Konkurs për Punë
Hyrje
Avero KS LLC është një kompani e re në fushën e distribucionit të produkteve ushqimore dhe detergjentëve nga vendet europiane, e themeluar për të sjellë cilësi, profesionalizëm dhe rrjet të fuqishëm shpërndarjeje në tregun e Kosovës. Ekipi ynë ka përvojë të gjatë në sektorin e shpërndarjes dhe tregtisë, duke u rritur dhe zhvilluar përmes kompanive familjare të njohura në treg, dhe tani po vendosim standarde të reja profesionalizmi dhe eficiencë në tregun kosovar. Për të ndërtuar ekipin tonë të parë të profesionistëve, po hapim konkurse për pozitat kyçe të operacioneve dhe shpërndarjes. Ne kërkojmë individë të motivuar dhe profesionalë që dëshirojnë të bëjnë diferencën në tregun e shitjes dhe shpërndarjes së produkteve me cilësi të lartë.
Pozitat e Hapura
Agjent Shitjeje në Terren – 2 pozita
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Vizita ditore te klientët ekzistues dhe potencialë
- Prezantimi profesional i produkteve
- Marrja dhe sigurimi i porosive
- Zhvillimi i marrëdhënieve të besueshme me klientët
- Realizimi i targeteve të shitjes
Kriteret:
- Përvojë në shitje (preferohet)
- Aftësi të mira komunikimi
- Patentë shoferi – kategoria B
- Disponueshmëri për punë në terren
Depoist / Magacioner – 2 pozita
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Pranimi i mallit në depo
- Organizimi dhe evidentimi i stokut
- Përgatitja e porosive për shpërndarje
- Kontrolli i afateve të produkteve
- Mbajtja e rendit dhe organizimit të depos
Mënyra e aplikimit
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në + letër motivimi në emailin:
Afati i aplikimit: 03.04.2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Apliko shpejtë përmes sistemit!