
Ofertë Pune: Laborant/e i/e Biokimisë dhe Mikrobiologjisë
Vendndodhja: Prishtinë
Afati i Aplikimit: 31.10.2025
AGC Laboratory në Prishtinë shpall konkurs për Laborant të Biokimisë dhe Mikrobiologjisë, për t’iu bashkuar ekipit tonë.
Detyrat Kryesore:
- Marrja e mostrave të gjakut dhe strishove.
- Kryerja e analizave biokimike dhe mikrobiologjike mbi mostra, duke përdorur teknika dhe pajisje standarde laboratorike.
- Përgatitja e reagentëve për përdorim të përditshëm në laborator.
- Mbjellja e terreneve mikrobiologjike dhe përpunim i antibiogramit.
- Regjistrim dhe interpretimi i të dhënave me saktësi dhe në përputhje me standarde.
- Mbajtja e mjedisit laboratorik të pastër, të organizuar dhe të sigurt.
- Sigurimi që të gjitha procedurat të jenë në përputhje me protokollet e brendshme dhe kërkesat rregullatore.
Kualifikimet e Kërkuara:
- Licencë nga Ministria e Shëndetësisë.
- Njohuri të mira në teknikat aseptike dhe procedurat e sigurisë laboratorike.
- Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip multidisiplinar.
- Përvoja paraprake e punës është përparësi.
Për të Aplikuar:
Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në email [email protected], ose paraqituni fizikisht ne ambientet e AGC Laboratory.
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen