business

Praktikant/e

  • star Publikuar: 21-06-2024
  • star Skadon: 30-06-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani ProCredit Bank
Kategoritë Praktikë
Numri i pozitave 7
Vendi i punës Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan
Shikime 2028

Ju informojmë se Banka ProCredit në Kosovë ka hapur thirrje për aplikim në programin e praktikës me pagesë për të gjithë studentët në kuadër të departamentit të Klientëve Privat.

Kush jemi ne?

ProCredit Bank është një bankë e orientuar drejt zhvillimit, duke ofruar shërbime të shkëlqyera për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe për individët privatë që preferojnë të bëjnë bankimin e tyre nëpërmjet kanaleve elektronike. Ne vlerësojmë transparencën në komunikimin tonë me klientët tanë, përpiqemi të minimizojmë gjurmët tona ekologjike dhe të ofrojmë shërbime të cilat bazohen si në kuptimin e situatës së secilit klient, ashtu edhe në analiza të shëndosha financiare.

Çfarë ofrojmë për ju?

  • Ambient profesional të punës.
  • Mundësi për të punuar pranë profesionistëve më të mirë të fushës, duke ofruar mentorim dhe këshilla të vlefshme.
  • Eksperiencë në një mjedis profesional dhe bashkëpunues, brenda një skuadre të motivuar që nxit zhvillimin personal dhe profesional.
  • Mundësi për të punuar në një kompani që njeh dhe vlerëson vlerat e punonjësve.
  • Mundësi për punësimi pas përfundimit të praktikës.

Çfarë po kërkojmë ne?

  • Të jeni të gatshëm të punoni në orar të plotë, 8 orë në ditë.
  • Të keni aftësi të mira në komunikim.
  • Të jeni të motivuar për të mësuar dhe zhvilluar personalisht dhe profesionalisht.
  • Të jeni fleksibil dhe të gatshëm të punoni edhe në terren.

Vendi i Punës, në njërën nga degët tona në: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Gjakovë, Prizren, Ferizaj.

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në adresën tonë: [email protected] apo aplikoni në linkun https://cv-uploader.procredit-group.com/Default.aspx?position=ac6063d75ff0d066364058358e223379 jo më larg se 30 qershor 2024.