business

Ekspert për hartimin e një pakete orientimi/mirëpritjeje për stafin e ri në organizatë

  • star Publikuar: 30-04-2025
  • star Skadon: 11-05-2025
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 168

Termat e Referencës për përzgjedhje të:

Ekspert për hartimin e një pakete orientimi/mirëpritjeje për stafin e ri në organizatë

  1. Informata për Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) është organizatë ombrellë dhe mekanizëm gjithëpërfshirës i organizatave të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, i cili është themeluar me asistencën e Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë. Forumi përfaqëson dhe mbron të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, në mënyrë të unifikuar dhe pa asnjë dallim.

2. Fushëveprimi i detyrës

Në vazhdim të implementimit të projektit “Asgjë për ne pa zërin tonë” në partneritet me zyrën e Save the Children në Kosovë, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar është duke kërkuar Ekspert për hartimin e një pakete orientimi/mirëpritjeje për stafin e ri në organizatë. Eksperti duhet të këtë përvojën e duhur në hartimin e planeve të ngjashme.

3.Kualifikimet dhe Përgjegjësitë:

  • Përgatitje universitare
  • Njohuri rreth funksionimit të brendshëm të organizatave të shoqërisë civile
  • Njohës/e i burimeve njerëzore
  • Përvojë në hartim të dokumenteve të ngjashme
  • Kreativ/e, i/e hapur për konsultime dhe sugjerime.

5. Koha e angazhimit

Konsulenti do të angazhohet për një periudhë dhjetë ditore me anë të një kontrate për shërbim nga FKAK. Në kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.

6. Mënyra e Pagesës:

Pagesa do të bëhet në bazë të kushteve të përcaktuara në kontratën e shërbimit që do të përgatitet nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar e do nënshkruhet nga i/e angazhuari/a. Pagesa do të realizohet përmes transaksionit bankar në valutën Euro. Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të angazhimit.

7. Dokumentet dhe procedura për aplikim:

  • CV-i dhe Letër Motivuese
  • Dy referenca
  • Dokumente të cilat dëshmojnë përvojën në hartim të dokumenteve të ngjashme
  • Propozimi financiar
  • Deklaratë nën betim se të dhënat e dorëzuara janë të vërteta

8. Aplikimi

Aplikacionet dorëzohen në emailin: [email protected] me subjektin Ekspert për hartimin e një pakete orientimi/mirëpritjeje për stafin e ri në organizatë. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit tuaj është data: 11.05.2025 ora 16:00