business

Menaxhere e Financave

  • star Publikuar: 14-10-2022
  • star Skadon: 28-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Hr Partners
Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2720

HR Partners shpall konkurs për rekrutimin e një Menaxhere të Financave për klientin e tij të specializuar në shitjen e materialeve dhe pajisjeve për industrinë e shtypur, si dhe furnizimin e materialeve reklamuese .

Pozita: Menaxhere e Financave

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Regjistron dhe kontrollon faturat mujore të shpenzimeve (blerjeve) në programin financiar,
  • Bën regjistrimin e blerjeve të jashtme(Dud) në sistemin e financiar
  • Bën përgatitjen e librit te blerjes dhe shitjes
  • Analizon dhe ben barazimin e kartelave financiare me furnitore-kliente të brendshëm-jashtëm
  • Regjistron dhe barazon ekstraktet bankare me sistemin financiar
  • Përgatit raporte statistikore, pasqyra financiare, llogari financiare periodike dhe vjetore
  • Asiston ne përgatitjen e buxheteve dhe dhënien e shpjegimeve të ndryshimeve në raportet financiare të projekteve,
  • Asiston në përgatitjen e pasqyrave financiare sipas politikave/procedurave Kontabël dhe standardeve të kontabilitetit të Kosovës,
  • Të asistojë stafin menaxhues lidhur me procesin e auditimit.
  • Propozon dhe zbaton vendime të tjera të deleguara nga kompania

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në fushën e ekonomisë (financa apo kontabilitet)
  • Preferohet të ketë certifikatë nga SCAAK, IKAF etj.,
  • Të ketë përvojë në fushën e Financave,
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter – njohuri të mira të pakos së MC Office (vecanërisht Excel),
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze,
  • Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mail-it,
  • Aftësi analitike në punë,
  • Të ketë njohuri të legjislacionit Tatimor të Kosovës,
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të kohës,
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të stresit,
  • Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë,
  • Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale.

Të interesuarat mund të dërgojnë CV-në e tyre në email adresën: [email protected]