konferenca dhe Evente (MICE)
(1 vend pune) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjëse si pikë kontakti në zhvillimin e korrespodencës me klientët të cilët kanë rezervuar konferenca, takime, ngjarje, dasma, fejesa dhe çfarëdo ngjarje të tjera në Hotel;
- Përgjegjëse për respektimin e procedurave në marrjen e rezervimeve për konferenca dhe evente si dhe ate te arkëtimit të të hyrave nga ato organizime duke mos lëne llogari të hapura
- Përgjegjëse për vendosjen e datava të konferencave dhe eventeve në kalendarin javor, mujor dhe vjetor si dhe përgaditjen e “function sheet” për çdo event, së paku 24 orë më parë, me të gjitha të dhënat për eventin, i cili do të organizohet;
- Përgjegjëse për azhurnimin e bazës së të dhënave të klientëve;
- Përgjegjëse për të kontrolluar se salla ku do të mbahet konferenca apo eventi është rregulluar sipas kërkesës së klientit dhe marrëveshjes me shkrim, duke u siguruar në cilësinë e shërbimit;
- Përgjegjëse që një ditë më parë, para se të mbahet eventi, në programin “Opera” të hap PM për eventin e caktuar dhe pas përfundimit të eventit të bëjë postimet e të gjitha shërbimeve dhe të lëshojë faturën e rregulltë për pagesë nga klienti duke respektuar tëre procesin e faturimit;
- Përkujdeset që menjëherë pas përfundimit të konferencës apo eventit të sigurohet se organizatori i takimit ka nënshkruar “Event Conformation”;
- Përkujdeset që në bashkëpunim me Departamentin e Financave të kontaktojë klientët që janë në vonesë në pagesën e shërbimeve hoteliere dhe të kërkojë nga klientët që sa më parë (në bazë të afatit të përcaktuar në faturë apo kontratë) të kryhet pagesa;
- Përkujdeset për të mbajtur kontakte të përhershme me të gjithë klientët dhe mysafirët, për të siguruar nivele të larta të përshtypjes së mirë së tyre si dhe adresimin e ankesave që vijnë nga mysafirët;
- Përgjegjëse për të krijuar një program për dërgimin e ofertave, promocioneve, eventeve speciale etj;
- Përkujdeset për të shpërndarë informacione mbi aktivitetet brenda apo jashtë hotelit për departamente të cilave mund të ju interesojnë të vihen në dijeni;
- Përkujdeset për të krijuar raporte të mira me klientët duke ofruar shërbim të personalizuar për klientet VIP, asiston në mirëseardhjen e klientëve VIP apo grupeve të caktuara;
- Përgjegjës për përkujdesje të sjellshme, miqësore, profesionale dhe xhentile ndaj klientëve;
Kualifikimet;
- Përgatitje profesionale akademike (niveli bachelor) në fushën e marketingut, ekonomisë, biznesit apo ngjajshëm;
- Të ketë së paku 3(tri) vite përvojë pune profesionale;
- Integritet të lartë dhe etikë;
- Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimi;
- Aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike;
- I/E aftë të punoj nën presion dhe fleksibile;
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes angleze;
- Të mos jetë nën hetime
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 29 Mars 2024 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.