Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) është institucion i pavarur, i themeluar për të administruar sistemin e kursimeve të obligueshme pensionale në Kosovë, dhe vepron në kuadër të Ligjit Nr. 04/L-101 për fondet pensionale në Kosovë dhe me plotësimet e mëtutjeshme të këtij ligji. FKPK-ja, në përputhje me Ligjin e Punës Nr. 03/L-212 ri-shpall:
KONKURS PUBLIK
për plotësimin e vendit të punës me të dhënat si në vijim:
Titulli i pozitës:
KONTABILIST
Orari:
3-4 ditë në javë
Numri i referencës:
KON072025
Kohëzgjatja e emërimit:
Kontratë 1 vjeçare (me mundësi vazhdimi)
Adresa:
Rr. “Perandori Justinian” Nr. 71, 10000 Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës:
RAPORTET:
Në përputhje me SNRF-të, përgatitë pasqyrat financiare vjetore për Operacionet e FKPK-së dhe për Mjetet Pensionale (në shqip, anglisht dhe serbisht).
Përpilon pasqyrat e detajuara mujore për Pozicionin Financiar, Pasqyrën e të Ardhurave, si dhe Shpenzimet kundrejt Buxhetit për qëllim të brendshëm.
Ndihmon në përpilimin e raporteve periodike të nevojshme për raportim elektronik (FINA) në BQK.
Bën raportimet e nevojshme në Administratën Tatimore brenda afateve të përcaktuara.
KONTABILITETI DHE PAGESAT:
Mirëmban planin kontabël në Librin e Përgjithshëm (LP).
Bën regjistrimet fillestare për vitin kontabël dhe ato përmbyllëse për muajin / vitin.
Përgatit lejimin e brendshëm për pagesat bashkë me regjistrimet kontabël të Operacioneve, me dokumentacionin burimor të mjaftueshëm dhe autorizimet në përputhje me politikat e brendshme.
Regjistron në LP transaksionet e llogarive bankare të Operacioneve dhe siguron harmonizimin me gjendjet përkatëse.
Në baza mujore harmonizon gjendjen e Fondeve Pensionale në sistemin administrativ me atë në LP.
POLITIKAT DHE PROCEDURAT:
Informon mbi ndryshimet në legjislacionin tatimor, SNRF-të dhe rregullat e opinionet tjera me ndikim në politikat financiare dhe kontabël të FKPK-së.
Rekomandon ndryshime në politikat dhe procedurat kontabël dhe ato financiare; siguron veprim në përputhshmëri të plotë me të njëjtat.
Mjetet Pensionale dhe të tjera:
Në mungesë të zyrtarit financiar, kryen punët që ndërlidhen me vlerësimin ditor të Fondeve Pensionale në sistemin administrativ të kursimeve pensionale.
Kryen detyra të tjera që mund t’i caktohen nga Drejtori Menaxhues, Drejtori për Financa, apo Bordi Drejtues, si dhe ato të përcaktuara në procedurat dhe politikat e brendshme të FKPK-së.
Kriteret e konkursit:
Edukimi:
Baçelor në financa, kontabilitet ose ngjashëm (të diplomuarit jashtë Kosovës duhet ta kenë diplomën e nostrifikuar).
Certifikimi:
Së paku “Teknik i kontabilitetit”
Përvoja:
Së paku pesë (5) vjet përvoje pune në kontabilitet / financa.
Afati dhe mënyra e konkurrimit:
Afati për konkurrim është i hapur prej 27 tetor 2025 e deri më 11 nëntor 2025, ora 16:00.
Aplikimi për këtë pozitë bëhet duke dërguar email me temë “KON072025” në adresën: [email protected], dhe duke bashkangjitur dokumentet në vijim (në shqip, anglisht ose serbisht):
Biografinë (CV);
Letrën motivuese;
Referencat apo dokumente të tjera që e dëshmojnë përvojën e kërkuar në lëmin përkatës;
Kopjet e certifikatave profesionale dhe diplomave universitare e post-universitare të deklaruara në CV;
Certifikata e historisë penale.
Shënim: - Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet dhe kriteret e konkursit do të shqyrtohen dhe kontaktohen për më tutje. - Përvoja e punës në kontabilitet / financa të fondeve pensionale si dhe nivelet e certifikimet profesionale të kontabilitetit (ACCA, ShKÇAK, IKAF, IAAB ose ngjashëm) poentohet më shumë.
- Kandidatët mund t’i nënshtrohen testimit për vlerësimin e aftësive të kërkuara.
FKPK-ja është punëdhënës që ofron mundësi të barabarta për të gjithë!
Kosovski penzijski štedni fond (KPŠF) je nezavisna institucija, osnovana da administrira sistemom obaveznih penzijskih štednji na Kosovu, i deluje u okviru Zakona br. 04/L-101 o penzijskim fondovima na Kosovu i sa daljim dopunama ovog zakona. KPŠF, u skladu sa Zakonom o radu br. 03/L-212 raspisuje ponovo:
JAVNI KONKURS
Za popunjavanje radnog mesta sa podacima kao u nastavku:
Naslov pozicije:
RAČUNOVOĐA
Radno vreme:
3-4 dana u nedelji
Broj reference:
KON072025
Trajanje imenovanja:
Ugovor na 1 godinu (sa mogućnošću nastavka)
Adresa:
Ul. "Car Justinijan" br. 71, 10000 Priština
Dužnosti i odgovornosti pozicije:
IZVEŠTAJI:
U skladu sa MSFI, priprema godišnje finansijske izveštaje za operacije KPŠF-a i Penzijska sredstva (na tri službena jezika).
Sastavlja detaljne mesečne izveštaje za finansijsku poziciju, izveštaj o prihodima, kao i troškovima nasuprot budžetu za unutrašnje potrebe.
Pomaže u sastavljanju periodičnih izveštaja potrebnih za elektronsko izveštavanje (FINA) u CBK.
Vrši potrebna izveštavanja Poreskoj administraciji u utvrđenim rokovima.
RAČUNOVODSTVO I PLAĆANJA:
Održava računovodstveni plan u Opštoj knjizi (OK).
Vrši početne unose za računovodstvenu godinu i onih zatvaranja za mesec / godinu.
Priprema unutrašnje dopuštenje za plaćanja zajedno sa računovodstvenim registracijama operacija, sa dovoljnom izvornom dokumentacijom i ovlašćenjima u skladu sa unutrašnjim politikama.
Registruje u OK transakcije bankovnih računa Operacija i obezbeđuje usklađenost sa odgovarajućim stanjima.
Na mesečnim osnovama usklađuje stanje Penzijskih fondova u administrativnom sistemu sa onim u OK.
POLITIKE I PROCEDURE:
Informiše o promenama u poreskom zakonodavstvu, MSFI-a, i drugim pravilima i mišljenjima sa uticajem na finansijske i računovodstvene politike KPŠF-a.
Preporučuje izmene u računovodstvenim i onim finansijskim politikama i procedurama; obezbeđuje radnju u potpunosti u skladu sa istim.
PenziJSKA sredstva i OSTALO:
U odsustvu finansijskog službenika, obavlja poslove koji se vežu za dnevnu procenu Penzijskih fondova u administrativnom sistemu penzijskih štednji.
Obavlja i druge dužnosti koje se mogu odrediti od Upravljačkog direktora, Direktora za finansije ili Upravnog odbora, kao i one utvrđene u unutrašnjim procedurama i politikama KPŠF-a.
Kriterijumi konkursa:
Obrazovanje:
Bačelor finansija, računovodstva ili slično (diplomci izvan Kosova moraju imati diplomu nostrifikovanu).
Sertifikacija:
Najmanje „računovodstveni tehničar“
Iskustvo:
Najmanje pet (5) godina radnog iskustva u računovodstvu / finansijama.
Rok i način konkurisanja:
Rok za konkursanje je otvoren od 27. oktobra 2025. pa do dana 11. novembra 2025., u 16:00 časova.
Apliciranje za ovu poziciju vrši se slanjem e-maila sa temom "KON072025" na adresu: [email protected], i prilažući dokumente u nastavku (na albanskom, engleskom ili srpskom jeziku):
Biografija (CV);
Motivaciono pismo;
Reference ili druga dokumenta koja dokazuju potrebno iskustvo u odgovarajućoj oblasti;
Kopije stručnih sertifikata i univerzitetskih i post-univerzitetskih diploma navedenih u CV;
Uverenje o krivičnoj evidenciji.
Napomena: - Samo kandidati koji ispunjavaju uslove i kriterijume konkursa biće razmotreni i kontaktirani za dalje. - Radno iskustvo u računovodstvu / finansijama penzijskih fondova, kao i profesionalni nivoi računovodstvene sertifikacije (ACCA, ShKÇAK, IKAF, IAAB ili slično) se više poentiraju. - Kandidati se mogu podvrgnuti testiranju za procenjivanje zahtevanih sposobnosti.
KPŠF je poslodavac koji pruža jednake mogućnosti za sve!